Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 24

Projekt Gjuhe:

Gjymtyrët
kryesore
Punoi:Grupi I Dytë
Pranoi:Albana Janko
Nëntemat e trajtuara:
1.Kryefjala dhe me se shprehet ajo (Rajda Mali)
2.Kallëzuesi emëror (Mateo Gjoka)
3.Kallëzuesi i thjeshtë foljor (Elena Dervishaj)
4.Kallëzuesi i përbërë foljor (Erjada Beqa)
5.Varësia e kryefjalës me kallëzuesin dhe përshtatja e tyre me njëra-tjetrën
(Fiona Kukli)
6.Kryefjala dhe kallëzuesi homogjen (Gerald Kurti)
7.Rastet e fjalive pa kryefjalë (Taulla Hasanaj)
8.Rastet e fjalive pa kallëzues (Aurel Hysaliu)
9.Raste të veçanta të kryefjalës dhe kallëzuesit.(Melsian Spahillari)
10.Sintagmat emërore si kryefjalë dhe sintagmat foljore si kallëzues(Klea
Hoxha)
11.Kallëzuesori I kryefjalës
“Gjuha është pasqyra
më e qartë e një kombi
dhe e kulturës së tij!”
-Eqrem Cabej
Gjymtyrët kryesore

Kryefjala Kallëzuesi

Foljor Emëror

i thjeshtë i përbërë
 Kryefjala
 -Kryefjala:
Gjymtyrë kryesore e fjalisë.
● Gjendet me pyetjet: cili?, cila?, cilët? dhe kush?(tregon një a më shumë frymore apo
sende).
● Kryefjala zakonisht qëndron para foljes.
● -Me se shprehet kryefjala?
•Kryefjala shprehet me:
a) emër në rasën emërore, të shquar e të pashquar, në numrin njëjës e shumës:
Dritani u lag nga shiu. (kush?)
b) përemër (dëftor, të pacaktuar, lidhor, vetor të çdo vete a numri):
Ajo më kërkoi një trëndafil të kuq.
● c)numëror: Të
dy filluam të ecnim duke çaluar në korridor.
d) grup emëror:
Yt vëlla të la vetëm.
Kallëzuesi emëror
FUNKSIONET:
● Ndihmon në tregimin e marrëdhënieve dhe funksioneve të emrave në një
fjali.
● Na ndihmon të identifikojmë personin ose objektin për të cilin po flitet,
tregojnë lidhjen e tyre me diçka tjetër, ose përshkruajnë veprimet që
ndodhin ndaj tyre.
● Përcaktojnë pozicionin dhe rolin e një emri në një fjali
Kallëzuesi emëror shprehet me:
jam + emër
jam + mbiemër
jam + peremër
jam + numëror
jam + ndajfolje
jam + rrethanor
● Gjymtyra emërore e kallëzuesit emëror:
● a) me emër ( në rasën emërore, gjinore, emër me ose pa parafjalë):
SHEMBULL:(1) Gjergj Fishta është shkrimtar.
(2) Këto mollë janë të Korçës.
● b) me mbiemër:
SHEMBULL: (1) Besimi ishte i dashuruar.
(2) Ajo ishte e tronditur.
● c) me përemër:
SHEMBULL: (1) Kush je ti, more djalë?
(2) Ja, kjo ishte gjithçka.
● ç) me numëror:
SHEMBULL: (1)Ora është shtatë.
● d) me paskajore:
SHEMBULL: (1) Ajo vilë ishte për të pushuar gjatë verës.
(2) Këto syze janë për të parë afër.
● dh) me ndajfolje:
SHEMBULL: (1)Kohët e fundit ai ishte më mirë.
● e) me togfjalësh:
SHEMBULL: (1) Kjo ishte një lloj parandjenje ndarjeje.
(2) Rruga ishte tërë baltë.
● Këpuja mund të marrë edhe foljet modale duhet dhe mund, si dhe folje
aspektore:
SHEMBULL:(1) Ti duhet të jesh e fortë.
(2) Studentët mund të ishin me prindërit.
(3) Rreziku i gripit të shpendëve do të vazhdojë të jetë i pranishëm
Kallëzuesi I thjeshtë
FUNKSIONETfoljor
:
1-Tregon veprimin: (Ai shkruan një letër.)
2-Përcakton procesin:(Lulja rritet çdo ditë.)
3-Formon kohën dhe mënyrën.(Unë do të shkoj nesër.)
"Do të shkoj" përcakton një veprim të ardhshëm.
