Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

REXHEP HOXHA

VERORJA

STUDENTJA: BLEONA SARAMATI


PROF:GJYLË TOTAJ
Permbajtja
oBiografia e shkrimtarit;
oPërsonazhet kryesore;
o Komentimi i romanit “verorja”;
oTematika e veprës;
oFigurat stilistike të përdorura në këtë roman;
oMesazhi i kësaj vepre;
Rexhep Hoxha

Rexhep Hoxha (1929) - lindi në Gjakovë dhe shkollën fillore e të mesme i kreu
në vendlindje, ndërsa fakultetin e filozofisë (dega e albanologjisë) në Beograd.
Për një kohë të gjatë ka punuar mësues në disa fshatra e qytete të Kosovës, më
pas redaktor te "Rilindja", ku drejtonte faqet e "Rilindjes për fëmijë" dhe
redaktor në emisionet për fëmijë të Radio-Prishtinës.
Vitet e fundit e gjersa doli në pension punoi pedagog i letërsisë së vjetër shqipe
dhe i letërsisë për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë.
Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës së mesme dhe
krijimet e para i botoi në "Gazetën e pionierëve".
Më pas u bë bashkëpunëtor i ngushtë i të gjitha revistave e gazetave për fëmijë
që botoheshin në Kosovë e Maqedoni, si "Pionieri", "Rilindja për fëmijët",
"Gëzimi", "Fatosi" etj.
Shumë nga krijimet e tij janë botuar edhe në revistat për fëmijë që botoheshin
në Tiranë, si në "Pionieri", "Fatosi" e "Yllkat“.
Ai, së bashku me disa autorë të tjerë, është krijuesi i letërsisë për fëmijë në Kosovë dhe na ka
lënë një sërë veprash me vlera të spikatura ideoartistike, si në poezi ashtu edhe në prozë.
 Librin e parë, që mbante titullin “Gjethe të reja" (vjersha) e botoi në vitin 1953.
 Pastaj botoi me radhë edhe këto vepra të tjera :"Picimuli" (poemë humoristike, 1956), "Mbi
krahët e fluturës" (vjersha, 1959), "Lugjet e verdha" (roman, 1959), "Vjersha" (poezi,
1953), "Lulet e Frashnjetit" (vjersha, 1965), "Pika vese" (vjersha, 1966), “Gecatarët"
[ tregime, 1969), "Lulëzo vendi im" (vjersha, 1973), "Zëri i pyllit" (vjersha, 1974),
"Mirimari" (poemë, 1976), "Pipireku’ ” (poemë humoristike 1980), "Verorja" (roman,
1984), "Motër, mos loto" (vjersha. 1993), "Qesh e qaj” (v jersha 1994), "Zilja shkollore"
(vjersha, 1994).
 Të njohura shumë janë edhe poemat e tij, të cilat autori i ka botuar në përmbledhjet me
vjersha, si "Pasha dhe trumcaku", "Micikeqi e Micimiri" etj.
 Për të rriturit ka botuar përmbledhjet me vjersha "Tokë trëndafilash" e "Me sy kah Parnasi".
 Ai është edhe autor i shumë shkrimeve të ndryshme, i replikave, pamfleteve e fejtoneve
polemiste për probleme të ndryshme letrare etj.
Përsonazhet:
• Verorja – personazhi kryesor;
• Losh Bala – babai i verorës;
• Grisha – Bashkshortja e dytë e Losh Balës dhe njerka
Verorës;
• Eshka – Motra e Verorës nga babai;
• Dasho Rrapi – Sundimtari krahinës ,bashkëshorti i Verorës;
• Shkela – gruaja e parë Dasho Rrapit ;
• Galusha – shërbetorja, mikesha e Shkeljës ;
Komentimi i veprës
Te lugu i Vjosës ,në fashatin e Frashnjetit , ndodhej një kasolle e vetmuar. Në
atë kasolle të vetmuar nuk jetonin më shumë se dy vetë , plaku punëtor dhe i
urte,Losh Bala dhe e bija e tij e vetme ,Verorja.
Losh Bala kishte edhe gruan ,Mirushen dhe nënën Shotën. Vdekja e tyre prish
lumturinë e harmoninë familjare.
