Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 50

Metodat cilësore në kërkim shkencor

Ligjërata 4 dhe 5

METODOLOGJIA E KËRKIMIT DHE


RISHIKIMI I LITERATURËS

Dr. Sc. Shkendije Ukaj


Pejë, 2023
Përmbajtja
Në fund të kësaj ligjërate do të keni kuptuar:
• Metodologjinë e punës, së një hulumtimi;

• Do të mësoni se cilat janë tipet e një kërkimi, burimin e të


dhënave dhe Instrumentet e mbledhjes së tyre;

• Do të mësoni se cilat janë metodat e kërkimit e në veqanti


do të mësoni mbi metodën e kërkimit cilësor që është edhe
objekti i punës suaj;

• Poashtu, do të mësoni dhe kuptoni mbi rishikimin e


literatuarës si zhvillohet ajo dhe rëndësinë që ajo ka në
punën tuaj kërkimore.

Procesi i hulumtimit
FF
Rishikimi i literaturës
FF

Rishikoni
konceptet Analizo
dhe teoritë Dizajno Mbledh të dhënat
Përcaktoni (Testo Interpreto
Formulo hulumtimin të dhëna
problemin e (duke perfshire hipotezat dhe
hipotezat dhe mostrën)
(Ekzekutimi) raporto
hulumtimit nëse ka)
Rishikoni F F
gjetjet e
mëparshme
I të hulumtimit
III IV V VI VII

II
F
F Feed Back
FF Feed Forward
METODOLOGJIA E HULUMTIMIT (KËRKIMIT)

 Pasi keni vendosur për çështjen kërkimore, hapi tjetër për


t’u ndjekur është, si do ta kryeni kërkimin.

 Kjo lidhet me metodologjinë e kërkimit, e cila është


filozofia apo parimi i përgjithshëm që do të udhëheqi
kërkimin tuaj.
 Metotologjia e kerkimit
 Metodologjia e kërkimit përfshin një numër aktivitetesh të cilat
duhet të realizohen.
 Ato organizohen në një rend të caktuar kohor për tu kryer gjatë
procesit të kërkimit, dhe përfshinë;
• Tipet e kërkimit
• Burimin e të dhënave
• Instrumentet e mbledhjes së të dhënave
• Metodën e kërkimit
• Zgjedhjen/Kampionimin
• Shtrirja kohore
• Mjetet statistikore për analizimin e të dhënave
• Hipotezat/Pyetjet kërkimore
• Kufizimet e kërkimit
 Tipi i (llojet e) hulumtimit
o Sipas llojit të hetimit kemi klasifikimin në:
 Metodat cilësore dhe sasiore të kërkimit që i kemi përmendur në kapitujt
paraprak.
• Termat “cilësorë” dhe “sasiorë” përdoren gjerësisht në me­naxhimin e biznesit
për të dalluar si teknikat e mbledhjes së të dhënave dhe procedurat e analizimit
të të dhënave.
• Sasiore përdoret së shumti si sinonim i ndonjë teknike për mbledhjen e të
dhënave (si një pyetësor) ose procedure për analizimin e të dhënave (si grafikë
ose statistike) që gjeneron të dhëna numerike.
• Cilësore përdoret më së shumti si sinonim i ndonjë teknike për mbledhjen e të
dhënave (si një intervistë) ose procedurë për analizimin e të dhënave (si
kategorizimi i të dhënave) që gjeneron ose përdor të dhëna jo-numerike.
• Cilësorja mund ti referohet edhe të dhënave të tjera veç fjalëve, si imazheve
foto dhe video.
 Tipi i hulumtimit
o Kërkimi cilësor eksploron qëndrime, sjellje dhe eksperienca përmes
metodave të tilla si intervista (gjysëm të strukturuara, të
passtrukturuara), vrojtimi (me apo pa pjesëmarrje), mbledhja e
dokumernteve që lidhen me pyetjen e hulumtimit, fokus grupe,
rrëfime (mbledhja e historive te njerëzve).

o Ai tenton të mbledhë opinione të thelluara nga pjesëmarrës.

o Në këtë tip kërkimi marrin pjesë më pak persona, por kontakti me


këta pjesëmarrës tenton të jetë më i gjatë në kohë.