4-Përcjell informacion:Përcjell informacion për personin dhe subjektin.
Kallëzuesi i thjeshtë mund të shprehet :
-me një nga mënyrat e foljes
SHEMBULL:Më i zakonshmi, përdoret i shoqëruar shpesh me pjesëza të ndryshme.
(1)-Në këmbët e kodrave shtrihen fshatra të vogla.
(2)Të dy shqiptuan pak a shumë të njëjtat fjalë.
Në fund të fjalisë dëftore e pyetëse-thirrmore :
-Po ja që zemra e një vajze nuk u fituaka me zor.
-O burra të ikim, se na qenkan gdhirë trima sot!
-me folje në mënyrën lidhore
SHEMBULL:Zakonisht në fjalitë e përbëra, por edhe në fjali të thjeshta:
(1) Të nesërmen u ngrit shpejt që të mos vonohej.
(2) Të kenë ardhur, vallë?
-me folje në mënyrën habitore
SHEMBULL:përdoret kryesisht në fjali dëftore e pyetëse–thirrmore:
(3) Po ja që zemra e një vajze nuk u pushtuaka me zor e me forcë.
(4) Ç’më qenkej shëmtuar aq shumë me ato rroba!
-me folje në mënyrën kushtore :
(5) Sikur të mos kishin ndërhyrë të tjerët, do të kishte shkuar keq puna.
(6) Po të këndonte ai, të gjithë do ta dëgjonin gojëhapur.
-me folje në mënyrën dëshirore:
(7) Ju këndoftë zemra, se na kënaqët.
(8) Mallkimi më i rëndë rëntë mbi të gjithë përçarësit.
-me folje në mënyrën urdhërore:
(9) Ik dhe ti bashkë me ta.
(10)Ju mos shkoni nga ajo rrugë se nuk ia dilni dot.
-i formuar me kam+ paskajore dhe jam + përcjellore.
● kam+ paskajore ka vlerën e së ardhmes dhe të së ardhmes së të shkuarës
● jam + përcjellore ka vlerën e së tashmes dhe së pakryerës që shënon një
veprim të zgjatur
SHEMBULL:
kam+ paskajore:Ai kishte për të ardhur, po nuk erdhi.
jam + përcjellore: Ne jemi duke e ngritur edhe më lart qytetërimin.
-meforma të ndërlikuara, që tregojnë kohëzgjatje, përforcim të veprimit ose
nuanca të tjera:
SHEMBULL:
(1)Mendimet e gjeneralit vërtiteshin e vërtiteshin në të njëjtën pikë.
(2)Nuk desh që nuk desh ta linte vetëm.
-me togfjalësha frazeologjikë me vlerë foljore:
SHEMBULL:
(1)Nuk po marr vesh ç’bëhet.(= nuk po kuptoj)
(2)Mullisi dha shpirt aty në mulli.(=vdiq)
-me forma të pashtjelluara foljore:
SHEMBULL:
(1)Me të lindur dielli, karvani u nis për rrugë.
(2)Babai u nis pa dalë dielli.
Kallëzuesi i përbërë
● foljor
Kallëzuesi i përbërë foljor: formohet nga dy fjalë emërtuese nga të cilat e para tregon mënyrë
veprimi (fillim, vazhdim, mbarim, përforcim, rritje progres) ose modalitet (domosdoshmëri,
supozim, mundësi etj.), kurse e dyta shpreh një veprim.
● Klasifikimi nga morfologjia e pjesës së dytë:
 kallëzues i përbërë që e ka pjesën e dytë një folje në lidhore;
 kallëzues i përbërë që e ka pjesën e dytë një formë të pashtjelluar foljore;
 kallëzues i përbërë që e ka pjesën e dytë një emër foljor asnjanës;
 kallëzues i përbërë me dy folje në mënyrën dëftore.
 kallëzuesi i përbërë me pjesë të dytë një folje në mënyrën lidhore.
● Pjesë të parë një folje gjysmëndihmëse që mund të shprehë:
1.Fillimin e veprimit, të tilla si:filloj,zë,nis,marr. Ti ke ndryshuar që kur zure të shoqërohesh me atë,

2. Vazhdimin e veprimit, të tilla si : vazhdoj, vijoj. Shefi i madh vazhdonte të heshte i pikëlluar.

3.Veprim të sforcuar:Plaku bëri të ngrihej, po s’u ngrit dot.


