Professional Documents
Culture Documents
Filozofia e Se Drejtesnocioni
Filozofia e Se Drejtesnocioni
Objekt i filozofisë në esencë është bota, pra e tërë ajo që ekziston.. Por edhe bota imagjinative
Filozofia saktëson se çfarë është vërtetë bota, çfarë është ajo në realitet ( nëse eksiston) ???!!!
1. Religjioni ( feja)
2. Filozofia dhe
3. Shkenca
Qe i përgjigjet përafersisht edhe paraqitjes kohore të tyre, pra: Shkenca filozofia dhe religjioni të
mbështetura në radhitjen e tyre sipas përvojës dhe mbipervojes
• Shkenca është ngritur sipas përvojës si disiplinë racionale
• Ndërsa religjioni është ngritur sipas mbipërvojës por është irracionale ???!!!
• Mbipërvoja është ndryshe nga përvoja - siç tregon vet shprehja, ajo e tejkalon përvojën
• Përvoja është e tërë ajo që njeriu e përjeton në lidhje me botën, duke përfshirë në të edhe
vetveten si pjesë e saj-botës
• Përvoja është pra, takimi me objektin ( lëndën) – prekja, çka edhe vetë përvoja është objekt i
përvojës të mëhershme
• Ngelë një çështje delikate dhe e rëndë, se çka është përvoja normale dhe njeriu normal
• Nuk mund të themi se vetëm në bazë të përvojës mund të njohim të vërtetën apo jo ?!
• Mirëpo, fakti se shpirti është i pavdekshëm është i pa dëshmuar sepse shpirti i pavdekshëm në rastin e
këtillë është caktuar ashtu që i ikën përvojës
• Për këtë - të gjitha faktet nga përvoja janë objekt i shqyrtimit dhe mitikes filozofike
• Pra, çdo fakt nga përvoja paraqet problem filozofik, sepse filozofia gjithnjë merret me pyetjen se a është i
saktë-vërtetë
1. a ekziston bota
2. a ekziston njeriu
Filozofia parashtron njërën prej pyetjeve themelore, pyetjen se përvoja a na dëshmon të vërtetën?!
Mbipërvoja është e dyllojshme
Kur fitojmë përvojën lidhur me një objekt apo për objektin, asnjëherë nuk jemi të
sigurt se ajo vërtet është e saktë për arsye thjeshtë se atë mundemi me e vërtetuar
vetëm me përvojën e re dhe as me këtë, meqë edhe kjo është përvojë sepse
s’mundemi ndryshe më e vërtetuar – përveç me përvojën e re ose proven
Lloji i dytë i mbipërvojës i përket objektit i cili asnjëherë nuk ka qenë i nënshtruar
procesit të përvojës sonë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë , të cilat edhe s’mund të
jenë në përvojën tonë sepse janë të atilla që në asnjë mënyrë s’mund të arrijmë-
njohim me përvojën por për të cilat parimisht i nënshtrohen –përvojës sepse janë të
natyrës së njëjtë sikurse edhe objektet e përvojës ( siç është p.sh. Zoti )
Filozofia dhe shkenca dallojë ndërmjet vete, mirëpo, bazën nisëse të hulumtimit e kanë në përvojën e
përditshme të njeriut të rëndomtë
Njeriu sa i afrohet filozofisë në jetën e përditshme aq edhe shkencës, ndërsa burimin që të dyja e kanë në
jetën e rëndomtë, përvojën e përditshme
Filozofia dhe shkenca janë ndarë duke ndjekur dy drejtime të cilat mendja e njeriut detyrimisht i ndjekë
Një drejtim është, që sa më tepër të thellohen dhe kristalizohen përvojat në mënyrë që sa më shumë të
kemi njohuri të bindshme
Drejtimi i këtillë na ka sjellë gjer te shkenca – njohjet shkencore dhe gjer te përsosmëria
Dallimet ndërmjet filozofisë dhe shkencës ishin evidente, mirëpo, këto i lidhë fakti se që të dyja
janë disiplina racionale dhe mund të komunikojnë ndërmjet vete
Filozofia është më larg nga religjioni sepse religjioni është një disiplinë joracionale, përkundër
filozofisë e cila eshte discipline racionale
Pra, filozofia dhe religjioni kanë të ngjashme sepse që të dyja flasin për mbipërvojën
Dallimi qëndron vetëm në të komunikuarit e saj , pra, filozofia bënë fjalë për faktorët të cilët
mendja e njeriut mund ti kapë, pranojë apo edhe ti refuzojë apo edhe ti hedhë në mënyrë racionale
Lënda (objekti) e fesë absolutisht është e pakapshme – e palejueshme t’i nënshtrohet dëshmimit
– përvojës , sa që nuk dihet se a ekziston fare ???
