Poliomieliti

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 18

POLIOMIELITI

Fjolla Cacaj
Poliomieliti
• Polio ose poliomielit, është një sëmundje
invaliduese dhe kërcënuese për jetën e shkaktuar nga
poliovirusi.
• Virusi përhapet nga personi në person dhe mund të
infektojë palcën kurrizore të një personi, duke
shkaktuar paralizë (nuk mund të lëvizë pjesë të
trupit).
Etiologjia
• Shkaktohet nga enteroviruset e tipit Poliovirus ( tipi
1,2,3)
Epidemiologjia
• Sëmundja përhapet me rrugë fekalo-orale.
• Porta hyrëse është trakti tretës, ku virusi shumohet,
hyn në gjak e më vonë në SNQ dhe shkakton
ndryshime tipike.
Manifestimet klinike
• Inkubacioni: 7-14 ditë
• Shpesh pacienti nuk manifeson simptoma dhe infeksioni primar zakonisht është i fshehur ose ndonjëhere
si gjendje afebrile e padefinuar ( morbus minor).
• Rreth 1 në 4 persona (ose 25 nga 100) me infeksion poliovirus do të kenë simptoma të ngjashme me
gripin që mund të përfshijnë:
• Dhimbje të fytit
• Ethe
• Lodhje
• Nauze
• Dhimbje koke
• Këto simptoma zakonisht zgjasin 2 deri në 5 ditë.
• Zakonisht pas 5-7 ditë paraqiten shenjat e dëmtimit të SNQ.
• Një përqindje më e vogël e njerëzve me infeksion poliovirus do të
zhvillojnë simptoma të tjera, më serioze që prekin trurin dhe palcën
kurrizore:
• Meningjiti ndodh në rreth 1-5 nga 100 persona me infeksion poliovirus,
në varësi të llojit të virusit.
• Paraliza ose dobësi në krahë, këmbë ose të dyja ndodh në rreth 1 në
2000 njerëz, në varësi të llojit të virusit.
• Paraliza është simptoma më e rëndë e lidhur me poliovirusin sepse mund
të çojë në paaftësi të përhershme dhe vdekje.
• Zakonisht më të prekur janë muskujt proksimalë të gjymtyrëve, e shumë
rrallë ata distalë.
• Paralizat të cilat nuk tërhiqen brenda 6-18 muaj mund të
konsiderohen definitive.
• Për shkakë të vaskularizimit më të dobët, aktivitetit të
dobësuar muskulor, vjen deri te atrofia e muskujve. Nga
aspekti prognostic forma më e rëndë e polios është kur
sëmundja prek qendrat vitale.
Diagnoza
• Bëhet në bazë të:
1. Manifestimeve klinike
2. Analiza biokimike
3. Izolimi i virusit nga fecet
Mjekimi
Nuk ka shërim për poliomielitin paralitik dhe asnjë trajtim specifik.
Terapia fizike ose profesionale mund të ndihmojë me dobësinë e
krahëve ose këmbëve të shkaktuara nga poliomieliti dhe mund të
përmirësojë rezultatet afatgjata, veçanërisht nëse zbatohet herët në
rrjedhën e sëmundjes. Ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të
konsiderojnë konsultimin me ekspertë të neurologjisë dhe
sëmundjeve infektive për të diskutuar trajtimet e mundshme dhe për
të rekomanduar ndërhyrje të caktuara rast pas rasti.
Parandalimi
• Parandalimi bëhet mee vaksinimin me OPV dhe
IPV.
• Vaksinimi bëhet në muajin e dytë, katërt, gjashtë dhe
tetëmbëdhjetë.
• Rivaksinimi me OPV bëhet në moshën 6 dhe 12
vjecare.
Detyrë shtëpie

• Tema: “ Historia e poliomielitit”.


Link
• https://www.youtube.com/watch?v=AlFfZKXRzHY&t=150s
• https://www.youtube.com/watch?v=xowUq7JgFeQ

You might also like