4.Mundësi: “Po përpiqesha të zbuloja se kush mund të kishte qenë.”
5.Domosdoshmëri. “Këtë urdhër duhej të zbatonte.” “Kjo duhej të kishte ndodhur dy muaj më
parë.”
-pjesëza mohuese para foljes ,mohon domosdoshmërinë e realizimit të veprimit
“Kali i drunjtë s’mund të ishte një tunel.” “Ti nuk duhet të flasësh.”
• Folje gjysmëndihmëse + pjesa e dytë
 Duhet + pjesore. “Ti duhesh kritikuar.”
 Do + pjesore. “Nderi do shpërblyer me nder.”
 Vij + përcjellore. “Tronditja e saj vjen duke u rritur.”
 Folje gjysmëndihmëse + emër foljor “Tokat po mbaronin së ndari.” “A do të mbarojë së
foluri ndonjëherë?”
• Kallëzuesi i përbërë me dy folje në dëftore.
Ky lloj kallëzuesi paraqitet me strukturën : filloj, zë, nis + lidhëzën e (dhe, edhe)+ folje në
dëftore.Shpreh një veprim të zgjatur, të kufizuar në fillimin e tij.
(1)Fillon e harrohet pas një gjëje, mendja nis e i bredh poshtë e lart.
(2)Djemtë e fshatit zunë e pakësoheshin gjithnjë e më shumë.
(3)Shërbëtori zuri po i tregonte shkakun e udhëtimit.
Kryefjala dhe kallëzuesi
● homogjen
Gjymtyrët homogjene janë gjymtyrë:
 që përmbushin të njejtat funksione të kryefjalës, kundrinorit etj
 janë në të njejtat raporte me të njejtën gjymtyrë
 janë në raporte kuptimore bashkërënditjeje mes tyre
 bashkohen me lidhëza bashkrënditëse dhe pa lidhëza
● Gjymtyrët homogjene lidhen me lidhëza si:
1.shtuese p.sh: as, e, dhe, edhe, si, si dhe, si...si.
Fjalia: Beni iku dhe erdhi sa hap e mbyll sytë.
2.veçuese p.sh: a, apo, o, ose, ja, ja...ja.
Fjalia: Gjithë ditën lexonte ose shkruante
3.kundërshtuese p.sh: po, por, kurse, mirëpo, ndërsa, megjithatë.
Fjalia: Nuk vrapoi por eci ngadalë.
4. përmbyllëse p.sh: andaj, pra, prandaj.
Fjalia:Produkti ynë nuk u shit pra nuk patëm fitim.
Varësia e kryefjalës me
kallëzuesin
Përshtatja e kallëzuesit me kryefjalën

Gjymtyra emërore
• përshtatet me kryefjalën në numër, Kallëzuesi foljor
gjini dhe rasë; 1-kallëzuesi foljor dhe këpuja përshtaten me
• gjymtyra emërore e shprehur me kryefjalën në numër dhe vetë;
mbiemër, përshtatet në gjini; 2-kryefjala në shumës, kallëzuesi në v. I, II;
• kryefjala me përemër vetor 3-kryefjala si emër përmbledhës, kallëzuesi në
njëjës;
4-kryefjala me emër në nr. shumës, kallëzuesi
në nr. Shumës;
5-kryefjalë të bashkërenditura,kallëzuesi në nr.
shumës.
Ja disa shembuj të mospërshtatjes së kallëzuesit me kryefjalën:
● - Stafi mjekësor u kujdesën me shumë përkushtim për të. (duhet - u kujdes)

● - Personeli i drejtorisë u shprehën të gatshëm për të na ndihmuar. (duhet - u shpreh i


gatshëm)

● - Kjo ishte dita ku e gjithë bota folën në të njëjtën gjuhë. (duhet - foli)

● POR... kemi edhe përjashtime!