Feja thjeshtë pohon se bota ekziston si në përditshmëri, ashtu edhe në mbipërvojën, edhe kur
Metodat e studimit te Filozofise te se drejtes
2. Metoda aprioristike (nuk mbeshtetet në përvojë, qe nuk e merr parasysh gjendjen faktike, që
shkon para përvojës)
Në grupin e parë të metodave filozofike hyjnë ato metoda të cilat janë relativisht të afërta me
metodat shkencore ( të përvojës) , metoda këto që me të aplikuar ( zbatuar) të dhënat e fituara
( faktet ) mund të vërtetohen ( provohen) edhe të arsyetohen
Në grupin e dytë të metodave filozofike hyjnë metodat me aplikimin e të cilave të dhënat (faktet)
e fituara nuk mund të me u dëshmuar , gjegjësisht me u arsyetuar , metoda këto që qëndrojnë larg
1. Metodat me anën e të cilave të dhënat e fituara mund të provohen (arsyetohen)
2. Metoda aprioristike
Kjo metodë përbëhet prej hulumtimeve të një lloji të njohjes së lindur, e cila
domosdoshmërish i paraprinë përvojës, pa të cilën vetëm përvoja nuk do të ishte e
mundshme
Këtu duhet përmendur mendimin e Kantit, sipas të cilit ekzistojnë disa përmbajtje të
“pastra”të vetëdijes, observime dhe ide, të cilat që më herët se sa përvoja ( apriori) i
janë dhënë njeriut dhe të cilat madje janë të domosdoshme që përvoja të jetë e mundur
3. Metoda aksiomatike
Kjo metodë merret me përcaktimin e qëndrimeve, vërtetësia e të cilave është e dukshme për çdo kënd
Këto qëndrime nuk fitohen nga një përvojë, gjer te këto arrihet vetëm me të menduar
Kështu. p.sh. konsiderohet si i njohur –parimi pacta sunt servanda sepse nga vetë
nocioni i kontratës del se ajo duhet të respektohet
Kështu, p.sh. thuhet se e drejta duhet ti konsideroj të gjithë njerëzit të barabartë sepse është e
njohur se të gjithë njerëzit janë të njëjtë
Është e qartë se kjo s’është e vërtetë , s’është e saktë , andaj këto qëndrime duhet të shpjegohen ,
arsyetohen dhe si të tilla s’janë qëndrime aksiomatike
Metodat me anën e të cilave fitohën të dhënat por të cilat nuk provohen (arsyetohën)
1. Metoda e intuitës
Metoda e intuitës hedhë poshtë çdo përvojë, për dallim nga metoda aprioristike dhe
aksiomatike
Edhe ne filozofin e së drejtës kjo metodë konsideron se ideja për të drejtën, drejtësinë,
gjegjësisht, ndjenja për të drejtën kuptohen në mënyrë intuitive
2. Frymëzimi
• Ne drejtesi frymezohesh nga nje gjendje per hartimin p.sh. te nje ligji,
rregullore, urdherese, udhezimi, vendimi….
3. Zbulimi (ringjallja)
Kjo metodë edhe më shumë largohet nga realiteti, nga gjendja reale e jetës
shoqërore, në ngritjen mbi të gjitha dhe në një mënyrë një lidhje mistike me
mbipërvojën, me botën tjetër, para së gjithash me Perëndin apo me format e
tija të paraqitjes
Në këtë mënyrë filozofi vjen deri te njohjet të cilat “perëndia“ ia zbulon apo
ato vetë i paraqiten në gjendjen e tij jo normale – psikike
4. Metoda aksiologjike
• Me anën e kësaj metode përcaktohen vlerat d.m.th bëhet vlerësimi i vlerave, pra,
nxirren të dhënat normative
• Njeriu sipas këtyre bindjeve nuk krijon vlera por vetëm i zbulon , d.m.th. vërteton
ekzistimin e tyre objektiv, si dhe realitetet tjera
5. Metoda logjike
Sepse siç kemi thënë më heret, filozofia duhet të filloj prej ndonjë supozimi të përgjithshëm si
qëndrim bazik lidhur me çështjen e dhënë, dhe nga kjo në rrugë logjike të nxjerr qëndrime
më të ngushta të cilat në mënyrë më konkrete e përpunojnë supozimin e caktuar
Mendimi logjik se pervec planeteve qe mund ti observon shkenca ka edhe planete tjera rrjedh
nga logjika.