Parime Të Kushtetutës 46, 76

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

Parime të kushtetutës ‘46, ‘76 dhe Dispozitave Kryesore

Kushtetuta 1946 - parime

 Shqipëria shpallej Republikë Popullore. I gjithë pushteti buronte nga populli dhe i takonte
atij, por do të ushtrohej nëpërmjet këshillave popullorë që lindën gjatë luftës nacional-
çlirimtare kundër fashizmit dhe reaksionit.
 Theksohej parimi universal i zgjedhjeve të lira dhe me votim të përgjithshëm, të barabartë
e të fshehtë për shtetasit mbi 18 vjeç. Njihej vota e grave dhe ushtarakëve.
 Risi – të zgjedhurit mbanin përgjegjësi para zgjedhësve të tyre. Zgjedhësit kishin të drejtë
të revokonin kurdoherë të zgjedhurit e tyre
Kushtetuta 1976 – parime të përgjithshme

 Forma e qeverisjes “Republikë Popullore Socialiste”. - “Në ndërtimin e socializmit


Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë mbështetet kryesisht në forcat e veta.”
 RPSSH “është shtet i diktaturës së proletariatit, që shpreh e mbron interesat e të gjithë
punonjësve. […] mbështetet në unitetin e popullit rreth Partisë së Punës të Shqipërisë dhe
ka në themel aleancën e klasës puntore me fshatarësinë kooperativiste nën udhëheqjen e
klasës punëtore.”
 Parimi i centralizimit të pushtetit (neni 11) – “Organizimi i shtetit dhe veprimtaria
shtetërore, gjithë jeta politike dhe ekonomike në Republikën Popullore Socialiste të
Shqipërisë bazohen në parimin e centralizimit demokratik dhe zhvillohen sipas tij, duke u
kombinuar drejtimi i centralizuar me inicativën krijuese të organeve lokale dhe të masave
punonjëse në luftë kundër burokratizmit e liberalizimit.”
 Partia-shtet tashmë ka forcë kushtetuese. “Partia e Punës e Shqipërisë, pararoja e klasës
punëtore, është forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë. …ideologjia
sunduese është marksizëm-leninizmi. Në bazë të parimeve të tij zhvillohet gjithë rendi
shoqëror socialist.”
Kushtetuta 1946 – rendi ekonomik

 Parim i centralizimit ekonomik – “shteti drejton jetën dhe zhvillimin ekonomik në bazë të një
plani ekonomik të përgjithshëm, duke u mbështetur në sektorin shtetëror dhe kooperativist, ai
ushtron kontroll të përgjithshëm mbi sektorin privat”. Toka i takonte atij që e punonte, por
caktohej sa ishte siperfaqja e lejuar si pronë private.
 Mjetet e prodhimit në RPSH përbëheshin prej pasurisë së përbashkët të popullit që gjendej në
duart e shtetit, prej pasurisë së organizatave kooperativiste popullore dhe prej pasurisë të
personave privatë. – Pra garantohej prona dhe nisma private, por jo në dëm të kolektivitetit. Ajo
mund të kufizohej apo shpronësohej kur e kërkonte interesi i përgjithshëm dhe në bazë të ligjit.
 Tregtia e jashte nën kontrollin e shtetit.
 Puna konsiderohej baza e rendit shoqëror të Republikës Popullore të Shqipërisë. Puna për çdo
shtetas të aftë për punë ishte detyrë dhe nder sipas parimit: “kush nuk punon, nuk ha”. Në RPSH
zbatohej parimi socialist: “Nga sejcili sipas aftësive, sejcilit sipas punës së tij”.
Kushtetuta 1976 – rendi ekonomik

