Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 13

UNIVERSITETI PUBLIK I GJILANIT “KADRI ZEKA”

FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR

Tema hulumtuese: Përdorimi i lojërave në mësimdhënien e gjuhës angleze-shkalla


kurrikulare I
Proff.Ass.Dr: Shqipe Avdiu Kryeziu Studentja: Arta Hoxha
Hulumtimi synon të thellojë rëndësinë e përfshirjes së lojërave në
mësimin e gjuhës angleze, veçanërisht asaj të shkallës së parë
kurrikulare, duke sqaruar ndikimin e tyre pozitiv në angazhimin dhe
motivimin e nxënësve. Për këtë qëllim, do të identifikojmë dhe
shqyrtojmë lojërat më efikase për mësimin e anglishtes dhe do të
ofrojmë udhëzime praktike për zbatimin e tyre në mjediset arsimore.
Në këtë studim, do të hetojmë pengesat që hasin mësimdhënësit kur
integrojnë lojërat në mësimin e gjuhës angleze, duke u fokusuar në
vlerësimin e avantazheve dhe disavantazheve të përdorimit të
lojërave. Po ashtu, do të analizojmë dallimet kryesore midis orëve
mësimore që integrojnë lojërat dhe atyre që nuk i përfshijnë ato në

Abstrakti: mësimdhënien e gjuhës angleze.


Kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të sjellë njohuri të vlefshme për
mësimdhënësit që dëshirojnë të përmirësojnë efikasitetin e
metodologjive të tyre në mësimdhënien e gjuhës angleze. Me këtë
qëllim, kërkimi do të kontribojë në një kuptim më të thellë të
inkorporimit të lojërave në proceset mësimore të gjuhës angleze në
shkollat e shkallës së parë kurrikulare.

Fjalët kyçe: Perfshirja, Shkalla e pare kurrikulare, Ndikimi,


Angazhimi,Motivimi,Lojerat efikase, Pengesat, Avantazhet,
Disavantazhet, Dallimet,Perparimet,Sfidat.
Hyrja
Mësuesit dhe edukatorët e tjerë kanë kërkuar vazhdimisht metoda të freskëta dhe të përmirësuara gjatë gjithë historisë së
arsimit.Shumë studiues si (Chan & Lin, 2000; Jiang, 2008; Kuo, 2008; Robinson, 1960; Zheng, 2008) kanë nënvizuar se lojërat
janë të dobishme për fëmijët që janë të përfshirë në mësimin e anglishtes, pasi lojërat mund të forcojnë motivimin dhe vetëbesimin
e studentëve. Sipas teorisë së Skinner, loja mund të paraqitet si një lloj shpërblimi pas mësimit, që lejon mësuesit të motivohen
nxënësit të përparojnë (Pound, 2005).
Edukatorët herë pas here përjetojnë barrën e respektimit të kurrikulave të përcaktuara dhe kërkojnë qasje novatore dhe aktivitete
angazhuese. Përveç kësaj, nxënësit e gjuhës shpesh ndihen të mbingarkuar nga presioni për të fituar aftësi në një gjuhë të panjohur
të synuar.

Lojërat gjuhësore përfshijnë komponentë të shumtë si rregullat, konkurrenca, relaksimi dhe të mësuarit në veçanti. Rregullat duhet
të jenë të qarta, të pakta dhe të shpjeguara mirë në mënyrë që të mos hasim probleme. Ato janë planifikuar në nivele të ndryshme si
dhe tema që i përshtaten niveleve të ndryshme të nxënësve që i bëjnë ata të kënaqen të gjithë së bashku dhe të fitojnë rezultatet më
të mira. Mund të jetë sfiduese të mbash vëmendjen e individëve për një periudhë të gjatë, veçanërisht kur ata nuk janë të njohur me
fjalët dhe shprehjet e reja në një gjuhë jo amtare. Ndërsa përsëritja është e dobishme për fëmijët, nuk ka të bëjë vetëm me
përsëritjen e komponentëve të veçantë të gjuhës. Angazhimi në lojëra të shkurtra dhe të thjeshta disa herë mund të jetë më
efektiv. Prabhu (2010) paraqet dy justifikime kryesore për përfshirjen e lojërave në mësimin e gjuhës së dytë. Arsyeja fillestare
buron nga ndërveprimi spontan që lojërat mund të nxisin midis nxënësve, duke lehtësuar kështu përdorimin e sistemeve të tyre të
brendshme në zhvillim. Për më tepër, lojërat ofrojnë një atmosferë mbështetëse, e cila rrit më tej përvojën e të mësuarit
(N.Prabhu, 1987).
Definimi I problemit
Definimi i problemit për këtë hulumtim
përqendrohet në nevojën për të kuptuar
rolin dhe vlerën e përdorimit të lojërave në
mësimin e gjuhës angleze në shkallën e parë.
Sfidat që përballen mësimdhënësit në
implementimin e tyre dhe përparësitë dhe
mangësitë e kësaj praktike gjithashtu do të
adresohen.
Dallimet midis orëve mësimore me dhe pa
përdorimin e lojërave do të shqyrtohen për
të zbuluar impaktin dhe përfitimet e tyre në
procesin mësimor.
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të
thellohet në rëndësinë e përfshirjes së lojërave
në mësimin e gjuhës angleze, veçanërisht në
shkallën e parë kurrikulare. Hulumtimi synon
Qellimi I studimit
të sqarojë gradualisht ndikimin e tyre pozitiv
në angazhimin dhe motivimin e nxënësve.