Loshi martohet me Grishën (bijë e familjës së Ujkanëve nga Arrazi).
Grindjet bëhen të përditshme kur Grisha lind vajzën Eshkën. Keshtu fillojnë
keqtrajtimet dhe torturat për Verorën , e cila detyrohet të bëjë punë që nuk i
përkasin moshës së saj.
Nje ditë Grisha e urdhëron Verorën të shkoj te ruaj mullirin.
Rruges për tek mulliri Verorja pa një femijë që këmba i kishte ngecur në
therra ,e ndihmoi fëmijën dhe vazhdoi rrugën . Mbërriti tek mulliri ,aty ulet
dhe fillon te hajë copen e bukës që e kishte marrë me vete . Një mace e
uritur iu afrua dhe i kerkoi pak nga buka që po hante, Verorja pa u menduar
dy her ia dha një pjesë të bukës macës . Teksa po hante bashkë me macën iu
afrua dhe një qen i uritur ,e ndau bukën dhe me qenin. Macja dhe qeni u
larguan duke i thënë se sdo ta harrojnë këtë te mirë. Verorja pasi perfundoi
ate pjesë që i kishte ngelur nga buka ,shtrihet të bëjë një sy gjumë se ishte
shumë e lodhur nga rruga e gjatë.
Teksa po kaplonte errësira Verorja dëgjoi një zhurmë të vogël. Aty u afruan dy cuba të rrezikshëm
qe u munduan ti afrohen Verorës . Macja dhe qeni degjojnë zerin e tmerruar të Verorës gjërsa po
kërkonte ndihmë dhe vrapuan ta ndihmojnë. I hidhet qeni ne gjoks te cubave dhe fillon t’i kafshoj
dhe macja me thonjë të mprehtë drejtë e në fytyrë. Cubat e friksuar largohen me vrap pa kthyer
kokën kah mulliri.
Të nesërmen Verorja niset për në shtëpi, rrugës sheh një lepur të bardhë dhe e ndjek për ta kapur
lepurin. Në vendin ku ndalet lepuri kishte një kuti me unaza të arta,qafore ,qystek e bylyzykë te
çmueshëm. E habitur Verorja merr me vete kutinë dhe niset për në shtëpi. Ajo arrin në shtëpi ku
po e priste edhe Grisha . Verorja ja tregoi kutinë Grishës dhe i tregon per rrugetimin e saj.
Grisha ziliqare të nesërmen dërgon Eshkën e saj ne mulli. I’a mbush shportën me lloj lloj
ushqimesh dhe ëmbëlsirash.
Niset Eshka për te mulliri rrugës sheh një djal të vogël që i kishte ngecë këmba në therra, por
Eshka nuk e ndihmone. Mbërrin tek mulliri dhe fillon të hajë ushqimin . Aty afrohen macja dhe
qeni te uritur per ti kërkuar ta ndaj ushqimin me to mirpo Eshka nuk e ndane dhe i bie me një cung
qenit të mjerë. Si perfundon ushqimin Eshkën e ze gjumi.Eshka dëgjoi një zhurmë të vogël . Cubat
u afruan Eshkës, e friksuar ajo i kërkojnë ndihme qenit dhe maces ,mirpo ata nuk mund ta
ndihmonin se nuk kishin fuqi . Keshtu cubat e mbysin Eshkën . Grisha shkon për ta parë Eshken se
pse ishte vonuar . Kur sheh Eshken nga pikellimi bërtetë me të madhe –qyqja unë,dhe kështu
Grisha kthehet në qyqe dhe flutoron e bie mbi nje rremb të thatë.
Kaluan disa vite, Verorja dhe babai i saj vazhdojn të jetojnë së bashku.
Ndërsa , babai i kryen punët e burrit të shtëpisë , punon me dru ,
gëdhend,Verorja si një amvise, gatuan,mjel lopën , fshin çdo kënd të
kasollës, i mbush bucelat me ujë .
Gjersa kalojnë vitet rritet dhe Verorja. Ajo mbush pesëmbedhjetë vjet. I
gjith fshati flet për bukurin e saj . Dera nuk mbyllej nga krushqit që vinin
ta kërkonin Verorën e bukur . Ajo nuk shquhej vetëm për bukurinë e
pashoqe, por edhe për karakterin, natyrën e butë e delikate.

Verorja grabitet nga njerëzit e sundimtarit të krahinës, Dasho Rrapi.