o Përdallim nga kerkimi cilësor, Kërkimi sasior gjeneron statistika


përmes përdorimit të kërkimit vrojtues të një shkalle të gjerë, duke
përdorur pyetësorë apo intervista të strukturuara.

o Ky tip kërkimi arrin më shumë njerëz, por kontakti me ta është më i


shkurtër në kohë krahasuar me kërkimin cilësor.
 Tipi i hulumtimit
• Në zgjedhjen e metodës tuaj të kërkimit, ju mund të përdorni vetëm një
teknikë të mbledhjes së të dhënave dhe të analizimit të të dhënave
(metodë mono – metodë ose të përdorë më shumë se një teknikë për
mbledhjen e të dhënave, për t’ju përgjigjur pyetjeve kërkimore (multi
metodat).

• Pra, në një kërkim mund të përdoren tenika dhe procedura të


kombinuara cilësore dhe sasiore si edhe përdorimin e të dhënave
parësore dhe dytësore.

• Nëse zgjidhni të përdorni mono-metodë duhet të kombinoni një


teknikë të vetme të mbledhjes së të dhënave sasiore, si pyetësorët, me
procedurat e analizimit sasior të të dhënave;
• Ose një teknikë të vetme të mbledhjes së të dhënave cilësore, si
intervistat, me procedurat e analizimit cilësor të të dhënave.
 Tipi i Hulumtimit

• Si përfundim:
• Vendimi për të përdore metodën cilësore
apo sasiore të kërkimit duhet të mbështetet
tek pyetja e hululumtimit dhe tek lloji i të
dhënave që duhen mbledhur dhe
analizuar.
 Burimi i të dhënave
• Për qëllimin e kërkimit përdoren të dhëna parësore dhe dytësore :
• Të dhënat parësore(primare) janë ato që mblidhen direkt nga
studiuesi, për qëllimin specifik të kërkimit të studiuesit.

• Të dhënat dytësore(sekondare) janë të dhënat e mbledhura në


të shkuarën nga kërkues të tjerë, apo subjekte të tjera për
qëllimet e tyre, por që mund t’i shërbejnë qëllimit të studiuesit
në fjalë.

• Të dhënat primare dhe sekondare mblidhen në mënyrë që të


mbulohen të gjitha aspektet e studimit.

• Këto të dhëna përdoren në mënyrë të kombinuar sipas nevojave


të studimit
Burimi i të dhënave

 Të dhënat parësore
o Të dhënat parësore janë origjinale në natyrë dhe të lidhura direkt me
çështjen apo problemin.

o Për mbledhjen e tyre kërkohet angazhim me burime financiare,


njerëzore dhe kohë.

o Të dhënat primare mund të mblidhen përmes: intervistës,


vëzhgimit/observimit, kërkimit veprim, rasteve studimore,
pyetësorëve, kërkimit etnografik, studimeve gjatësore.
Burimi i të dhënave
Të dhënat dytësore
o Të dhënat dytësore janë të dhëna të mbledhura nga një palë që nuk ka lidhje
me studimin, por i ka mbledhur këto të dhëna për një qëllim tjetër në të
shkuarën. Nëse studiuesi i përdor këto të dhëna atëherë ato bëhen të dhëna
dytësore për përdoruesin actual.
o Ato mund të jenë në formë të shkruar, të printuar ose elektronike.

o Të dhënat dytësore përdoren edhe për të krijuar një ide të parë për problemin e
kërkimit.
o Të dhënat dytësore klasifikohen në bazë të burimit në të brendshme dhe të
jashtme, ku të brendshme janë ato të dhëna dytësore të cilat sigurohen brenda
organizatës apo institucionit që po e ndërmerr studimin dhe të jashtme janë ato
që burojnë nga jashtë organizatës.

o Të dhënat dytësore janë burime të cilat egzistojnë, si psh: kërkime të


mëparëshme, statistika zyrtare, prodhime të medias, ditarë, letra, raporte të
qeverive, informacion në web, informacion dhe të dhëna historike.
Burimi i të dhënave