Ky studim është strukturuar me qëllime


specifike të paracaktuara për të kuptuar më
mirë rolin dhe përfitimet e përdorimit të
lojërave në procesin mësimor të gjuhës
angleze në këtë grup moshë.
Metodologjia e hulumtimit
• Metodologjia e cila është përdorur për këtë hulumtim është metoda
e hulumtimit cilësor.
• Ky hulumtim për mbledhjen e te dhënave u realizua me ndihmën e
aplikacionit Google Forms, i titulluar: “ Përdorimi i Lojërave ne
Mësimdhënien e Gjuhës Angleze Shkalla Kurikulare I ”. Ajo është
ekzekutuar përmes dërgimit online te linkut ndërmjet
mësimdhënësve te shkollave të ndryshme , i orientuar në mënyrë te
qëllimshme.
• Pas marrjes se pergjigjeve nga intervistimi i mesimdhenesve se
gjuhes angleze eshte mundesuar marrja e mendimeve, shpjegimeve
te tyre mbi efikasitetin dhe ndikimit te implementimit te lojerave ne
mesimdhenie.

This Photo by Unknown author is licensed under CC BY-SA.


Hipoteza
Se sa i shohin mësimdhënësit
lojërat si një mjet efikas për
Tendecat e pritura nga ky Përfshirjen e lojërave në
përfshirjen e nxënësve në
punim janë: planë programet mësimore
mësim dhe për të promovuar
një mësim interaktiv.

Rezultatet pozitive ose Dallimet në mes orëve


negative të përfituara nga mësimore që përdoren këto
inkorporomi i tyre. lojëra e ato që nuk përdoren.
Shqyrtimi I literatures
•Mësimi i një gjuhë të huaj është një detyrë e vështirë që ndonjëherë mund të jetë edhe
frustruese. Në mënyrë konstante vazhdimisht kërkohet përpjekje për të kuptuar,
prodhuar dhe manipuluar metoda, teknika që lehtësojn mësimin e gjuhës e angleze.
Andaj përzgjedhja e lojërave i jep nxënësve një përvoj të paçmueshme, dhuron nje
pushim dhe në të njëjtën kohë i lejojnë nxënësit të praktikojnë aftësitë gjuhësore.
• Lojërat janë shumë motivuese pasi që zbavisin dhe në të njëjtën kohë sfidojnë
nxënësit. Gjithashtu ato inkurajojnë dhe rrisin bashkëpunimin. (Ersoz, June, 2000).
Përdorimi i lojërave për të përmirësuar mësimin dhe mësimdhënien u ofron
edukatorëve lehtësisht
•Lojërat janë aktivitete të caktuara që përdoren si akullthyes të fuqishëm në klasë dhe
si fuqi motivuese për nxënësit në realizimin e aktiviteteve të klasës dhe rishikimin e
materialit të vështirë. Kamra, (2010) arriti në përfundimin se përdorimi i lojërave është
një mënyrë efikase për t’a mësuar anglishten në klasë. Në këtë mënyrë ne mund të
marrim rezultatet më të mira në klasë.
•Ajo zgjon motivimin e studentëve. Lojërat përgatisin nxënësit e rinj për jetën dhe ata
fitojnë qëndrime pozitive sociale. Lojërat mësojnë ndarjen, ndihmën e njëri-tjetrit dhe
duke punuar si ekip. Një fëmijë mëson duke bërë gjëra, duke jetuar, duke u përpjekur
dhe duke imituar. Pra, ky lloj mësimi tek fëmijë është i qëndrueshëm pra konstant.

This Photo by Unknown author is licensed under CC BY-SA-NC.


Përdorimi i lojërave për të mësuar nxënësit e vegjël mund
të shtojë motivimin, vetëbesimin dhe përvetësimin e
njohurive, për shkak të elementeve sfiduese qe mund te
Lojërat plotësojnë
paraqiten gjatë nxënies se një gjuhe të huaj si fjalori, mësimdhënien
tradicionale
gramatika, shqiptimi, fonologjia qe nxënësit zakonisht
përballen mund të themi se është më e lehtë të kapet Lojërat Ka një
vëmendja e tyre përmes lojës sesa me mësimin ekspozojnë shumëllojshmëri te
Lojërave për t'u
tradicional. aftësitë e përshtatur për
nxënësve mësimi
Loja mund të përceptohet si një aktivitet të cilët fëmijët e
performojnë atë vetëm për hir të kënaqësisë së cilës ia
kushtojnë shumicën e kohës.
Edhe pse sot anglishtja përdoret për shumë gjëra. Duke ia
filluar qe nga arsimi, biznesi, politika, deri tek Lojërat janë Lojërat bëjnë të
mësuarit të relaksuar
mjete
teknologjia. Rëndësia e mësimit të gjuhës angleze në pedagogjike
dhe argëtues dhe
ndërtojnë
kohët e sotme nuk mund të nënvlerësohet ose të më fleksibile vetëbesimin nxënësit
injorohet.
Lojërat presin
përfitime
Si mjete pedagogjike lojërat mund të jenë shumë të afatgjata
dobishme në gjallërimin e temave mësimore të cilat janë
shumë efektive në përballjen e zgjidhjeve e ngecjeve të
paraqitura ne klasë.
Pyetjet
Hulumtuese
1. Pse është e nevojshme dhe e rëndësishme përdorimi i
lojërave për shkallën e parë kurrikulare në
mësimdhënien e gjuhës angleze?