E Losh Bala , mbetet i vetmuar në atë kasolle të varfër.
Ai ka edhe gruan Shkelën dhe shërbëtoren Galushën. Që të dyja këto i
shkaktojnë një mijë telashe vajzës së shkretë.
Ndaj Verores, Shkela sillet në mënyrë dinake.
Ajo bashkë me Galushën, shërbëtoren e saj, arrin qëllimin e
vet për ta përzënë dhe për ta vënë Veroren në pozitë të
mjerueshme. Pasi lind Verorja fëmijë (një vajze dhe një
djale) , Shkelja urdhëron Galushën të merr femijët dhe ti
dergojë në shpellën e ariut. Në vend të femijëve Verorës i
thonë që ke lindur dy këlysh . Galushja lë femijet në pyll dhe
merr dy këlysh te vegjël . Verorja kur sheh këlyshet i beson
Shkelës dhe Galushës dhe pranon fatin e saj.

Në këtë rast Dasho Rrapi i mashtruar shumë keq nga


gruaja e parë, urdhëron që të lidhin bashkë me
këlyshët Verorën tek dyert e oborrit,aty ku kalojnë
më së shumti njerzit. Ai i thotë Shkelës :- t’i japin të
hajë ,e kush të kalojë le ta pështyjë për turpin që na
solli!...
Shkela dhe Galusha zbatuan urdhrin dhe Verorja e
shkretë as që i kundërshtoi nga turpi.
Ndodhinë e ndjek në çdo hap Zogu Sqepartë, i cili lajmëron gjithë shpendët e
malit për fatkeqësinë e foshnjëve . Nga rreziku i shpëton zogu i vogël Cicamiu,i
cili morri guximin të përballej me ariun.
Kutinë ku i kishte mbyllur Galusha foshnjët nuk mundi ta hapte asnjëri nga
shpendët . Kështu që vendosën të shkojnë të kërkojnë ndihmë . Rrugës takojnë
një njeri të moshuar duke mbledhur copa drunjësh thane, frashëri,are dhe
bungu.
E pyesin shpendët njeriun e moshuar se nga është ,ai fillon të tregoje:
- Jetoj qyqe vetëm në një kasolle të Frashnjetit . Dikur kisha gruan dhe nje vajze.
Gruaja më vdiq , e ma la vajzën jetime. Vajza u rritë ,e u bë aq e bukur dhe e
vyeshme sa, vinin nga shumë fshatra dhe ma kërkonin për nuse. Por , unë nuk
kisha guxim të e jap. Një ditë, duke më gjetur të varfër ,e tëpafuqishëm , ma
grabitën vajzën time, që e doja si sytë e ballit.
- Po si e ke emrin , o xhaxhi? – e pyesin zogjtë e prekur.
- Mua më thonë Losh Bala.Më tregoni se çfarë halli keni ,oj të gëzuarat e pyllit?-
Pyet Losh Bala.
- Përtej asaj kodrishe kemi një kuti për ta çelur. Atë kuti njeriu e ka mbyllë dhe
njeriu mund ta çelë.
Zogjtë i kërkuan ndihmë Losh Balës dhe ai pranoi t’i ndihmonte.
Losh Bala hapi kutinë dhe pa dy foshnje të vogla që po qanin . Pa e ditur se janë
femijët e vajzës së tij, i morri në shtëpi ,i ushqeu,i rriti sikur të ishin fëmijët e tijë.
Plaku vajzën e quajti Hënë dhe djalin Yll . femijët ,Ylli dhe Hëna ,u rriten
si dy bimë të reja. Kur Galusha merr vesh që femijët e Verorës janë gjalle
dhe po i rritë e po i ushqen gjyshi i tyre (që ata e mendojnë si baba),
niset për ti pare me sytë e saj. Shkon te shtëpia e Losh Balës dhe sheh
me sytë e saj dy fëmijët e bukur të Verorës dhe Dasho Rrapit. Keshtu,
Galusha perpiqet t’I zhduke vëlla e motër. Hëna sëmuret keq dhe ajo do
te mund të sherohej vetëm nëse Ylli do të arrinte të zotëronte puplën e
Zogut të Rrasës që Galusha i kishte thënë.Pa u luhatur, Ylli merr Kaloshin
(mëzin e vogël) dhe niset për te Rrasa e Zogut.Ai është këmbëngulës dhe
i vendosur në veprimet e tij.Motivi që e nxit të rrezikohet është besa e
