JAVA 1 - 5 Sistemi Gjyqesor I Republikes Se Kosoves

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 47

Gjyqësori i Republikës së Kosovës

- gjykatat
SHTYLLAT E PUSHTETIT SHTETEROR
Legjislativ

Ekzekutiv

Gjyqesor
Rendi juridik

Kushtetuta

Ligji

Aktet nenligjore
(rregullore, udhezim
administrative etj)
KUSHTETUTA E KOSOVȄS: Neni 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]

1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes
tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.

3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues
legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në
pajtim me këtë Kushtetutë.

4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet
kontrollit parlamentar.

5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.

6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të
Kushtetutës.

7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të integritetit territorial, rendit dhe
qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin kushtetues të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.
KUSHTETUTA E KOSOVȄS: Kapitulli VII Sistemi i Drejtësisë

Neni 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]

1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovë ushtrohet nga gjykatat.

2. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik e i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.

3. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit.

4. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit të tyre duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm.

5. Garantohet e drejta për ankesë ndaj një vendimi gjyqësor, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe. E drejta e
përdorimit të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, rregullohet me ligj. Me ligj mund të lejohet e drejta për të referuar
një rast në mënyrë të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme, dhe për të tilla raste nuk ka të drejtë ankese.
Neni 103 [Organizimi dhe Jurisdiksioni i Gjykatave]

1. Organizimi, funksionimi dhe jurisdiksioni i Gjykatës Supreme dhe i gjykatave të tjera, rregullohen me ligj.

2. Gjykata Supreme e Kosovës është autoriteti më i lartë gjyqësor.

3. Të paktën pesëmbëdhjetë përqind (15%) e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por jo më pak se tre (3) gjyqtarë, do
të jenë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

4. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës e emëron dhe shkarkon Presidenti i Kosovës, nga radhët e gjyqtarëve te
Gjykatës Supreme, për mandat shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të
Kosovës për emërimin ose shkarkimin e saj/tij.

5. Kryetarët e të gjitha gjykatave të tjera emërohen në mënyrën e përcaktuar me ligj.

6. Të paktën pesëmbëdhjetë përqind (15%) e gjyqtarëve nga cilado gjykatë tjetër, e themeluar me jurisdiksionin e
apelit, por jo më pak se dy (2) gjyqtarë do të jenë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

7. Gjykata të specializuara mund të themelohen me ligj kur kjo të jetë e nevojshme, por në asnjë mënyrë nuk mund
të themelohen gjykata të jashtëzakonshme.
KOMENT:

Përsa i përket organizimit të gjykatave, Kushtetuta përmend në mënyrë eksplicite vetëm Gjykatën Supreme dhe
Gjykatën Kushtetuese, si dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke lënë hapsirë që
organizimi i gjykatave të përcaktohet me ligj të veçantë.

Kushtetuta i referohet poashtu Prokurorisë Shtetërore si institucion të pavarur me mandat dhe përgjegjësi për të
përndjekur penalisht personat e akuzuar për kryerjen e veprave kriminale dhe akteve tjera të specifikuara me ligj.
LIGJ PËR GJYKATAT (2018)

PARIMET E PËRGJITHSHME TË SISTEMIT GJYQËSOR

Neni 3 Ushtrimi i Pushtetit Gjyqësor


1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga gjykatat e themeluara me këtë ligj.
2. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik, i paanshëm dhe siguron qasje të
barabartë në gjykata.

Neni 4 Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatave


3. Gjykatat e themeluara me këtë ligj gjykojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi
në Republikën e Kosovës.
4. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm, të pandikuar në
çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike
LIGJ PËR GJYKATAT (2018)KAPITULLI III STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE KOMPETENCAT E GJYKATAVE

Neni 8 Struktura organizative


1. Sistemi i gjykatave i Republikës së Kosovës përbëhet nga: Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.
2. Degët themelohen brenda territorit të një Gjykate Themelore. Themelimi i degëve të reja,apo i departamenteve të cilat
nuk janë përcaktuar në këtë ligj, apo bashkimi i degëve, bëhet vetëm me ligj.

Neni 9 Gjykatat Themelore 1. Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë në territorin e Republikës së Kosovës.
2. Shtatë (7) Gjykata Themelore janë si në vijim:
2.1. Gjykata Themelore e Prishtinës me seli në Prishtinë vepron për territorin e Komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës,
Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogovcit dhe të Graçanicës;
2.2. Gjykata Themelore e Gjilanit me seli në Gjilan vepron për territorin e Komunës së Gjilanit, Kamenices, Novobërdës,
Ranillugut, Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit;
2.3. Gjykata Themelore e Prizrenit me seli në Prizren vepron për territorin e Komunës së Prizrenit, Dragashit, Suharekës
dhe Mamushës;
2.4.Gjykata Themelore në Gjakovë me seli në Gjakovë vepron për territorin e Komunës së Gjakovës, Malishevës, dhe
Rahovecit;
2.5. Gjykata Themelore e Pejës me seli në Pejë vepron për territorin e Komunës së Pejës, Deçanit, Junikut, Istogut dhe
Klinës;
2.6. Gjykata Themelore e Ferizajit me seli në Ferizaj vepron për territorin e Komunës së Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes,
Shtërpcës dhe Hanit të Elezit;
2.7. Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë vepron për territorin e Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe
Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajit dhe Vushtrrisë.
LIGJ PËR GJYKATAT (2018)