Burime terciare
o Burimet terciare janë informacion i cili është
përqëndrim dhe mbledhje e të dhënave primare dhe
sekondare, si: kronologjitë, fjalorët dhe enciklopeditë,
direktoritë, bazat e të dhënave, indekset, abstraktet,
biliografitë, etj.
• Dallimet mes kërkimit primar dhe sekondar
 Instrumentet për mbledhjen e të dhënave

o Për mbledhjen e të dhënave mund të përdoren


instrumente si: pyetësorët, telefoni, celulari, posta,
posta elektronike, intervista, etj.
• Pyetësori është një grup pyetjesh që është përgatitur
për të mbledhur përgjigje në lidhje me një çështje të
caktuar.
• Kur pyetësorët ndërtohen në mënyrën e duhur dhe
administrohen në mënyrën e duhur, mund të jenë
burim shumë i mirë informacioni. E kundërta, do ta
bënte vrojtimin pa vlerë.
 Metoda e kërkimit -CILËSORE
o Fuqia e kërkimit cilësor është aftësia e tij për të siguruar
përshkrime komplekse me tekst të eksperiencave njerëzore për
një çështje kërkimore.
o Ai siguron informacion mbi anën “njerëzore” të çështjes – që janë
shpesh sjelljet kontradiktore, besimet, opinionet, emocionet, dhe
marrëdhëniet e individëve.
o Metodat cilësore janë gjithashtu efektive në identifikimin e
faktorëve jomaterialë, si normat sociale, statusi socio-ekonomik,
rolet gjinore, etnia dhe feja, roli i të cilave në cështjen kërkimore
mund të mos jetë lehtësisht i dukshëm.
o Kur përdoret bashkë me metodat sasiore, kërkimi cilësor mund të
na ndihmojë të interpretojmë dhe të kuptojmë më mirë realitetin
kompleks të një situate të dhënë dhe implikimet e të dhënave
sasiore.
 Metoda e kërkimit -CILËSORE

Kërkimi cilësor është tipikisht qasja e përdorur në situata


në të cilat ne duam:
a) Të gjenerojmë teori apo hipoteza të reja
b) Të zhvillojmë histori të detajuara për të përshkruar një
fenomen
c) Të arrijmë kuptim më të thellë të çështjeve
d) Të përmirësojë cilësinë e matësve sasiorë

Këto qëllime adresohen në mënyrë më të detajuar më


poshtë
 Fushat (Tradita) dhe llojete studimit me
metodën Cilësore
o Tradita cilësore është një rrugë e përgjithëshme e të
menduarit për kryerjen e një kërkimi cilësor. Ajo
shpjegon, në mënyrë eksplicite ose implicite,
qëllimin e kërkimit cilësor, rolin e
kërkuesit/kërkuesve, fazat e kërkimit, dhe metodën e
analizimit të të dhënave.

o Kështu, katër traditat kryesore cilësore janë:


etnografia, fenomenologjia, kërkimi në terren dhe
teoria bazë.
 Fushat e studimit me metoda CILËSORE
Etnografia
o Qasja etnografike e kërkimit cilësor vjen kryesisht nga fusha e
antropologjisë.
o Theksi i etnografisë është në studimin e një fenomeni në kontekstin e
kulturës. Si fillim, idea e kulturës lidhej me nocionin e etnicitetit dhe
vendndodhjes gjeografike, por është zgjeruar duke përfshirë virtualisht
çdo grup ose organizatë aq sa është e zakonshme të flitet për kulturën
organizative.
o Etnografia është një fushë ekstremisht e gjerë, me shumë varietet
praktikash dhe metodash. Sidoqoftë, qasje etnografike më e
zakonshme është obeservimi me pjesëmarrje (angl.: participant
observation), i cili kryhet si pjesë e kërkimit në terren.
o Etnografi bëhet pjesëmarrës aktiv në kulturë dhe mban shënime të
zgjeruara nga terreni.
o Sikurse në Teorinë e Bazuar (angl.: Grounded Theory), nuk ka kufizim
se çfarë duhet të studiohet dhe nuk ka as ndonjë pikë fundore të
dukshme të studimit etnografik.
 Fushat e studimit me metodën cilësore
o Një shembull i kësaj qasje është seria e studimeve të studiueses Myra
Bluebond-Langner mbi fëmijët e sëmurë në mënyrë kritike dhe
familjet e tyre. Studimi i saj u zhvillua në një spital të sëmurësh me
kancer në të cilin ajo intervistoi fëmijë dhe familjet e tyre me qëllim
që të kuptonte më mirë njohjen që fëmijët kishin ndaj situatës së tyre
dhe po ashtu proceset e shoqërizimit që përfshinin të gjithë personat e
lidhur me fëmijën e sëmurë.
o Obeservimet e saj të kujdesshme përfshinin jo vetëm atë që thonin
fëmijët dhe të tjerët, por edhe çfarë ata bënin dhe se si ata vepronin.
Mes gjetjeve të saj, ajo zbuloi se fëmijët dinin shumë më tepër rreth
kushteve të tyre se sa mendonin të rriturit se ata dinin.
o Puna e kësaj studiueseje çoi në rikonsiderimin e strategjive të
komunikimit dhe në një theksim të ri të komunikimit të ndershëm dhe
të hapur me fëmijët.
o Në përshkrimin që studiuesja i bën punës së saj në procesin e
kërkimit, ajo thekson sa me rëndësi qëndrore ishte ndërtimi i besimit
me pacientët e rinj dhe se si ajo e arrinte këtë për të marrë të dhëna
cilësore sa më të sinqerta e sa më të pasura.
 Fushat dhe llojet e studimit me metodën cilësore
Fenomenologjia
o Tradita e fenomenologjisë thekson studimin e eksperiencës që kanë ata
që përgjigjen në lidhje me fenomenin.
o Fenomenologjia është një shkollë mendimi që fokusohet në
eksperiencat subjektive të njerëzve dhe interpretimet e botës. Që do të
thotë, një fenomenologjist dëshiron të kuptojë se si bota përjetohet si
eksperiencë nga perspektiva e të tjerëve.
o Shembull: Robinson, Giorgi dhe Ekman (2012) kryen një studim
fenomenologjik për të kuptuar procesin e adaptimit të hershëm të sëmundjes
së Alzheimer, me intervista vjetore për katër vite me një grua që kishte shenja
të demencës së hershme. Kërkuesit ndoqën një protokoll të strukturuar për të
mbledhur dhe analizuar të dhënat. Analiza konsistoi në katër hapa, duke filluar
me leximin e të gjithë transkriptit disa herë ‘‘për të marrë një ndjesi të të gjithë
eksperiencës’’ dhe duke përfunduar me një përshkrim të njësive me kuptim të
zbuluara në analizë. Për shembull, kërkuesit diskutuan eksperiencën e
përballjes me të tjerët të cilët ishin kritik në rritjen e harresës duke gjeneruar
stres mbi diçka që gruaja nuk ishte e vetëdijëshme dhe nuk mund ta kuptonte .
 Fushat dhe llojet e studimit me metodën
cilësore
Kërkimi në terren
o Kërkimi në terren (angl.: Field research) mund të konsiderohet një traditë e
gjerë e kërkimit cilësor ose një metodë e mbledhjes së të dhënave cilësore.
o Idea thelbësore është se kërkuesi zbret në terren për ta studiuar fenomenin në
formën e vet natyrore ose “on site”. Si e tillë, është më shumë e lidhur me
metodën e observimit/vëshgimit me pjesëmarrje.
o Kërkuesi në terren tipikisht mban shënime të zgjeruara të cilat kodohen dhe
analizohen për tema kryesore.
o Mes këtij grupi metodash, kërkimi veprim me pjesëmarrje (angl.:
participatory action research PAR) ndoshta shkon më përpara se të tjerët duke
varjuar marrëdhënien kërkues-pjesëmarës-të dhëna me kthimin e kërkuesve
në pjesëmarrës, të pjesëmarrësve në kërkues, të të dhënave në veprim.
o Një shembull për këtë kërkim është studimi për disa programe kolegji në burg
ku gjatë studimit të burgosurit ishin kërkues/studjues me qëllim marrjen e
perspektivave nga brenda sistemit.
 Fushat dhe llojet e studimit me metodën
cilësore
Teoria e Bazuar (angl.: Grounded Theory)
o Teoria e Bazuar është një traditë e kërkimit cilësor që si fillim është
zhvilluar nga Glaser dhe Strauss në 1960.