2. Cilat janë disa nga lojërat më të dobishme për t’u


përdorur në orën e gjuhës angleze?

3. Cilat janë sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit


në mësimdhënien e gjuhës angleze?

4. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të


lojërave në mësimdhënien e gjuhës angleze?

5. Çfarë e dallon orën mësimore të gjuhës angleze në të


cilën përdoren lojërat, me atë në të cilën nuk përdoren
lojërat?
• Populacioni kanë marrë pjesë
mësimdhënësit e shkallës së parë kurrikulare
të gjuhës angleze.
Populacioni
• Për mostrën e këtij studimi kanë marrë pjesë
dhe mostra 13 mësimdhënës, të cilët i përkasin kryesisht
shkollave të qytetit të Ferizajit dhe
Prishtinës, ndërsa një i takon komunës së
Shtërpcës.

This Photo by Unknown author is licensed under CC BY-SA-NC.


Analiza dhe interpretimi I
rezulateteve
• Ky hulumtim jep njohuri interesante në lidhjen e sfidave kryesore që shfaqen gjatë
lojërave. Mësuesit përmenden se një ndër sfidat më të mëdha është menaxhimi i
kohës dhe klasës, e cila ndikon në efikasitetin e mësimdhënies dhe rezulton jo çdo
herë në realizimin e suksesshëm të objektivave mësimore. Po ashtu, mësuesit
theksojnë nevojën e fondeve dhe mjeteve të duhura për të siguruar një mjedis
mësimor tërheqës dhe efektiv.
• Tendencën tjetër mbi përparësitë nga përdorimi i lojërave në orën mësimore është
se ato përfshijnë motivimin e nxënësve, duke ndihmuar në inkurajimin për të
mësuar më shumë një gjuhë të huaj, duke e bërë njëkohësisht procesin mësimor
më argëtues dhe angazhues. Lojërat gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e
aftësive gjuhësore në mënyrë të natyrshme dhe rritin zhvillimin e aftësive
bashkëpunuese dhe komunikuese ndërmjet nxënësve. Megjithatë, ato kanë edhe
mangësi si koha, përgatitja, menaxhimi i disiplinës dhe vlerësimi i performancës së
nxënësve.
• Dallimi i orëve mësimore ku implementohen lojërat është se ato janë më të
përqendruara në motivim dhe angazhim të tërë nxënësve në procesin mësimor dhe
krijojnë një mjedis të ngrohtë, interaktiv dhe krijues për nxënësit, duke inkurajuar
bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet tyre. Ndërsa orët pa lojëra që vijojnë
më shumë tek mësimi tradicional mund të shkaktojnë monotoninë dhe mungesën e
vëmendjes së nxënësve në mësim.
• Disa nga lojërat më të përmendura dhe të përdorura janë:
• 1. Hangman
• 2. Scrabble
• 3. Taboo
Perfundimi
• Në përfundim, nga analiza e të dhënave të marra nga intervistimi i
mesimdhenësve tregon një përqasje të qartë në favor të përdorimit të
lojërave në orën e mësimit të gjuhës angleze për shkak të përparësive
të shumta që ofrojnë. Mesimdhenësit e shprehin se lojërat motivojnë
nxënësit, ndihmojnë në përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe
komunikuese, dhe inkurajojnë bashkëpunimin. Megjithatë, ato
gjithashtu shprehin sfidat e përdorimit të tyre, duke përfshirë
menaxhimin e kohës, disiplinën dhe vlerësimin.
• Në përgjithësi, përdorimi i lojërave në mësim shfaqet si një mjet
efektiv për të nxitur angazhimin, motivimin dhe bashkëpunimin e
nxënësve, megjithatë duhet të merret parasyshë fakti që ajo kërkon
menaxhim të kujdesshëm të disa sfidave që lidhen me organizimin dhe
vlerësimin e nxënësve.
•Kjo analizë do të ofrojë një kuptim më të thellë për impaktin e përdorimit
të lojërave në mësim dhe përvojën e nxënësve në klasë.

• Gjithashtu studimi sjellë informacione të vlefshme dhe udhëzime


praktike, që mund të ndihmojë mesimdhenësit të gjuhës angleze të
përmirësojnë praktikat e tyre mësimore dhe të sigurojnë një përvojë
mësimore më të suksesshme dhe më të përfshirë për nxënësit e tyre.

This Photo by Unknown author is licensed under CC BY-SA.

You might also like