Neni 10 Degët e Gjykatave Themelore


1. Përveç selisë kryesore, secila Gjykatë Themelore ka degët e veta sipas këtij ligji ose të themeluara me këtë ligj.
2. Gjykata Themelore e Prishtinës ka këto degë:
2.1. dega në Podujevë për komunën e Podujevës;
2.2. dega në Graçanicë për komunën e Graçanicës; 2.3. dega në Lipjan për komunën e Lipjanit;
2.4. dega në Gllogovc për komunën e Gllogovcit.
2.5. dega në Fushë Kosovë për komunën e Fushë Kosovës dhe komunën e Obiliqit;
3. Gjykata Themelore e Gjilanit ka këto degë: 3.1. dega në Kamenicë, për komunën e Kamenicës dhe komunën e Ranillugut;
3.2. dega në Viti, për komunën e Vitisë dhe komunën e Kllokotit;
3.3. dega Novobërdës për komunën e Novobërdës.
4. Gjykata Themelore e Prizrenit ka këto degë:
4.1. dega në Dragash për komunën e Dragashit;
4.2. dega në Suharekës për komunën e Suharekës.
LIGJ PËR GJYKATAT (2018)

5. Gjykata Themelore e Mitrovicës ka këto degë:


5.1. dega në Leposaviq për komunën e Leposaviq;
5.2. dega në Vushtrri për komunën e Vushtrrisë;
5.3. dega në Zubin Potok për komunën e Zubin Potok-ut;
5.4. dega në Skenderaj për komunën e Skenderajt.

6. Gjykata Themelore e Gjakovës ka këto degë:


6.1. dega në Malishevë për komunën e Malishevës;
6.2. dega në Rahovec për komunën e Rahovecit.

7. Gjykata Themelore e Pejës ka këto degë:


7.1. dega në Istog për komunën e Istogut;
7.2. dega në Klinë për komunën e Klinës;
7.3. dega në Deçan për komunën e Deçanit
7.4. dega në Junik për Komunën e Junikut.

8. Gjykata Themelore e Ferizajit ka këto degë:


8.1. dega në Kaçanik, për komunën Kaçanikut;
8.2. dega në Han të Elezit, për komunën e Hanit të Elezit;
8.3. dega në Shtërpcë për komunën e Shtërpcës;
8.4. dega në Shtime për Komunën e Shtimes;
LIGJI NR. 08/L-015 PËR GJYKATËN KOMERCIALE (10 shkurt 2022)

Neni 2 Fushëveprimi
Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë personave juridikë dhe fizikë, vendorë dhe të huaj përfshirë shoqëritë tregtare të
përcaktuara në Ligjin për Shoqëritë Tregtare në Republikën e Kosovës të cilët kanë konteste tregtare ndërmjet tyre.

Neni 4 Juridiksioni
1.Të gjitha kontestet tregtare dhe konfliktet administrative janë në kompetencë të Gjykatës Komerciale, siç
përcaktohet me këtë ligj.
2.Gjykata Komerciale ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
3.Selia e Gjykatës Komerciale është në Prishtinë.

Neni 10 Struktura organizative


1. Gjykata Komerciale gjykon çështjet brenda kompetencës së saj nës dhomat e shkallës së parë dhe në dhomat e
shkallës së dytë. Vendimet e shkallës së parë janë të barasvlershme me vendimet e Gjykatës Themelore, kurse
vendimet e dhomës së dytë janë të barasvlershme me vendimet e Gjykatës së Apelit.
Organizimi i sistemit gjyqësor

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Supreme

Gjykata e Apelit
Gjykata Komerciale

Gjykata Gjykata Gjykata Gjykatat Gjykatat Gjykatat


Themelore Themelore Themelore Gjykatat Themelore Themelore Themelore Themelore
PRISHTINE MITROVICE PRIZREN PEJE GJILAN GJAKOVE FERIZAJ
Neni 12 Jurisdikcioni i Gjykatës Themelore sipas Lëndës

1. Gjykatat Themelore janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë të gjitha çështjet, përpos nëse me ligj
parashihet ndryshe.

2. Gjykatat themelore janë kompetente për të dhënë ndihmë juridike ndërkombëtare dhe për të vendosur për
pranimin e vendimeve të gjykatave të huaja.

3. Çështjet ekonomike janë kompetencë ekskluzive të Gjykatës Themelore të Prishtinës (para hyrjes në fuqi të Ligjit
për Gjykatën Komerciale).

4. Çështjet administrative janë kompetencë ekskluzive e Gjykatës Themelore të Prishtinës.