 Sipas Kushtetutës centralizim ekonomik e shoqëror – “Shteti organizon, drejton e zhvillon tërë
jetën ekonomike e shoqërore me plan unik e të përgjithshëm, me qëllim që të plotësohen nevojat
materiale e kulturore gjithnjë në ritje të shoqërisë, të forcohet pavarsia dhe mbrojtja e vendit, duke
rritur e përsosur pareshtur prodhimin socialist mbi bazën e teknikës së përparuar”. Gjithashtu,
tregtia e jashtme ishte monopol i shtetit ndërsa tregtia e brendshme ushtrohej kryesisht nga shteti, i
cili përcaktonte dhe çmimet.
 Shtetasit nuk paguanin asnjë lloj tatimi dhe takse. Në përpjekje për eleminimin e çdo klase
sunduese edhe në lidhje me pagën përcaktohej se nëpunësit merrnin pjesë edhe në punën e
drejtpërdrejtë në prodhim dhe shpërbleheshin në raport të drejtë me punëtorët e me kooperativistet.
 Ekonomia e RPSSH ishte ekonomi socialiste, që mbështetj në pronën socialiste mbi mjetet e
prodhimit. Prona socialiste përbëhej nga prona shtetërore dhe nga prona kooperativiste në bujqësi.
“Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë nuk ka klasa shfrytëzuese, janë zhdukur dhe
ndalohen prona private e shfrytëzimi i njeriut prej njeriut.”
 Pra kemi zhdukje totale të pronës private. Shtetasve u njihej vetëm prona vetiake e cila ishte “…të
ardhurat nga puna dhe nga burime të tjera të ligjshme, shtëpia e banimit dhe sende të tjera që
shërbejnë për plotësimin e nevojave materiale e kulturore vetjake e familjare. Pronë vetjake janë
edhe objektet që i përkasin familjes kooperativiste në bazë të statutit të kooperativës bujqësore.”
Megjithatë, edhe prona vetiake kishte kufizim pasi nuk mund të përdorej në dëm të interesit
Kushtetuta 1946 – rendi shoqëror

 Barazi e burrit me gruan në çdo fushë të jetës private, politike dhe shoqërore. Barazi page
dhe në sigurimet shoqërore për punë të barabartë.
 Garantim i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit. Kisha e ndarë nga shteti dhe ndalohej që kisha
dhe feja të shpërdoroheshin për qëllime politike. Ndalohej krijimi i organizatave politike
me bazë fetare.
 Martesa dhe familja mbrohej nga shteti. Lejohej ceremonia fetare, por martesa e ligjshme
kërkonte celebrim. Fëmijët e lindur brenda apo jashtë martesës gëzonin të njëjtat të drejta.
 Shteti kujdesej për shëndetin e popullit. Garantohej edukimi dhe shkollat vareshin prej
shtetit. Shkolla e ndarë nga kisha etj.
 Garantohej liria e punës shkencore dhe artistike etj.
Kushtetuta 1976 – rendi shoqëror

 Kushtetuta i njihte shtetit tagrin për të zhvilluar “…një veprimtari të gjerë ideologjike e
kulturore për edukimin komunist të punonnjësve, për formimin e njeriut të ri. Shteti
kujdeset në mënyrë të veçantë për zhvillimin dhe edukimin e gjithanshëm të brezit të ri në
frymën e socializmit e të komunizmit.”
 Arsimi organizohej dhe drejtohej nga shteti dhe ishte sipas kushtetutës i hapur për të gjithë
dhe falas. Megjithatë, jo të gjithë kishin mundësi të ndiqnin arsimin e lartë. Arsimi “…
ndërtohet mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist dhe kombinon mësimin me punën
prodhuese dhe me edukimin fizik e ushtarak”.
 Edhe në fushën e artit dhe kulturës Shteti përkrahte zhvillimin e letësisë dhe të artit të
relizimit socialist, që u përmbahej idealeve të socializmit e të komunizmit dhe përshkohej
nga fryma kombëtare e popullore.
 Neni 37 - “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të
rrënjosur te njerëzit botkuptimin materialist shkencor.”
Kushtetuta 1946 – Liritë politike etj

