Qeverisja e Korporatave: Ligjërata - Java 2

You might also like

Download as ppt, pdf, or txt
Download as ppt, pdf, or txt
You are on page 1of 16

Qeverisja e korporatave

Ligjërata – Java 2

27 shkurt 2024
Ligjërata – Java 2

TË KUPTUARIT E QEVERISJES SË KORPORATËS

Literatura: Ligjërata të autorizuara, fq. 5-16


Çfarë është qeverisja e korporatës?
• Koncepti i "qeverisjes" nënkupton procesin e vendimmarrjes.

• Proces i vendimmarrjes me të cilin zbatohen vendimet nga akterët formal


dhe joformal.

• Çështjet në lidhje me qeverisjen e korporatave datojnë nga shekulli 18-të.

• Adam Smith në veprën e tij “Pasuria e kombeve” të botuar në 1776, shkroi si


vijon:
"Është në interesin e çdo njeriu të jetojë sa më lehtë të mundet; dhe nëse
shpërblimet e tij do të jenë saktësisht të njëjta, pavarësisht nëse ai kryen ose
nuk kryen ndonjë detyrë të mundimshme, është sigurisht interesi i tij, të
paktën siç kuptohet vulgarisht interesi, ose ta neglizhojë atë fare, ose nëse i
nënshtrohet ndonjë autoriteti që nuk do ta lejojë ta bëjë këtë, ta kryejë atë në
një mënyrë aq të pakujdesshme dhe të plogësht siç do ta lejojë ai autoritet”

3
Çfarë është qeverisja e korporatës?
• Teoria e agjentit (Principal-Agent Theory) [autorët: Jensen & Meckling,
1976]

• Qeverisja e korporatës është një sistem sipas të cilit drejtohen dhe


kontrollohen kompanitë (Raporti i Komitetit Cadbury).

• Qeverisja e korporatës është një tërësi e marrëdhënieve midis drejtorëve,


aksionarëve dhe palëve të tjera të interesuara të një korporate.

• Sistemi me të cilin drejtohen dhe kontrollohen korporatat dhe bazohet mbi


koncepte/parime si: transparenca, pavarësia, përgjegjësia dhe integriteti.

• Mekanizëm (strukturë) nëpërmjet të cilit vendosen objektivat e kompanisë,


arritja e këtyre objektivave dhe monitorimi i performancës (OECD).

4
Çfarë është qeverisja e korporatës?
• Perceptohet si mekanizëm ka të bëjë me problemet që vijnë nga ndarja e
pronësisë [aksionarët] nga kontrolli [menaxhmenti].

• Qeverisja e korporatave fokusohet në:


o strukturën e brendshme dhe rregullat e bordit të drejtorëve;

o krijimin e komiteteve të pavarura të auditimit;

o rregullat për zbulimin e informacionit për aksionarët dhe kreditorët; dhe

o kontrollin e menaxhmentit.

5
Çfarë është qeverisja e korporatës?
• Elemente kyçe në qeverisjen e korporatës:
o Menaxhimi, vlerësimi dhe zvogëlimi i rrezikut;

o Performanca e përgjithshme rritet nëse ka mbikëqyrje dhe menaxhim të mirë;


o Kornizë që i mundëson organizatës të ndjekë strategjinë e saj në mënyrë etike
dhe efektive;
o Respektimi i kodeve të qeverisjes për të zbatuar thelbin e çështjes dhe jo
vetëm atë që thotë ligji;
o Tërheqja e investime të reja në kompani, sidomos në vendet në zhvillim;
o Përgjegjësia ndaj aksionarëve por në të njëjtën kohë edhe ndaj palëve të tjera
të interesuara;
o Përforcon besimin që tregjet kapitale kanë për korporatën.

6
Parimet e qeverisjes së korporatës
• Qeverisja e korporatës bazohet mbi disa koncepte dhe parime:
• Drejtësia dhe paanësia

• Sinqeriteti dhe transparenca

• Pavarësia

• Ndershmëria

• Përgjegjësia

• Reputacioni

• Gjykimi

• Integriteti

7
Qeverisja e korporatës dhe Teoria e agjentit
• Drejtorët dhe menaxherët veprojnë si agjentë për vetë pronarët (aksionarët).

• Drejtorët dhe menaxherët përmbushin përgjegjësitë e tyre si agjentë dhe


shpërblehen mbi performancën e tyre.

• Marrëdhënia e agjencisë - një kontratë sipas të cilës një një ose më shumë
persona (drejtorë) angazhojnë persona të tjerë (agjentë) për të kryer disa
shërbime në emër të tyre, dhe delegimin tek agjenti, të një pjese të autoritetit
për të marrë vendime.

• Agjenti është përgjegjës ndaj drejtorit të tij (pra i përgjigjet drejtorit) sipas
kontratës.

• Menaxhmenti duhet të veprojë në përputhje me interesat e palëve të


interesuara.

8
Qeverisja e korporatës dhe Teoria e agjentit
• Detyrat e lëna në mirëbesim – detyrë e imponuar ndaj personave të caktuar
për shkak të pozicionit të mirëbesimit ndaj njëri tjetrit (duke shmangur
konflitet e interesit).

• Kryerja e detyrave – obligim kontraktual për të përmbushur detyrat për të


cilat palët ka rënë dakord.

• Bindja – të vepruarit plotësisht në përputhje me udhëzimet e drejtorit të vet


për sa kohë që këto të fundit janë të ligjshme dhe të arsyeshme.