Neni 13 Organizimi i Brendshëm i Gjykatës Themelore

1. Departamentet në vijim veprojnë brenda gjykatave themelore, me qëllim të ndarjes së çështjeve sipas natyrës së tyre:

1.1. Në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, vepron Departamenti Special për Lëndët në Kompetencë të
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me kompetencë për tërë territorin e Republikës së Kosovës.
1.2. Departamenti për Çështjet Ekonomike, që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me juridiksion për gjithë
territorin e Republikës së Kosovës ;
1.3. Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën
Themelore në Prishtinë, me juridiksion për gjithë territorin e Republikës së Kosovës
1.4. Departamenti për Krimet e Rënda, që vepron në selinë e secilës Gjykatë Themelore;
1.5. Departamenti i Përgjithshëm, që vepron në selinë e secilës gjykatë themelore, si dhe në secilën degë të
Gjykatës Themelore.
1.6. Departamenti për të Mitur, që vepron në kuadër të secilës gjykatë themelore.
2. Secila gjykatë themelore, e ka kryetarin e Gjykatës, i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe punën e Gjykatës
Themelore. Secila degë e Gjykatës Themelore, ka Gjyqtar Mbikëqyrës, që i përgjigjet kryetarit të Gjykatës Themelore përkatëse
për punën e degës.
3. Caktimi i lëndëve në departamente përkatëse, brenda gjykatës, bëhet në pajtim me Rregulloren e Këshillit, sipas
kompetencës së departamenteve.
4. Themelimi i departamenteve të reja dhe ndryshimi i kompetencës lëndore të departamenteve ekzistuese bëhet me ligj.
5. Në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore të Prishtinës, funksionon Divizioni për Kontestet
në lidhje me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë territorin e Kosovës.
Neni 14 Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Kryetarit dhe nënkryetarit të Gjykatës

1. Kryetari i Gjykatës Themelore dhe i Gjykatës së Apelit, është përgjegjës për administrimin ditor të gjykatës, në përputhje me
rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Këshilli. Kryetari i Gjykatës organizon dhe bashkërendon funksionimin e gjykatës;
mbikëqyrë veprimtaritë financiare të gjykatës; dhe ndërmerr veprime të cekura me rregullat, procedurat apo urdhëresat e
nxjerra nga Këshilli

Neni 15 Gjyqtari mbikëqyrës

2. Gjyqtari mbikëqyrës emërohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në konsultim me kryetarin e gjykatës përkatëse.
2. Gjyqtari mbikëqyrës drejton dhe mbikëqyrë veprimtarinë, organizimin dhe aktivitetet e administratës gjyqësore të degës
Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore të Prishtinës

1. Departamenti për Çështje Ekonomike i Gjykatës Themelore të Prishtinës është kompetent për çështjet në vijim:

1.1. kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja lidhur me çështjet e tyre të ndërsjella afariste,
përfshirë edhe kontestet gjyqësore që burojnë nga Ligji për Shoqëritë Tregtare.
1.2. riorganizim, falimentim dhe shuarjen e shoqërive tregtare, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe;
……..
2. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar
profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.
3. Në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore të Prishtinës funksionon Divizioni për
kontestet lidhur me investitorët e huaj, me juridiksion për tërë territorin e Kosovës.

Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës

2. Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjykon dhe vendos në konfliktet
administrative sipas padive kundër akteve administrative përfundimtare dhe për çështjet e tjera të përcaktuara me
ligj.
3. Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar
profesionist, përpos nëse me ligj parashihet ndryshe.
4. Në kuadër të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës, funksionon Divizioni
Fiskal, në lidhje me paditë e ushtruara kundër akteve përfundimtare administrative, në çështjet që kanë të bëjnë me
çështjet doganore dhe tatimore, tatimi mbi pronën e paluajtshme dhe çdo tatim ose kontribut tjetër të aplikuar në
Departamenti Special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

1. Departamenti Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka kompetencë të shqyrtojë lëndët të cilat bien
në kompetencë të PSRK-së, në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe
plotësuar me ligjet pasuese.

2. Të gjitha çështjet në Departamentin Special për lëndët në kompetencë të PSRK-së gjykohen nga trupi gjykues prej tre
(3) gjyqtarëve profesionistë, nga të cilët njëri duhet të jetë kryesues i trupit gjykues.

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore

2. Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore i gjykon veprat penale të dënueshme mbi dhjetë (10) vite, si
dhe veprat penale që konsiderohen krime të rënda sipas Kodit Penal apo Kodit të Procedurës Penale.

3. Të gjitha çështjet në Departamentin për Krime të Renda të Gjykatës Themelore gjykohen nga trupi gjykues prej tre (3)
gjyqtarëve profesionist, nga të cilët njëri duhet të jetë kryesues i trupit gjykues.

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore

4. Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore gjykon në shkallë të parë të gjitha çështjet, përveç nëse kjo është
në kompetencë e një Departamenti tjetër të Gjykatës Themelore.

5. Të gjitha lëndët e paraqitura pranë Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore do të gjykohen nga një (1)
Gjykata Komerciale
Neni 4 Juridiksioni

1.Të gjitha kontestet tregtare dhe konfliktet administrative janë në kompetencë të Gjykatës Komerciale, siç përcaktohet
me këtë ligj.