● Këtu bën përjashtim rasti, kur kryefjala është e shprehur me njërën nga fjalët e tipit:
“shumica”, “një pjesë”, “gjysma” etj., të ndjekura zakonisht nga një emër në gjinore
shumës. Në këtë rast, gramatikisht, folja-kallëzues përdoret në shumës. P. sh.:

● - Shumica e të rinjve qëndronin në këmbë, pas meje. (dhe jo qëndronte)

● - Gjysma e të studentëve nuk kishin ardhur në sallë. (dhe jo kishte ardhur)

● - Një pjesë e punonjësve lanë punën dhe dolën në dritare. (dhe jo “la” dhe “doli”)
Rastet e fjalive pa kryefjalë
 Fjalitë e paplota janë fjali që nuk kanë një strukturë të plotë sintaksore
dhe semantike por mund të jenë të kuptueshme në kontekstin e dhënë.
● Fjalitë e paplota kur u mungon kryefjala:
● Këto fjali nuk përfshijnë kryefjalën, por kanë një kallëzues të kuptueshëm.
● Shpesh përdoren në situata ku kryefjala është e nënkuptuar ose e njohur
nga konteksti. Ja disa shembuj:
● 1. “Erdhi.” - (Kryefjala mungon, por në kontekst mund të nënkuptohet
"Ai" ose "Ajo" erdhi.)
● 2. “Ka filluar.”- (Kryefjala mungon, mund të nënkuptohet që “diçka" ka
filluar, p.sh., "Mësimi ka filluar".)
● 3. “U përgatit.” - (Kryefjala mungon, mund të nënkuptohet që "Ushqimi" u
përgatit.)
Rastet e fjalive pa
kallëzues
● Fjalitë e paplota kur u mungon kallëzuesi:
● Këto fjali përmbajnë kryefjalën, por nuk kanë kallëzuesin. Ato
shpesh përdoren kur kallëzuesi është i nënkuptuar ose i qartë nga
konteksti.
● Ja disa shembuj:
● 1. “Mësuesi në klasë.” - (Kallëzuesi mungon, mund të
nënkuptohet "Mësuesi është në klasë".)
● 2. “Përgatitjet e dasmës.” - (Kallëzuesi mungon, mund të
nënkuptohet "Përgatitjet e dasmës janë në vazhdim".)
● 3. “Nxënësit në ekskursion.” - (Kallëzuesi mungon, mund të
nënkuptohet "Nxënësit janë në ekskursion".)
Raste të vecanta të kryefjalës dhe
kallëzuesit
1-Mbani mend!:Kur folja jam ndiqet nga një pjesore, atëherë ajo nuk kryen
funksionin e një kallëzuesi emëror, por është një kallëzues i thjeshtë foljor:
SHEMBULL:(1) Ata janë shqetësuar për rezultatet e provimit. (kallëzues i thjeshtë
foljor)
2-Mbani mend!:Foljet që formojnë kallëzuesin e përbërë përputhen në vetë e në
numër, po jo gjithnjë në kohë:
Gjyshi thoshte se kishte nisur e nxirrte këngë vetë.
3-Mbani mend!:Kallëzuesi i shprehur me pjesë të pandryshueshme të ligjëratës.
Në funksion të kallëzuesit dalin edhe disa pjesëza ose fjalë onomatopeike. Kallëzues
të tillë japin idenë e një veprimi. Pjesëzat po, jo, vetëm ose po që po, jo që jo, po e
po
“Ajo ka frikë nga gjarpërinjtë, ti jo.”
“A fituat ? Ne po se po.”
“Unë jo që jo, po edhe shefi s’kishte ftesë.”
“Gjahtari qëllonte nga varka rosat e egra e ato bëllduf brenda në ujë”
Sintagmat foljore-kallëzues
Sintagmat emërore-kryefjalë
● Sintagmat njihen me emërtimin togfjalësha dhe sipas kategorisë leksiko-gramatikore
ndahen në:
● 1-togfjalësha emërore (liqen i kaltër)
● 2- togfjalësha foljore (lexoj rrjedhshëm)
● 3- togfjalësha mbiemerore (shume i shpejtë)
● 4- togfjalësha numërore (dy prej djemve)
● 5- togfjalësha përemërore (secili nga ne)
● 6- togfjalësha ndajfoljore (shumë herët)
● Sintagma emërore në giuhën shqipe: Sintagmat emërore në gjuhën shqipe mund të jenë
të tipit: emër + emër, emër + emër i pashquar, emër + emër në rasën rrjedhore (bukë
gruri,fushë sporti), emër me parafjalë + emër i pashquar (person me rëndesi, supë pa
kripë, tesha për femije), emër + emër i shquar (shtepia e shokut), emër + paskajore
(aftesia për të mashtruar, nevoja për të lëvizur), emër + mbiemër (kalë i bardhe, objekt
pesekatësh), emër +numëror (pesë studentë, dy objekte) dhe emër + ndajfolje (shtëpia
majtas, kati lart).
Sintagma emërore mund të luajë një numër të madh funksionesh në fjali, si më poshtë:
● a. Ligeni i kaltër është i bukur.(Kryefjalë)
● b. Beni bleu veture të shpejte.(Kundrinor i drejtë)
● c. Beni i bleu Bleonës veturë të kuge.(Kundrinor i zhdrejtë)
● d. Kishte doreza dimri.(Percaktor brenda kund. të drejtë)
● e. Rrugës kishte njerëz.(Rrethanor vendi)
● f. Në mëngjes prindërit e mi nuk ishin në shtepi. (Rrethanor kohe)