 Barazi përpara ligjit. Nuk njihej asnjë privilegj për shkak origjine, pozite, pasurie ose
shkallë kulture. Gjithashtu, shtetasit të barabartë pa ndryshim kombësie, race ose feje.
Konsiderohej kundra Kushtetutës dhe dënohej me ligjë çdo provokim për të mbjellur
urrejtje dhe grindje në mes të kombësive, racave dhe feve. Të drejtat e pakicave
garantoheshin.
 Askush nuk mund të dënohej pa vendim gjykate. Garantohej liria e fjalës, e shtypit, e
organizimit dhe e manifestimit publik. Padhunueshmëria e banesës. Njihej fshehtësia e
letrave dhe korrespondencës, përveç rasteve të hetimeve kriminale, mobilizimit apo
gjendjes së luftës.
 Gjithsesi (neni 38) – “Shtetasit nuk munt të përdorin të drejtat që u jep kjo Kushtetutë për
të ndruar rendin konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë me qëllime
antidemokratike. Çdo vepër në këtë drejtim konsiderohet kundra ligjës dhe sjell me vete
dënime të parashikuara me ligjë.”
Kushtetuta 1976 – liritë dhe detyrat e shtetasve
 Neni 39 – “Të drejtat dhe detyrat e shtetasve ndërtohen mbi bazë e pajtimit të interesave të
individit dhe shoqërisë socialiste, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm. Të drejtat e
shtetasve janë të pandara nga plotësimi i detyrave të tyre dhe nuk mund të ushtrohen në
kundërshtim me rendin socialist.”
 Në RPSSH shtetasit kishin të drejtë për punë, e cila garantohej nga shteti.
 Prindët përgjigjeshin për mirërritjen dhe për edukimin komunist të fëmijëve. Fëmijët kishin për
detyrë të kujdesen për prindët e paaftë dhe pa mjete të mjaftueshme jetese.
 Ndonëse kushtetuta u njihte shtetasve barazinë para ligjit, barazinë e burrit me gruan, gëzimin e
lirisë të fjalës, të shtypit, të organizimit, të grumbullimit, të mbledhjes dhe të manifestimit publik
etj., këto ishin tërrësisht formale. Neni 55 parashikonte “Ndalohet krijimi i çfardo organizate me
karakter fashist, antidemokratik, fetar dhe antisocialist. Ndalohet verpimtaria dhe propaganda
fashiste, antidemokratike, luftënxitëse, si edhe nxitja e urrejtjes kombëtare e racore.”
 Shtrëngime dhe në kodin penal – neni mbi agjitacionin dhe propagandën me gojë, me shkrim
ose në forma të tjera për të përmbysur rendin shtetëror të vendosur në Kushtetutë do të dënohej
me heqje lirie deri në 10 vjet. Edhe kritikat apo fyerjet ndaj drejtuesve të PPSH, kundërshtimi
ndaj përfaqësuesve të shtetit apo kalimi i paligjshëm i kufijve dënoheshin deri në 5 vjet.
Familjarët internoheshin.
Parimet - Dispozitat Kryesore Kushtetuese 1991-1998

 Një paketë ligjesh me forcë kushtetuese të cilat kryen funksionin e kushtetutës deri në nëntor
1998, kur u miratua kushtetuta e re. Përbëheshin nga disa ligje bazë: parimet e drejtimit të
shtetit; ndarja e pushtetit; pushteti gjyqësor; pushteti vendor; liritë e të drejtat e njëriut.
 Ligji i 1991 - Shqipëria shpallej Republikë Parlamentare. Sovraniteti buronte nga populli dhe i
përkiste atij. Shqipëria do të ishte një shtet juridik dhe demokratik.
 Parimi bazë i shtetit do të ishte ndarja e pushteteve.
 Baza e funksionimit të sistemit do të ishin zgjedhjet e lira dhe pluralizmi politik. Sanksionohej
ndarja e partive politike nga shteti, si dhe ndalimi i veprimit të tyre në institucionet shtetërore
dhe ushtarake.
 Refuzohej parimi i mbështetjes në forcat e veta – Shqipëria do të njihte marrëveshjet
ndërkombëtare – orientimi Euro-Atlantik.
 Ekonomia e vendit do të bazohej në shumëllojshmërinë e pronës dhe nismës së lirë.
 Shtet laik që respekton lirinë e besimit fetar dhe krijon kushtet për ushtrimin e tij.
 Njohja e lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, barazia e tyre para ligjit dhe mungesa e
diferencimit klasor. U plotësuan me Ligjin nr. 7692, datë 31.3.93 si shtojcë e Dispozitave
Kushtetuese. Garantohej liria e mendimit e shprehjes, e organizimit,e besimit në fe, ndalohej
tortura, puna e detyruar, mos cënimi i jetës private, kufizim i dënimit me vdekje etj.
Pyetje/orientim

1. Krahaso të drejtën e pronës private në Kushtetutën e vitit 1946 me atë të vitit 1976.
2. Krahaso lirinë e besimit fetar në Kushtetutën e vitit 1946 me atë të vitit 1976.
3. Kur partia-shtet merr një rol kushtetues që tejkalon pushtetin e institucioneve politike?
4. Analizo parimet kryesore që dallojnë regjimin totalitar me atë demokratik, duke u bazuar
në Kushtetutën e 1976 dhe në Dispozitat Kryesore Kushtetuese.
Faleminderit!

You might also like