2.Gjykata Komerciale ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

3.Selia e Gjykatës Komerciale është në Prishtinë.

Neni 10 Struktura organizative

1. Gjykata Komerciale gjykon çështjet brenda kompetencës së saj në dhomat e shkallës së parë dhe në dhomat e shkallës
së dytë. Vendimet e shkallës së parë janë të barasvlershme me vendimet e Gjykatës Themelore, kurse vendimet e
dhomës së dytë janë të barasvlershme me vendimet e Gjykatës së Apelit.

2. Dhomat e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale përbëhen nga katër (4) departamente të ndara, përfshirë
Departamentin për Çështje Ekonomike, Departamentin Fiskal, Departamentin për Çështje Administrative dhe
Departamentin e Përgjithshëm.

3. Në kuadër të Departamentit për çështje Ekonomike, funksionon Divizioni për kontestet lidhur me investitorët e huaj,
me juridiksion për tërë territorin e Kosovës.
[…]
6. Gjykata Komerciale ka një administrator […].
Gjykata Komerciale

Neni 11 Dhomat e Shkallës së Parë

1. Dhomat e Shkallës së Parë shqyrtojnë dhe gjykojnë rastet nga gjyqtari individual.

2. Dhomat e Shkallës së Parë janë kompetente për të gjykuar në shkallë të parë të gjitha çështjet në juridiksionin e
Gjykatës Komerciale.

Neni 12 Dhomat e Shkallës së Dytë

3. Dhomat e Shkallës së Dytë shqyrtojnë dhe gjykojnë rastet në kolegje të përbëra prej tre (3) gjyqtarëve, në përputhje
me legjislacionin në fuqi
Neni 13 Kompetencat e Gjykatës Komerciale

1. Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar, dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e Shkallës
së Parë dhe Dhomat e Shkallës së Dytë:

1.1. kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, si dhe kontestet ndërmjet personave juridikë
publikë dhe privat, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare dhe çështje tjera mes tyre;

1.2. të gjitha mjetet juridike, siç përcaktohet me ligjin e aplikueshëm për procedurën përmbarimore, për çështje
brenda kompetencës të kësaj gjykate;

1.3. njohjen dhe lejimin e zbatimit të vendimeve të arbitrazhit vendor dhe ndërkombëtar;

1.4. kontestet gjyqësore që rrjedhin nga Ligji në fuqi për Shoqëritë Tregtare;

1.5. riorganizimi, falimentimi dhe shuarja e shoqërive tregtare;

1.6. kontestet në lidhje me pengimin e posedimit në mes të shoqërive tregtare;

1.7. kontestet në mes shoqërive tregtare lidhur me të drejtat sendore, siç është e paraparë me Ligjin për
Pronësinë
dhe të Drejtat Tjera Sendore dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare;
Neni 13 Kompetencat e Gjykatës Komerciale

1.8. kontestet që lidhen me shkeljen e konkurrencës, keqpërdorimit ose monopolit dhe pozitës dominuese në
treg, si dhe marrëveshjet monopole duke përfshirë vlerësimin e paligjshmërisë;

1.9. mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë industriale, përfshirë market tregtare, patentat, dizajnët
industriale, sekretet tregtare dhe format e tjera të pronësisë industriale, siç parashihet nga legjislacioni
përkatës;

1.10. kontestet ndërmjet kompanive të aviacionit që i nënshtrohen Ligjit për Aviacionin , duke përjashtuar
kontestet në lidhje me të drejtat e pasagjerëve;

1.11. kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve përfundimtare të
Administratës Tatimore, Autoriteteve Doganore, Ministrisë së Financave dhe çdo organi tjetër public
përgjegjës për vendosjen e tatimeve ose detyrimeve të tjera shtetërore;

1.12. kontestet administrative të iniciuara nga shoqëritë tregtare kundër vendimeve përfundimtare në procedure
administrative; 1.13. çështje të tjera siç mund të parashikohen me ligj
Neni 14 Mjetet e Jashtëzakonshme Juridike

1. Lidhur me kërkesat për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve përfundimtare të Gjykatës
Komerciale të Republikës së Kosovës zbatohen ligjet procedurale në fuqi.

Neni 15 Emërimi i gjyqtarëve dhe kryetarit të gjykatës komerciale

2. Kandidatët për emërim si gjyqtar sipas nenit 104 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet të
plotësojnë kushtet minimale si në vijim:

1.1.të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

1.2.të ketë diplomë të vlefshme të fakultetit juridik që njihet nga ligjet e Kosovës;

1.3.të ketë të kryer provimin e jurisprudencës të njohur sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë;

1.4. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;

1.5. të mos jenë dënuar për vepër penale, të definuar sipas ligjeve në fuqi;

1.6. të ketë kaluar provimin për gjyqtar në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara me
2. Përveç kualifikimeve minimale të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, kërkohen
kualifikimet vijuese:

2.1.për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Parë, kandidati duhet të


jetë
i emëruar gjyqtar, ose së paku t’i ketë tri (3) vite përvojë relevante në fushën juridike;

2.2.për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Dytë, kandidati duhet të


ketë së paku pesë (5) vite përvojë si gjyqtar;

2.3. për të ushtruar funksionin e Kryetarit të Gjykatës Komerciale, kandidati duhet të ketë

paku 5 (pesë) vite përvojë pune si gjyqtar i shkallës së dytë.