● Sintagma foljore në gjuhen shqipe: Foljet bashkohen me emra a peremra ne rasa


të ndryshme me ose pa parafjalë, me ndajfolje, me paskajore, me përcjellore dhe me
pjesore. Lloji i foljes përcakton edhe argumentet që pasojnë foljen (kallëzuesin),
kështu që nga sintagma foljore varen marredhëniet kundrinore, rrethanore,
përcaktores etj.
● Sintagmat foljore mund të jenë kryesisht të tipit: folje + emër/përemër, folje + me/pa
parafjalë/lokucion parafjalor, folje +paskajore (U nisa per te arritur në shepi.
Udhëtoi pa u ndalur.), folje + percjellore (Beni lëvizte duke u lëkundur.) dhe folje +
ndajfolje (Iku shpejt. Kur ka ikur?).
● a. Djemtë e shkolles fituan garat shkollore. (Kryefjalë + kallezues +kundrinor)
● b. Nxënësi i cili u vonua të futej në klasë, u dënua ashpër. (Fjali lidhore e nenrenditur
si pjese e kryefjales + sintagme foljore si kallëzues)
Kallëzuesori I kryefjalës
● Fjalitë që janë ndërtuar me foljen jam ose me një folje të ngjashme me të
(bëhem, dukem, quhem, etj), përveç kryefjalës dhe foljes, kanë edhe kallëzuesor
të kryefjalës. Kallëzuesori i kryefjalës shpreh një gjendje ose një cilësi të
personit a sendit që shënohet nga kryefjala:

SHEMBULL:Gjuha është më e para e më e madhja shenjë e një kombësie .

Llojet e ndryshme të kallëzuesorit të kryefjalës:


● Një mbiemër: Ai që s’do kombin e mëmëdheun e tij, është i lig.
● Një emër: I tilli s’mund të quhet njeri.
● Një grup emëror: Gjuha është më e para e më e madhja shenjë e një
kombësie.
● Rendi:Kallëzuesori i kryefjalës vendoset
zakonisht pas foljes. Por ka raste që mund të
zërë vend para foljes, madje në krye të fjalisë.
● Shqiptare unë jam.
● Përshtatja e kallëzuesorit të kryefjalës:
● Kur është mbiemër, përshtatet me kryefjalën në
numër, gjini dhe rasë:
● (1)Mëngjesi është i ftohtë dhe i lagët.
● (2)Kur është emër, përshtatet në numër, shpesh
edhe në rasë, por në gjini mund të mos
përshtatet:
● (3)Rrëketë e vogla zbritnin nga bregoret me
rrëmbim dhe gjersa arrinin poshtë, bëheshin
përrenj.
Faleminderi
t!

You might also like