dhënë, të cilën i’a kishte dhënë motrës dhe e çmon më shumë se çdo gjë
tjetër, më shumë se edhe jetën. Vendi ku e drejtoi Galusha ,Yllin të
shkojë është shum i rrezikshem, kushdo që shkonte atje s’kthehet i gjallë
por shëndrrohet në gur.
Ylli i afrohet Zogut të Rrasës, Tarapushit, duke i treguar arsyen dhe
shkakun që e kishte detyruar t'i hynte një ndërmarrjeje kaq të
rrezikshme, se këtu kishte ardhur vetëm për të çuar në vend fjalën e
dhënë, për të gjetur ilaçin që do t’ishpëtonte jetën motrës. Zogu i Rrases
shpalos vuajtjët dhe jetën e rëndë qe kishte kaluar kur ishte njeri dhe
tregon se si ishte shendrruar . Pasi rrëfu vuajtjet qe kishte kaluar në jetë
e la Yllin të shkonte dhe i dha kurën për të shëruar motren e tij.
Dasho Rrapi kur morri vesh që Ylli kishte arritur të largohej nga ai
përbindësh ,e fton për darkë trimin. Galusha dhe Shkela kur marrin
vesh thurrin nje plan ta helmojne djalin e Dasho Rrapit . I vendosin
helm në ushqim por ata nuk e dinë qe zogu sqepëartë kishte parë e
degjuar gjithqka . Ulën të gjith në sofër dhe fillojnë të hajnë ushqimin.
Kur bën ta çoj lugën tek goja:
-Yll !- bërtet me të madhe zogu. –mos e shti lugën në gojë! Gjella është
e helmuar! E helmoi Galusha!
Kur dëgjon Dasho Rrapi e thërret Galushën dhe e detyron të tregon
arsyen se pse donte ta helmonte trimin.
Galusha e friksuar i tregon të gjitha Dasho Rrapit , se si ajo dhe Shkela
kishin marre fëmijët e Verorës ,I kishin lënë tek shpella e ariut dhe në
vend të tyre kishin marrë dy kelysh. I tregon qe Ylli është djali i tij .
Dasho Rrapi kur i kupton të gjitha, urdheron oborrtarët e tij të marrin
Shkelën dhe Galushën t’i lidhin në vend te Verorës .
Pas gjashtëmbedhjetë vitesh Verorja lirohet , përqafon djalin e saj me
mall. Në mbrëmje Dasho Rrapi urdhëron rojen që t’i përgatisë
këmbësorërt më të mirë, të shkojnë në Frashnjetë për t’ia çuar lajmin e
gëzuar babait të Verorës,Losh Balës , dhe të bijës, Hënës.
Figurat stilistike
Krahasimi: Hiperbola:
Sytë e saja janë
• Ata sy të saj të kuq si të kthyer në lumë të
Personifikimi:
lepurit,ajo hundë majuce madh lotësh.
si sqepi i virrkeqes, ajo • Shquhej një zog me sqep të
mjekër e mprehtë si turiri artë . Ishte vetëm por
I dhelprës dhe ato shalë krenar. Ishte këngëtar mbi Reticensa
të gjata si dy kërraba. këngëtarët , zog i lirë, ditur
mbi të diturit, kishte mendje
te mprehtë dhe ishte i drejtë Ka kuptuar
mbi të drejtit. krismën e pushkës
Kishte shprit t’guximshëm. dhe nuk ka ikur!...
Tema
• Autori trajton një temë të rëndësishme , atë të
besës së dhënë dhe të mbajtjës së saj, temën e
ekzistencës së individit në rrethana të rënda
jetësore, temën e drejtësisë njerëzore, e cila
ndonëse vonon por në fund gjithmonë fiton mbi të
këqijat njerëzore.
Mesazhi
• Jeta shpesh na përball me vështirësi dhe sfida që mund të
duken të pakapërcyeshme. Këto momente të vështira janë
pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë dhe mund të na mësojnë
shumë gjëra të rëndësishme . Përmes vështiresive, ne
zbulojmë forcën tonë të brendshme , mesojmë të jemi më të
duruar dhe zhvillojmë një perspektivë më të thellë mbi jetën.
FALEMINDERIT !

You might also like