3. Shtesë ndaj kritereve të lartcekura për Kryetarin e Gjykatës Komerciale, KGJK-ja do të


konsiderojë, shkathtësitë menaxheriale dhe vlerësimin e performancës së kandidatit për Kryetar
të Gjykatës Komerciale.
Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit vepron si gjykatë e shkallës së dytë, me juridiksion
territorial në gjithë Republikën e Kosovës. Selia e Gjykatës së Apelit është
në Prishtinë.

Kompetencat e Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit është kompetente të shqyrtojë:


1.1. të gjitha ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave
Themelore;
1.2. të vendos për konfliktin e juridiksionit ndërmjet Gjykatave Themelore;
1.3. çështjet tjera të parapara me ligj.

Shqyrtimi i lëndëve në Gjykatën e Apelit Gjykata e Apelit shqyrton dhe


gjykon lëndët në kolegj prej tre (3) gjyqtarëve profesionist, përveç nëse me
ligj parashihet ndryshe.
Gjykata e Apelit

Organizimi i Brendshëm i Gjykatës së Apelit

1.Gjykata e Apelit organizohet në departamentet si në vijim:

1.1. Departamenti i Përgjithshëm;

1.2. Departamenti për Krime të Rënda;

1.3. Departamenti special për lëndët në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së


Kosovës

1.4. Departamenti për Çështje Ekonomike;

1.5. departamenti për Çështje Administrative;

1.6. Departamenti për të Mitur.


Në kuadër të Departamenti të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit funksionojnë këto
divizione :

Divizioni për çështje civile;


Divizioni për çështje penale;
Divizioni për kundërvajtje

Në nëntor të vitit 2017, ka nisur se funksionari Divizioni i Gjykatës së Apelit në


Mitrovicë. Këtë divizion e përbejnë pesë gjyqtarë serb dhe dy shqiptarë, të cilët
ndihmohen nga një staf prej 11 zyrtarësh.
Gjykata Supreme

1. Gjykata Supreme e Kosovës është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka juridiksion në gjithë territorin e Republikës
së Kosovës.

2. Gjykata Supreme përfshin Kolegjin e Apelit të Agjencionit Kosovar të Pronës si dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme
për Çështje që lidhen me Agjencionin Kosovar, gjyqtarët e së cilës janë pjesë e Gjykatës Supreme.

3. Përbërja e Gjykatës Supreme pasqyron përbërjen etnike të popullatës së Kosovës. Së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të
Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, por asnjëherë më pak se tre (3) gjyqtarë vijnë nga radhët e komunitetit që nuk është
shumicë në Kosovë.

4. Selia e Gjykatës Supreme është në Prishtinë.

5. Gjykata Supreme ka Kryetarin siç parashihet në nenin 103 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

6. Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës e emëron dhe shkarkon Presidenti i Kosovës, nga radhët e gjyqtarëve te Gjykatës
Supreme, për mandat shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit, pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin
ose shkarkimin e saj/tij.

7. Gjykata Supreme shqyrton dhe gjykon lëndët në kolegj me nga tre (3) gjyqtarë profesionist, me përjashtim kur me ligj
parashihet një numër më i madh i gjyqtarëve.
Gjykata Supreme

1. Kryetari i Gjykatës Supreme ka këto përgjegjësi:

7.1. është përgjegjës për menaxhimin dhe punët e Gjykatës Supreme;

7.2. sipas nevojës, cakton gjyqtarët për të siguruar gjykimin efikas të lëndëve;

7.3. sigurohet që secila lëndë e paraqitur në Gjykatën Supreme caktohet tek një kolegj adekuat i gjyqtarëve dhe cakton gjyqtarin
kryesues të atij kolegji;

7.4. Kryetari po ashtu mund të kryej edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Neni 26 Kompetencat e Gjykatës Supreme

1.Gjykata Supreme është kompetente të vendosë lidhur me:

1.1. Kërkesën për mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave të Republikës së
Kosovës, siç është paraparë me ligj;
1.2. Revizionin kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështjet kontestimore, siç është paraparë me ligj;
1.3. Gjykata Supreme vendos në shkallë të tretë për ankesat e lejuara me ligj;
1.4. Përcakton qëndrimet parimore, nxjerr mendime juridike dhe udhëzues për zbatimin unik të ligjeve nga gjykatat në
territorin e Kosovës;
1.5. Lëndët e Agjencisë Kosovare të Pronave, siç parashihet me ligj;
1.6. Në Dhomën e Posaçme, lëndët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ose të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, siç
parashihet me ligj;
1.7. Çështje të tjera të parapara me ligj.