o Qëllimi i Teorisë së Bazuar është zhvillimi i teorisë rreth fenomenit për të


cilin interesohemi, por ata nuk po flasin për teorizim abstrakt.

o Teoria duhet të bazohet dhe t’i ketë rrënjët në observime/vëzhgime, sikurse


vetë termi i përdorur për emërtimin.

o Teoria e Bazuar është një proces kompleks dhe dinamik në të cilin zhvillimi
i teorisë dhe mbledhja e të dhënave të lidhura me atë teori ndërtojnë njëra-
tjetrën.
 Fushat dhe llojet e studimit me metodën cilësore
o Kërkimi fillon me ngritjen e pyetjeve të përgjithshme të cilat
ndihmojnë drejtimin e kërkimit por nuk kanë qëllim të jenë statike
ose përfundimtare.

o Ndërsa kërkuesi fillon të mbledhë të dhëna, identifikohen konceptet


kryesore teorike. Zhvillohen tentativa për lidhje mes koncepteve
kryesore teorike dhe të dhënave.

o Kjo fazë e herëshme e kërkimit tenton të jetë e hapur dhe merr muaj
të tërë.

o Më vonë, studiuesi është më i angazhuar në verifikim dhe


përmbledhje. Përpjekja tenton të zhvillohet drejt një kategorie
kryesore qëndrore. Qasja tenton të ndërtojë një koncept teorik i cili
riformulohet përmes observimeve/vëzhgimeve të reja të cilat mund të
çojnë në nevojën për mbledhjen e të dhënave të tjera.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor

 Tani që kemi kuptueshmëri të


përgjithshme mbi kërkimin cilësor, le të
diskutojmë se si ta realizojmë një kërkim
të tillë praktikisht. Një varietet metodash
janë të zakonëshme në matjet cilësore. Në
fakt, metodat janë të limituara në
imagjinatën e kërkuesit. Këtu, po
diskutojmë disa nga metodat e përdorura
me gjerësisht.
Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor
Observimi me pjesëmarrje
o Një nga metodat më të zakonshme të mbledhjes së të dhënave
cilësore, observimi me pjesëmarrje, është në të njëjtën kohë
edhe një nga më kërkuesit.
o Ai kërkon që kërkuesi të bëhet pjesëmarrës në kulturën ose
kontekstin që po vrojtohet. Literatura për observimin me
pjesëmarrje diskuton se si hyhet në kontekst, rolin e kërkuesit si
pjesëmarrës, mbledhjen dhe ruajtjen e shënimeve nga terreni dhe
analizën e të dhënave nga terreni.
o Observimi me pjesëmarrje shpesh kërkon punë intensive disa
mujore apo disavjeçare sepse është e nevojëshme që kërkuesi të
pranohet si pjesë natyrale e kulturës për të siguruar që
observimet janë një fenomen natyral.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor
o Observimi direkt
o Observimi direkt dallon nga observimi me pjesëmarrje nga një numër
mënyrash.
o Së pari, një observues direkt nuk përpiqet që të bëhet pjesëmarrës në
kontekst. Madje, observuesi direkt përpiqet që të mbajë distancë për të
mos ndikuar observimet me prezencën e tij.

o Së dyti, observimi direkt sugjeron një perspektivë më të shkëputur.


Kërkuesi vetëm po shikon, nuk është edhe duke parë edhe duke marrë
pjesë.

o Si rrjedhojë, teknologjia mund të jetë e dobishme në observimin direkt.


Për shembull, ju mund të regjistroni me video fenomenin ose të
observoni nga pas dritareve me pasqyra.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor

o Së treti, observimi direkt tenton të jetë më i


strukturuar se observimi me pjesëmarrje. Kërkuesi po
observon disa situata të caktuara ose njerëz që po
përpiqen të përfshihen në të gjithë kontekstin.

o Së fundi, observimi direkt tenton të mos marrë aq


shumë kohë sa observimi me pjesëmarrje.
o Për shembull, po observohet ndërveprimi nënë-fëmijë
nën disa kushte specifike laboratorike, duke parë
veçanërisht për elementët çelës joverbalë që do të
përdoren.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor

Intervista e pastrukturuar
o Intervista e pastrukturuar përfshin ndërveprimin direkt mes
kërkuesit dhe një personi që përgjigjet apo një grupi.
o Ajo dallon nga intervista tradicionale e strukturuar në një numër
mënyrash.
o Së pari, edhe pse kërkuesi mund të ketë disa pyetje orjentuese ose
koncepte kryesore për të pyetur, nuk ka instrument formal të
strukturuar ose protokoll.
o Së dyti, intervistuesi është i lirë që të lëvizë bashkëbisedimin në çdo
drejtim që atij i intereson.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor

o Si rrjedhim, intervista e pastrukturuar është veçanërisht e


dobishme për të eksploruar çështje gjerësisht. Sidoqoftë, ka
një çmim për këtë mungesë strukture.

o Duke qenë se çdo intervistë tenton të jetë unike, pa një set


pyetjesh të paracaktuara për t’iu bërë të gjithë atyre që do të
përgjigjen, është zakonisht më e vështirë të analizohen të
dhëna nga intervistat e pastrukturuara, veçanërisht kur duhet
bërë sintetizim mes atyre që përgjigjen.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor

o Intervistimi i pastrukturuar mund të jetë forma më e


zakonëshme e mbledhjes së të dhënave nga gjithë të
tjerat.
o Ju mund të thoni që kjo metodë përdoret sa herë
dikush pyet dikë tjetër mbi një pyetje!

o Është veçanërisht e dobishme kur realizohen vizita në


terren ose fokus grupe rastësore të dizanjuara të
eksplorojnë një kontekst ose një situatë.
Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor
Rasti studimor
o Rasti studimor është studimi intensiv i një individi specifik, një
eventi, një organizate ose i një konteksti specifik.

o Për shembull, Frojdi zhvilloi raste studimi për disa individë si bazë
për teorinë e psikoanalizës, dhe Piaget bëri raste studimi të fëmijëve
për të studiuar fazat e zhvillimit.

o Rastet e studimit janë të përdorura gjerësisht në biznes, ligj dhe në


analizat e politikave, me nivelin e analizës që varion nga një individ i
veçantë tek historia e një organizate apo një ngjarje.

o Nuk egziston një rrugë e vetme se si realizohet një rast studimi, dhe
zakonisht përdoret një kombinim metodash (si për shembull
observimi direkt dhe intervistimi i pastrukturuar).
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor

o Po i përfshijmë rastet studimore në diskutimin e


strategjive të metodave cilësore, por qasjet sasiore në
studimin e rasteve janë të mundshme dhe po bëhen
shumë masive me përdorimin e teknologjive. Për
shembull, kërkuesit i pajisin pjesëmarrësit me pajisje
që mbledhin të dhëna elektronike për të kapur një
fragment të ngjarjeve në një kontekst real. Këto lloj të
dhënash mund të ekzaminohen duke përdorur grafikë
dhe analiza të serive kohore.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor
Fokus grupet
o Fokuset grupet janë bërë shumë popullore në marketing dhe në
lloje të tjera të kërkimit social sepse ato i krijojnë mundësi
kërkuesit të sigurojë informacion të detajuar rreth qëndrimeve,
opinioneve, dhe preferencave të grupeve të përzgjedhura të
pjesëmarrësve.

o Këto metoda mund të përdoren për të gjeneruar sa më shumë ide


e mundur mbi një çështje dhe për të arritur konsensus në grup.

o Ndonjëherë një fokus grup mund të përdoret si fazë paraprake në


zhvillimin e një ankete duke identifikuar elementë potencialë që
lidhen me çështjen apo me popullimin.
Fokus Grupet
o Planifikimi i kujdesshëm i një fokus grupi përfshin konsiderimet e
mëposhtëme:
• Cili do të jetë fokusi specifik? Është e zgjuar që numri i pyetjeve
fokus të mbahet në kufinjtë e 5 deri në 7 pyetje.

• Kush do të marrë pjesë? Përgjithësisht, shtatë deri në 12 persona


është numri optimal i një grupi, por numri i grupeve që ju do të
zhvilloni varet nga sa shumë diversitet doni të përfshini në zgjedhjen
tuaj.

