Leksioni 1

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Tema:Etika dhe sfidat e shoqerise

digitale
 Disa nga pikat kryesore të kërkimit tim do të jenë si më poshtë:
 Fokusohet në ruajtjen e energjisë si një nga sfidat kryesore me të cilat përballet IoT dhe
WSN.
- Analizoni konsumin e energjisë në sensorët WSN.

- Zhvilloni një zgjidhje të përshtatshme për një radio IoT.

- Sintetizoni specifikimet e radio komunikimeve.

- Përpunoni dizajnin e një radioje IoT të optimizuar për funksionim me fuqi të ulët dhe

efikasitet të energjisë.

- Modeloni blloqet e ndryshme të ndërtimit të një radioje me fuqi të ulët.

- Eksploroni perspektivat e përgjithshme të sistemit dhe shkëmbimin më të gjerë në


kontekstin e IoT.

- Identifikon faktorët që ndikojnë në konsumin e energjisë në rrjete të tilla


Kompetencat për kulturë
demokratike
 Kompetencat për kulturë demokratike (KKD) të Këshillit të
Evropës, ofrojnë një përmbledhje të thjeshtuar të aftësive
që duhet të përvetësojë qytetari nëse dëshiron të marrë
pjesë në mënyrë efikase në një kulturë demokratike. Këto
aftësi nuk përftohen në mënyrë automatike, por fitohen
përmes nxënies dhe ushtrimit. Kështu, edukimi luan një rol
kyç. Njëzet kompetencat për kulturë demokratike, të cilat
shpesh quhen “flutura” KKD, mbulojnë këto katër fusha
kryesore: vlerat, qëndrimet, aftësitë dhe njohuritë dhe të
kuptuarit kritik.
Të qenit online
 Aksesi dhe përfshirja ka të bëjë me aksesin në mjedisin digjital dhe
përfshin një sërë aftësish, që lidhen jo vetëm me kapërcimin e formave
të ndryshme të përjashtimit digjital, por edhe me aftësitë që u duhen
qytetarëve të ardhshëm për të marrë pjesë në hapësirat digjitale, që janë
të hapura ndaj çfarëdolloj pakice dhe diversiteti opinionesh të
ndryshme. Nxënia dhe kreativiteti u referohen vullnetit dhe qëndrimit
të qytetarëve ndaj nxënies në mjediset digjitale gjatë gjithë jetës, për të
shprehur e për të zhvilluar forma të ndryshme kreativiteti nëpërmjet
mjeteve të ndryshme dhe konteksteve të ndryshme. Këtu përfshihet
zhvillimi i aftësive vetjake dhe profesionale në përgatitjen e qytetarëve
me besim te vetja për sfidat e shoqërive me teknologji të pasura dhe
novatore. Njohuritë për medien dhe informimin kanë të bëjnë me
aftësinë për të interpretuar, për të kuptuar dhe për të shprehur
kreativitetin përmes medieve digjitale si mendimtarë të të menduarit
kritik. Njohja dhe të kuptuarit e medies dhe informimit duhet të
zhvillohet përmes edukimit dhe shkëmbimeve të vazhdueshme me
mjedisin që na rrethon. Është e domosdoshme që të shkohet përtej
“aftësisë” për të përdorur një media apo një tjetër ose përtej, thjesht,
“informimit” për diçka. Një qytetar digjital duhet të ketë qëndrimet e
Mirëqenia online
Etika dhe empatia kanë të bëjnë me sjelljet etike online
dhe me ndërveprimet me të tjerët, bazuar në aftësi të
tilla që kuptojnë dhe vlerësojnë ndjenjat dhe
këndvështrimet e personave të tjerë. Empatia përbën
një kërkesë të domosdoshme për ndërveprime pozitive
online, si dhe për të kuptuar mundësitë që ofron bota
digjitale.
Shëndeti dhe mirëqenia kanë të bëjnë me faktin që
qytetarët digjitalë jetojnë si në hapësirën virtuale, ashtu
edhe atë reale e, për këtë arsye, nuk mjaftojnë vetëm
aftësitë bazë të botës digjitale.
Të drejtat online
Pjesëmarrja aktive
Të drejtat dhe përgjegjësitë
Privatësia dhe siguria
Ndërgjegjësimi i konsumatorëve
Ka të bëjë me faktin që World Wide Web, me përmasat e
saj të gjera, si mediet sociale dhe hapësira të tjera sociale
virtuale, përbën një mjedis, ku shpesh fakti i të qenit
qytetar digjital do të thotë, në të njëjtën kohë, edhe
konsumator. T
Tri parime per sfidat ne shoqerine digitale

Njohja e të drejtave dhe përgjegjësive përbën kyçin


e angazhimit aktiv të qytetarit digjital. Këto njohuri,
të cilat formësojnë dhe formësohen nga vlerat dhe
qëndrimet, zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë
ose të tërthortë në shtëpi, shkollë dhe çdo mjedis
online ose offline, ku ne mësojmë, jetojmë dhe
ndërveprojmë. Si efikasiteti i ngritjes së
kapaciteteve ashtu edhe rezultatet e këtij procesi,
maten me vështirësi sipas këtij parimi, po të
mbajmë parasysh ndryshimet e mëdha të
konteksteve ku ato aplikohen .
Tri parime per sfidat ne
shoqerine digitale
Burimet e besueshme të informacionit janë të
domosdoshme për një pjesëmarrje aktive dhe pozitive në
jetën e komunitetit. Mungesa e burimeve të besueshme të
informacionit mund ta kalojë qytetarinë digjitale në
ekstremizëm, të dekurajojë pjesëmarrjen, madje edhe të
mos lejojë sektorë të caktuar të popullatës të ushtrojnë të
drejtat e tyre të qytetarisë digjitale. Ndonëse shkollat dhe
familjet luajnë një rol të rëndësishëm në nxitjen e dallimit
midis të menduarit kritik dhe praktikave edukative,
platformat digjitale dhe ofruesit e telefonisë celulare kanë,
gjithashtu, një rol të rëndësishëm për sigurimin e
besueshmërisë së burimeve të informacionit.
Tri parime per sfidat ne shoqerine digitale

 Aftësitëpër pjesëmarrje varen nga një gamë e


madhe aftësish njohëse dhe praktike, zhvillimi i të
cilave ndodh që në fëmijërinë e hershme në shtëpi
e më pas vazhdon në shtëpi e në shkollë. Përmes
këtyre njohurive, njeriu di kur të flasë, si të flasë,
të shprehë empati dhe të kuptojë plotësisht nga ana
kulturore, të ketë një mendim kritik dhe aftësi për
t’u shprehur, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
Faleminderit per vemendjen tuaj!
Pyetje??
Sugjerime??

You might also like