Neni 27 Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme

1.Gjykata Supreme mund të thërrasë një Seancë të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të saj për nxjerrjen e qëndrimeve
parimore, mendimeve juridike dhe udhëzuesveqë promovojnë zbatimin unik të ligjeve.

2. Gjykata Supreme përcakton me rregulloret e nevojshme punimet e Seancave të përgjithshme të gjykatës.

Neni 28 Rregulloret për Organizimin e Brendshëm të Gjykatave

Këshilli Gjyqësor i Kosovës miraton rregullore për organizimin e brendshëm të gjykatave, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë
Neni 29 Administratori i Gjykatës

1. Administratori i gjykatës zgjidhet dhe shkarkohet në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civiltë Kosovës, në një proces të
hapur dhe konkurrues, pas shpalljes publike të pozitës.

2. Administratori i përgjigjet kryetarit të gjykatës. Përgjegjësitë dhe detyrat e administratorit të gjykatës përcaktohen me
rregullore të Këshillit.

3. Administratori i gjykatës menaxhon dhe mbikëqyrë funksionet administrative të gjykatës në mënyrë autonome, në
bashkëpunim me kryetarin e gjykatës dhe në koordinim me sekretariatin e Këshillit. Administratori i gjykatës mbikëqyrë:
KUALIFIKIMET, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E GJYQTARËVE

Neni 30 Kushtet për emërimin e gjyqtarëve

1. Kandidatët për t’u emëruar gjyqtar, siç parashihet në nenin 104 dhe nenin 108 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
duhet plotësuar kushtet e përgjithshme si në vijim:

1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;


1.2. të ketë diplomën e Fakultetit Juridik të vlefshëm në Kosovë.
1.3. të ketë të kryer provimin e Jurisprudencës të pranuar sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë.
1.4. të ketë reputacion të lartë profesional dhe integritet personal;
1.5. të mos jenë dënuar për vepër penale me përjashtim të veprave penale të kryera nga pakujdesia
1.6. të ketë së paku tre (3) vite përvojë në fushën juridike, dhe
1.7. të ketë kaluar provimin për gjyqtar, në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me rregullore të veçantë të
miratuar nga Këshilli.

2. Për qëllime të këtij neni përvoja në fushën juridike përfshin përvojën, duke mos u kufizuar, në çështjet juridike në institucionet
dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare.
Neni 31 Trajnimi fillestar
1. Pas emërimit nga Presidenti i Kosovës, gjyqtarët, do t’i nënshtrohen trajnimit fillestar, i cili do të
organizohet nga Akademia e Drejtësisë. Trajnimi fillestar do të zgjasë dymbëdhjetë (12) muaj, në
pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.
2. Gjatë trajnimit fillestar, gjyqtarëve mund t’u caktohen raste nën mbikëqyrjen e mentorit.
3. Gjyqtarët e emëruar do të vlerësohen pas rezultateve të trajnimit fillestar, në përputhje me dispozitat
relevante të këtij ligji. Periudha e trajnimit fillestar do të vazhdohet për ata gjyqtarë që dështojnë të
përfundojnë në mënyrë adekuate trajnimin fillestar, siç është përcaktuar nga Akademia e Drejtësisë.

Neni 32 Kushtet e veçanta për gjyqtarë


4. Përveç kualifikimeve minimale, të gjithë kandidatët për emërim për gjyqtarë, me qëllim të emërimit
apo avancimit në gjykata, duhet të kenë kualifikimet si në vijim:
1.1. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda apo për të
Mitur
në Gjykatën Themelore, kandidati duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë si gjyqtar në lëmin
penal;
1.2. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin e Çështjeve Administrative ose
Departamentin e Çështjeve Ekonomike të Gjykatës Themelore, gjyqtari duhet të ketë së paku
gjashtë (6) vite përvojë në fushën juridike, duke përfshirë edhe përvojën në çështjet
administrative
dhe ekonomike;
1.3. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, gjyqtari duhet të ketë së paku
pesë
(5) vite përvojë si gjyqtar;
1.4. për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Supreme, gjyqtari duhet të ketë së paku
Neni 33 Gjyqtarët porotë

1. Gjyqtarët porotë do të shërbejnë vetëm kur kërkohet me ligj. Kushtet dhe procedurat
për rekrutimin e gjyqtareve porotë rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga Këshilli
Gjyqësor i Kosovës.

2. Për t’u emëruar gjyqtar porotë duhet të përmbushen kualifikimet si në vijim:


2.1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës;
2.2. të këtë moshën më se paku
njëzetepesë (25) vjeç;
2.3. të kenë përfunduar me sukses trajnimin e kërkuar sipas rregullores së KGJK-së;
2.4. të mos jenë dënuar për vepër penale me përjashtim të veprave penale të
kryera
nga pakujdesia;
2.5. të kenë reputacion të lartë moral në shoqëri dhe integritet personal.