• Si do ti regjistroni observimet? Audioregjistrimi dhe


videoregjistrimi, transkriptet, dhe shënimet e detajuara mund të
përdoren të vetme ose të kombinuara.

• Si do ti analizoni të dhënat? Ka disa qasje për analizën e të dhënave


të fokus grupeve, por konsiderata kryesore është të paturit të një plani
të shkruar përpara se të realizohen fokus grupet.
Fokus Grupet
o Është gjithashtu shumë e rëndësishme të mendohet
me kujdes mbi etikën e të ftuarit të njerëzve për të
diskutuar në një format fokus grupi, veçanërisht
nëse çështja për diskutim është e ndjeshme dhe
nëse pjesëmarrësit tuaj në një mënyrë konsiderohen
vullnetar ose kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor

Metoda “që nuk vihen re” në Kërkimin Cilësor


o Në të gjitha metodat që kemi prezantuar deri tani, kërkuesit kanë një
lloj ndërveprimi me ata që përgjigjen gjatë kryerjes së studimit. Për
shembull, observimi direkt dhe observimi me pjesëmarrje kërkojnë që
kërkuesi të jetë fizikisht prezent. Kjo mund të çojë në ndryshimin e
sjelljes nga ana e pjesëmarrësve në mënyrë që të duke mirë në sytë e
studiuesit ose të konformohen sipas asaj që ata mendojnë se studiuesi
do të pëlqente të shihte.

o Një pyetësor është një ndërprerje e rrjedhës normale të sjelljes. Ata që


përgjigjen mund të lodhen duke e mbushur anketën dhe mund të
preken nga pyetjet që u drejtohen.
 Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor

o Metodat “që nuk vihen re” janë metoda të mbledhjes së të dhënave


të cilat nuk ndërhyjnë në jetët e atyre që përgjigjen.

o Në shumicën e rasteve ata që përgjigjen as nuk e dinë fare që po u


mblidhen të dhëna.

o Metodat “që nuk vihen re” reduktojnë paragjykimet për ndërhyrjen e


kërkuesit apo instrumentit matës.

o Sidoqoftë, metodat “që nuk vihen re” varen nga konteksti dhe në
shumë situata, thjesht nuk janë të disponueshme ose të levërdisshme.
Llojet e metodave në Hulumtimin cilësor
o Për disa konstrukte, mund të mos këtë fare mënyra për të
zhvilluar metoda “që nuk vihen re”.

o Gjithashtu, një kërkues mund të humbasë informacion me


vlerë si rezultat i mosangazhimit me audiencën që po
studiohet.

o Është e rëndësishme të theksohet se metodat “që nuk vihen


re” mund të përdoren si në kërkimin cilësor edhe në kërkimin
sasior.

o Për shembull, analiza e të dhënave sekondare është një


metodë “që nuk vihet re” e cila përdoret ekskluzivisht në
kërkimin sasior.
RISHIKIMI / VËSHTRIMI I LITERATURËS
 Arsyeja më e rëndësishme se përse e kryejmë një kërkim është
prodhimi i dijes së re dhe e mënyrave të reja të të kuptuarit dhe
vënia në dispozicion ndaj kujtdo e këtyre të rejave.

 Kur planifikohet një kërkim i ri është thelbësore të dihet situata


aktuale e njohurive për temën që keni zgjedhur pasi kështu do të
evitohej humbja e kohës disa mujore në kërkim të dijeve që
tashmë egzistojnë.

 Për këtë, një nga hapat e parë në planifikimin e një procesi


kërkimor është vështrimi i literaturës i cili përfshin
hulumtimin në të gjitha burimet e informacionit për të
gjurmuar dijen më të fundit, duke i vlerësuar lidhjen me
temën tonë, cilësinë, kundërshtitë dhe hendeqet. (Walliman,
N. 2011).
RISHIKIMI / VËSHTRIMI I LITERATURËS
 Rishikimi/vështrimi i literaturës mund të jetë konsumues në kohë, lodhës, por
në të njëjtën kohë edhe shpërblyes.

 Vështrimi i literaturës është pjesë integrale e procesit të kërkimit dhe jep


kontribut me vlerë në çdo hap të tij.

