Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

KRIMINALISTIKA

NJOHURI

PËRGJITHSHME
Njohuri te pergjithshme

Kriminaliteti shfaqet ne forma të ndryshme si :

 Krimi i organizuar- krimi ekonomik,


 Trafikimi i qenieve njerezore, trafikimi i të miturve,
 Trafikimi i armëve, municioneve, lëndëve plasëse,
 Falsifikimi i dokumentave, i vizave,
 Kontrabanda,
 Kultivimi dhe shitja e trafikimi i lëndëve narkotike,
 Veprat penale kundër pasurisë,
 Krimet kundër jetës dhe shëndetit të kryera për hakmarrje dhe gjakmarrje,
 Krimet kundër familjes, të miturit apo grave etj.
Roli i kriminalistikës

Kriminalistika luan një rol të madh në studimin dhe


përpunimin e metodave e mjeteve shkencore për
zbulimin, hetimin, dhe parandalimin e veprave
penale që prekin rendin tonë shoqëror, shtetëror dhe
juridik.
Nje rol unik dhe të çmuar na ka lënë në këtë fushë
Prof.Dr Skënder Begeja me botimin e tij
“Kriminalistika” I cili vijon të mbetet bazë e kësaj
shkence edhe ne ditët e sotme.
Parimet kryesore
•P a r i m i i l i g j s h m ë r i s ë .
•P a r i m i i h u m a n i z m i t .
•P a r i m i i l i r i s ë t e k n i k e - t a k t i k e d h e p a r i m i i p r o p o r c i o n a l i t e t i t .
•P a r i m i m e t o d i k d h e i p l a n i f i k i m i t t ë p r o c e d u r ë s .
•P a r i m i i s h q y r t i m i t k r i t i k t e v e p r i m i t .
•P a r i m i i s h p e j t ë s i s ë d h e i b e f a s i s ë .
•P a r i m i i t h e m e l s i s ë d h e i k ë m b e n g u l j e s ,
•P a r i m i i o b j e k t i v i t e t i t ,
•P a r i m i i d r e j t i m i t u n i k t ë v e p r i m e v e o p e r a t i v e - t e k n i k e d h e h e t i m o r e
për çdo çështje penale
•P a r i m i i koordinimit dhe i bashkëpunimit,
•P a r i m i i ekonomizimit në veprim,
•P a r i m i i diskrecionit.
Detyra e Kriminalistikes

• Cila është detyra e kriminalistikës ?

• Detyra kryesore e kriminalistikës është të ndihmojë organet ligjzbatuese si policinë


gjyqësore, prokurorinë,gjykatën,avokatët,si dhe institucionet në luftën kundër
kriminalitetit.
Detyra të tjera:
 Zbatimin e metodave të reja shkencore në luftë kundër kriminalitetit,
 Përdorimi i mjeteve teknike për zbulimin, mbledhjen, dhe fiksimin e provave materiale,
 Studimi i metodave të përdorura nga autori në kryerjen e veprës penale,
 Ngritja e versioneve dhe planifikimin e hetimit mbi bazën e provave & informacioneve,
 Unifikimi i veprimeve proceduriale në fazën e kqyrjes, hetimit, dhe gjykimit.
Thelbi i kësaj shkence juridike :

Kriminalistika ështe shkenca që merret me


përpunimin, në bazë të ligjit procedurial penal, të
metodave e mjeteve teknike, taktike dhe të
rekomandimeve metodike për kerkimin, gjetjen,
fiksimin, këqyrjen dhe vleresimin e provave, me
qellim zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e
veprave penale.
Metodat e mjetet

Metodat e mjetet që studion dhe përpunon kjo


shkencë juridike për të marrë informacionin e duhur
për mekanizmin dhe mënyrën e kryerjes së veprës
penale kualifikohen në :

Metodat e mjetet teknike – Teknika kriminalistike


Metodat taktike – Taktika kriminalistike
Metodika kriminalistike

Prof. Dr. Skender Begeja


Teknika kriminalistike

Cili eshte kuptimi i metodes se mjeteve


teknike
është një sistem i njohurive shkencore mbi bazën e te cilit
ndërthuren metoda, mjete, teknika, që përdoren për kërkimin,
zbulimin, mbledhjen, fiksimin dhe ekzaminimin e sendeve,
gjurmëve dhe provave materiale të lëna nga autori.
 Këto metoda janë të lidhura me mjetet teknike. Me mjete
teknike, ne shkencen juridike te kriminalistikes duhen
kuptuar:
Aparate të ndryshme, materiale, pajisje, të cilat përdoren
për zbulimin, fiksimin dhe ekzaminimin e gjurmëve e të
sendeve – provave materiale të dukshme dhe të padukshme.
Prof. Dr. Skender Begeja
Metodat taktike

Metodat Taktike ( Taktika Kriminalistike )

Janë ato metoda që përpunohen nga kriminalistika


për organizmin, planifikimin dhe rritjen e
efektivitetit të veprimeve të ndryshme hetimore.
Metoda taktike shërbejnë për kërkimin, zbulimin,
mbledhjen e vlerësimit të provave gjatë përgatitjes
së kryerjes së veprimeve hetimore e gjyqësore që
parashikohet nga ligji procedurial penal.
vazhdim

 Qëllimi i metodes taktike është :

 Zbulimi i shpejtë i gjurmëve në vendngjarje

 Hetimi i gjithëanshem

 Parandalimi i veprave penale

 Ritja e efektivitetit të veprimeve


Metodika kriminalistike

Rekomandimet metodike të hetimit e të gjykimit


janë metodat që përpunohen nga kriminalistika për
zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e
veprave penale konkrete te se njëjtës kategori si:
Metodat e hetimit të zjarreve me natyrë kriminale,
Metodat e hetimit të krimeve kundër lëndëve
narkotike
Metodat e hetimit të krimeve kundër pasurisë etj.
Profilaksia kriminalistike

Tërësia e masave me qëllim mbrojtjen nga sjelljet


kriminale dhe parandalimin e tyre apo si quhet
ndryshe Profilaksia kriminalistike përfshin :
Shkaqet e pasojat e veprave penale të hetuara dhe
gjykuara;
Gjeografinë kriminalistike si sjelljet e banorëve,
statistikën dhe studimin e shkaqeve sociologjike në një
zonë të caktuar;
Parandalimin kriminalistik si një organizim ndaj
kriminalitetit në një zone të caktuar dhe pjesëmarrjen
e banorëve – bashkësisë në të.
Literaturë

Begeja S. (2007)“Kriminalistika”, Tiranë.


Korajlic N, Muharremi D “Kriminalistika”2009
Prishtinë.
Ruka I, “Policia Shkencore” 2011 Tiranë.
Veliqoti L.”Kriminalistika” Vëllimi 1.2015 Tiranë.
Latifi V.(2017), “Kriminalistika”, Prishtinë.
Latifi V, Beka A “Taktika kriminalistike” (2017)
Prishtinë
Latifi V, Beka A “Vrasjet. Krimi I organizuar,
Terrorizmi” (2017) Prishtinë.
Faleminderit !

Prof. Dr. Skender Begeja

You might also like