• Aftësitë – secili agjent duhet të ruajë standarde të caktuara sa i përeket


aftësive dhe kujdesit në profesionin e tij.

• Konfliktet e interesit – vënia në konflikt e interesave të agjentit me ato të


drejtorit.

• Ruajtja e sekretit – mbajtja sekret dhe trajtimi konfidencial nga agjenti i të


gjitha punëve të drejtorit të vet (edhe pas përfundimit të marrëdhënies së
agjencisë).
9
Agjencia nga perspektiva e qeverisjes së korporatës
• Ndarja e pronësisë së kompanisë prej menaxhmentit të saj.

• Pronarët (aksionarët) mund të shihen si drejtorët, menaxhmenti i kompanisë


si agjentët e tyre.

• Menaxhimi i përditshëm i një kompanie është përgjegjësi e drejtorëve dhe


menaxherëve.

• Gjithmonë ekziston mundësi dhe potencial për konflikte të interesit midis


menaxhmentit dhe aksionarëve (problemi i agjentit).

10
Problemi i agjentit
• Në kompanitë e mëdha, pronarët (aksionarët) nuk janë të aftë të
menaxhojnë vetë biznesin dhe duhet të mbështeten mbi agjentët (drejtorët)
të cilët menaxhojnë kompaninë për ta.

• Ndarja e pronësisë nga menaxhmenti mund të krijojë probleme nëse


drejtorët keqpërdorin besimin e përfituar.

• Drejtorët (agjentët) mund të zgjedhin të ndjekin interesat e tyre në vend të


interesave të aksionarëve.

• Fuqia që zotërojnë aksionarët është e drejta për t’i larguar drejtorët nga
detyra e tyre.

• Aksionarët mund të votojnë për zëvendësimin ose largimin e drejtorëve


individual ose të të gjithë bordit.

11
Kostot e agjencisë
• Për të zbutur problemin e agjentit, aksionarëve i’u duhet të ndërmarrin hapat
e duhur për të ushtruar vetë kontrollin e duhur.

• Teoria e agjentit supozon se ndërmarrja e hapave të duhur për ushtrimin e


kontrollit mund të jetë e shtrenjtë dhe e vështirë, sepse:
 duhet të verifikoj se çfarë është duke bërë agjenti, i cili ka në dispozicion më
shumë informacione rreth aktiviteteve të tij se sa që ka pronari,
 duhet të krijohen mekanizma për të kontrolluar aktivitetet e agjentit.

• Kostot e agjencisë dalin në pah nga përpjekjet që bëjnë pronarët për të


monitoruar aktivitetet e agjentëve (në terma monetare dhe në kohë).

• Shpenzimi i kohës dhe resurseve për të treguar se agjentët janë duke


maksimizuar vlerën e pasurisë së aksionarëve.

12
Zgjidhja e problemit të agjentit: bashkërendimi i interesave
• Teoria e agjentit i sheh punonjësit e bizneseve, përfshirë këtu edhe
menaxherët, si individë, ku secili ka objektivat e tij ose të saj.

• Bashkërendimi i interesave ndodhë nëse arritja e objektivave të agjentit në


të njëjtën kohë çon në arritjen e objektivave të organizatës si një e tërë.

• Bashkërendimi i interesave shpesh quhet edhe si ngjashmëri e synimeve.

• Ofrimi i pagave të cilat janë në funksion të performancës [fitimit], ose


nxitjeve (incentivave) të cilat janë në funksion të çmimit të aksionit, qon në
bashkërendimin e interesave dhe zgjidhjen e 'problemit të agjentit’.

13
Zgjidhja e problemit të agjentit: bashkërendimi i interesave
• Shembuj të kompensimeve të tilla që përmbajnë nxitje janë:
a) Pagat e dhëna në funksion të fitimit ose të vlerës së shtuar ekonomike;
b) Shpërblimi i menaxherëve me aksione;
c) Mundësitë e kompensimit të menaxherëve me plane të aksioneve të entitetit
(ESOP).

• Masa të tilla bartin edhe rreziqe duke inkurajuar menaxhmentin të adoptojë


metodat e 'kontabilitetit kreativ’ duke shtrembëruar performancën e
kompanisë.

• Qasje alternative për të minimizuar rreziqet e tilla:


o rritja e përpjekjeve për të monitoruar mënyrën e sjelljes së menaxherëve;
o krijimi i procedurave të 'auditimit të menaxhmentit’;
o parashtrimi i kërkesave shtesë për raportim.
o duke kërkuar siguri nga vetë menaxherët në lidhje me bashkërendim të
interesave. 14
Teoria e kostos së transaksionit
• Mënyra se si organizohet ose qeveriset korporata përcakton edhe mënyrën e
ushtrimit të kontrollit mbi transaksionet e saj.

• Korporata përpiqet të kryejë sa më shumë transaksione [veprimtari] të jetë e


mundur.

• Reduktimi i pasigurive që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e saj me furnitorët,


çmimet dhe cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të blera.

• Pikëpamja e teorisë së kostos së transaksionit: menaxherët sillen në mënyrë


racionale deri diku dhe në të njëjtën kohë janë edhe oportunistë.

• Teoria e kostos së transaksionit dhe Teoria e agjentit përpiqen të zgjidhin të


njëjtin problem, të bëjnë të sigurtë se menaxherët e korporatës veprojnë në
interesin më të mirë të aksionarëve.

15
Ju faleminderit!

Pyetje dhe sqarime shtesë!

You might also like