3. Gjyqtarët porotë do të shpërblehen për shërbimet e tyre sipas planit të kompensimit i cili
përcaktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Neni 34 Përfundimi i mandatit

1.Mandati i gjyqtarit përfundon me:

1.1. dorëheqje;
1.2. shkarkim;
1.3. vdekje;
1.4. pensionim;
1.5. kur nuk riemërohet me mandat të përhershëm.
Organizimi i sistemit gjyqësor

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Supreme

Gjykata e Apelit
Gjykata Komerciale

Gjykata Gjykata Gjykata Gjykatat Gjykatat Gjykatat


Themelore Themelore Themelore Gjykatat Themelore Themelore Themelore Themelore
PRISHTINE MITROVICE PRIZREN PEJE GJILAN GJAKOVE FERIZAJ
Gjykata Dhoma e Posaçme
e Gjykatë s
Supreme Supreme

14 gjyqtarë 15 gjyqtarë

4 gra 10 burra 5 gra 10 burra

Gjykata e
Apelit

46 gjyqtarë

12 gra 34 burra
Gjykata Themelore -
Prishtinë

46 gra
108 gjyqtarë
62 burra

Gjykata themelore
Dega në Podujevë Dega në Lipjan Dega në Drenas Dega në Graçanicë
në Prishtinë

86 gjyqtarë 8 gjyqtarë 6 gjyqtarë 5 gjyqtarë 3 gjyqtarë

41 gra 2 gra 1 gra 0 gra 2 gra

45 burra 6 burra 5 burra 5 burra 1 burrë


Gjykata
Gjykata Themelore -
Themelore - Gjykata Gjilan
Prizren Themelore -
Gjakovë
11 gra 12 gra
39 gjyqtarë 37 gjyqtarë
28 burra 7 gra 25 burra
27 gjyqtarë
20 burra

Gjykata Gjykata
Dega në Dega në Dega në
themelore në Gjykata themelore në Dega në Viti Dega në Artanë
Suharekë Dragash Degna në Dega në
Prizren themelore në Kamenicë
Rahovec Malishevë Gjilan
Gjakovë

30 gjyqtarë 7 gjyqtarë 2 gjyqtarë


15 gjyqtarë 5 gjyqtarë 7 gjyqtarë 24 gjyqtarë 6 gjyqtarë 5 gjyqtarë 2 gjyqtarë

10 gra 0 gra 1 grua


7 gra 0 gra 0 gra
8 gra 1 grua 2 gra 1 grua

20 burra 7 burra 1 burrë


8 burra 5 burra 7 burra
16 burra 5 burra 3 burra 1 burrë
Gjykata Themelore
- Pejë Gjykata Themelore - Ferizaj

8 gra
36 gjyqtarë 10 gra
28 burra 31 gjyqtarë
21 burra

Gjykata themelore
Dega në Istog Dega në Klinë Dega në Deçan Gjykata themelore në
në Pejë Ferizaj
Dega në Shtë rpcë Dega në Kaçanik

21 gjyqtarë 4 gjyqtarë 7 gjyqtarë 4 gjyqtarë 22 gjyqtarë 5 gjyqtarë 4 gjyqtarë

6 gra 0 gra 1 grua 1 grua 7 gra 2 gra 1 grua

15 burra 4 burra 6 burra 3 burra 15 burra 3 burra 3 burra


Gjykata Themelore -
Mitrovicë

19 gra
51 gjyqtarë
32 burra

Gjykata themelore në
Dega në Skenderaj Dega në Vushtrri Dega në Albanik Dega në Zubin Potok
Mitrovicë

36 gjyqtarë 5 gjyqtarë 6 gjyqtarë 2 gjyqtarë 2 gjyqtarë

16 gra 0 gra 1 gra 1 grua 1 grua

20 burra 5 burra 5 burra 1 burrë 1 burrë


Këshilli Gjyqësor i Kosovës – KGJK
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=1833
KUSHTETUTA
Neni 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]
1. Këshilli Gjyqësor i Kosovës siguron pavarësinë dhe paanësinë e sistemit gjyqësor.
2. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është institucion plotësisht i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. Këshilli
Gjyqësor i Kosovës siguron që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, profesionale e të paanshme, dhe të
pasqyrojnë plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës e të ndjekin parimet e barazisë
gjinore. Këshilli do t’u japë përparësi për emërim si gjyqtarë, anëtarëve të komuniteteve të nën
përfaqësuara në mënyrën e përcaktuar me ligj.
3. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve për emërim dhe
riemërim për pozita gjyqësore. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është po ashtu përgjegjës për transferimin dhe
për procedurën disiplinore kundër gjyqtarëve.
4. Propozimet për emërimin e gjyqtarëve duhet të bëhen në bazë të procesit të hapur për emërime, në bazë
të meritave të kandidatëve, dhe ky propozim pasqyron parimin e barazisë gjinore dhe përbërjen etnike të
jurisdiksionit territorial të gjykatës përkatëse. Të gjithë kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret e
përcaktuara me ligj.
5. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është përgjegjës për inspektimin gjyqësor, administrimin gjyqësor, përpilimin e
rregullave për gjykatat në pajtim me ligjin, punësimin dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave,
hartimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit për gjyqësorin, përcaktimin e numrit të gjyqtarëve në secilin
jurisdiksion dhe bën rekomandime për themelimin e gjykatave të reja. Themelimi i gjykatave të reja bëhet
me ligj.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës përbëhet nga trembëdhjetë (13) anëtarë, me kualifikime dhe
ekspertizë profesionale. Anëtarët emërohen për një mandat pesëvjeçar dhe zgjedhën në këtë
mënyrë:

(1) Pesë (5) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit;
(2) Katër (4) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara gjatë
ndarjes së përgjithshme të vendeve. Të paktën dy (2) nga katër (4) anëtarët duhet të jenë
gjyqtarë, dhe një (1) do të jetë anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës;
(3) Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të
garantuara për përfaqësuesit e komunitetit Serb në Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre
të dyve, duhet të jetë gjyqtar;
(4) Dy (2) anëtarë i zgjedhin deputetët e Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e rezervuara ose të
garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, dhe të paktën njëri prej këtyre të
dyve, duhet të jetë gjyqtar;
(5) Papajtueshmëria e të qenit anëtar i Këshillit Gjyqësor rregullohet me ligj.
Neni 16 Komisionet e Këshillit

1.Këshilli ka komisionet e veta të përhershme si në vijim:

1.1. Komisioni për Çështje Normative;

1.2. Komisioni për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve;

1.3. Komisioni për Administrimin e Gjykatave;

1.4. Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel;

1.5. Komisioni për trajnime.

2. Këshilli mund të themelojë komisione tjera sipas nevojës.


Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nga radhët e anëtarëve të vet, zgjedh kryesuesin dhe zëvëndëskryesuesin me
mandat trevjeçar.

Zgjedhja në këto funksione nuk e zgjat mandatin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës së paku një herë në
vit lidhur me Sistemin Gjyqësor.
LIGJI Nr. 06/L-055 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS

Neni 7 Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit

1. Këshilli ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:


1.1. vendos për organizimin, menaxhimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të gjykatave sipas ligjit;
1.2. i propozon Presidentit emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve, si dhe siguron se të gjithë
kandidatët e propozuar i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj, sipas procedurave përkatëse ligjore;
1.3. i propozon Presidentit emërimin dhe shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, siguron se
kandidati i propozuar i plotëson kriteret e përcaktuara me ligj dhe janë zhvilluar procedurat përkatëse;
1.4. vendos për përzgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e Kryetarit Gjykatës së Apelit, të kryetarëve të Gjykatave
Themelore dhe gjyqtarëve mbikëqyrës;
1.5. siguron zbatim dhe mbikëqyrë kriteret për pranim në gjyqësor, të cilat duhet të bëhen në pajtim me parimet e
meritës, mundësive të barabarta, barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë
të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve;
1.6. vendos për shpalljen e konkurseve për kandidatët për pozita në gjyqësor;
1.7. vendos për organizimin e provimit për kandidatët për gjyqtarë sipas rregullores së miratuar nga Këshilli;
1.8. vendos dhe mbikëqyrë zbatimin e kriterëve për përbërjen etnike të juridiksionit territorial të gjykatës
përkatëse dhe për plotësimin e vendeve të lira të punës, të garantuara për anëtarë të komuniteteve që nuk janë
shumicë në Kosovë;
1.9. vendos për numrin e gjyqtarëve në secilin juridiksion; 1.10. rekomandon themelimin e gjykatave të reja dhe
degëve të gjykatave, në pajtim me Ligjin për Gjykatat;
1.11. bën inspektimin gjyqësor;
1.12. administron gjyqësorin;
1.13. harton dhe mbikëqyrë buxhetin për gjyqësorin;
1.14. vendos për avancimin, transferimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve;
1.15.vendos kriteret për vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve;
1.16. vendos për ngarkesën me lëndë të gjykatave;
1.17 siguron funksionimin efikas të gjykatave.
1.18. vendos dhe mbikëqyrë kriteret për përcaktimin e politikave, standardeve dhe udhëzimeve lidhur me
trajnimin e gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe personelit tjetër gjyqësorë dhe mbikëqyrjen e zbatimit të
trajnimit profesional të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë;
1.19. miraton Kodin e Etikës Profesionale për anëtarët e Këshillit, gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë si dhe
Kodin e Etikës për stafin administrativ gjyqësor, shkelja e të cilit është bazë për sanksione, përfshirë shkarkimin
nga funksioni;
1.20. vendos për miratimin e skemës unike të taksave gjyqësore të zbatueshme në mbarë territorin e
Republikës së Kosovës;
1.21. siguron menaxhimin e sistemit qendror të evidencës penale sipas rregullores së miratuar nga Këshilli;
1.22. miraton raportin vjetor mbi veprimtaritë e gjykatave dhe shpenzimet e buxhetit për gjyqësorin;
1.23. bashkëpunon me këshillat gjyqësore të shteteve të tjera dhe organizatat përkatëse vendore dhe
ndërkombëtare, me kusht që të mos ndikojë në pavarësinë e punës së tij;
1.24. miraton aktet nënligjore në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij, në pajtim me
legjislacionin në fuqi;
1.25. kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

You might also like