 Ai ka vlerë madje edhe në etapën e parë, kur ju jeni duke u menduar për
pyetjet kërkimore.

 Në fazat e para të kërkimit, vështrimi i literaturës e ndihmon studiuesin të


gjejë rrënjët teorike të studimit, të qartësojë idetë dhe të zhvillojë
metodologjinë e kërkimit.

 Në pjesën e mëvonëshme të procesit, vështrimi i literaturës shërben për të


shtuar dhe konsoliduar bazën e dijes dhe ndihmon për të integruar gjetjet me
trupin ekzistues të dijes.
.
RISHIKIMI / VËSHTRIMI I LITERATURËS

 Duke qenë se një përgjegjësi e kërkimit


është krahasimi i gjetjeve tuaja me ato të
dikujt tjetër, vështrimi i literaturës luan
këto një rol veçanërisht të rëndësishëm.

 Sa më i lartë të jetë niveli akademik i


kërkimit, aq më i rëndësishëm bëhet
integrimi i gjetjeve tuaja me literaturën
ekzistuese.
RISHIKIMI / VËSHTRIMI I LITERATURËS

 Në lidhje me kërkimin tuaj, vështrimi i literaturës mund t’ju


ndihmojë përmes katër rrugëve:

1. Duke sjellë qartësi dhe fokus në problemin e kërkimit tuaj


2. Duke përmirësuar metodologjinë e kërkimit tuaj
3. Duke zgjeruar bazën e dijes tuaj në fushën e kërkimit, dhe
4. Duke kontekstualizuar gjetjet tuaja
 SI TA KRYEJMË RISHIKIMIN E LITERATURËS?

o Vështrimi i literaturës fillon me fushën e gjerë të interesit duke u


ngushtuar në atë që ju doni të kërkoni.

o Pastaj, vështrimi i literaturës duhet të jetë i fokusuar rreth problemit


të kërkimit tuaj.

o Egziston një problem i madh nëse vështroni literaturën pa patur një


ide për kërkimin tuaj, pasi kjo mund ta kufizojë mendimi rreth
çështjes.

o Për këtë, rruga më e mirë është të kesh një ide për kërkimin që do të
ndërmerret dhe më pas të vështrohet në literaturë.
 SI TA KRYEJMË RISHIKIMIN E
LITERATURËS?
o Vështrimi i literaturës mund të kryhet përmes këtyre
katër hapave:
1. Kërkimi për literaturën egzistuese në fushën e
kërkimit tuaj
2. Rishikimi i literaturës së përzgjedhur
3. Zhvillimi i një kornize teorike
4. Zhvillimi i një kornize konceptuale.
 Burimet e literatures

Ka tre burime kryesore te literatures: librat,


revistat shkencore dhe burimet nga
interneti.
 TË SHKRUANI RRETH VËSHTRIMIT TË
LITERATURËS
o Pasi janë ndjekur të gjitha hapat e shpjeguara në këtë kapitull, kemi mbërritur
në pikën kur pasi literatura është rishikuar, duhet shkruar mbi të.
o Siç e kemi përmendur edhe më sipër, dy funksionet e gjera të vështrimit të
literaturës janë;
1) të sigurojë sfond teorik për studimin tuaj dhe,
2) të mundësojë që ju të kontekstualizoni gjetjet në lidhje me trupin egzistues
të dijes, përveç se të finalizojë metodologjinë tuaj.
o Përmbajtja e vështrimit të literaturës tuaj duhet t’i përmbushë këto dy qëllime:
 Në mënyrë që të përmbushni qëllimin e parë duhet që ju të identifikoni dhe të
përshkruani teori të ndryshme që lidhen me fushën tuaj dhe të specifikoni
boshllëqet në dijen ekzistuese në këto fusha, avancimet e fundit në fushë dhe
trendet aktuale. Për të përmbushur funksionin e dytë, ju duhet të integroni
rezultatet nga studimi juaj me gjetje specifike dhe që lidhen me çështjen nga
literatura egzistuese duke i krahasuar të dyja për konfirmim apo kundërshti.
Vini re, se në këtë moment ju mund të përmbushni vetëm funksionin e parë të
vështrimit të literaturës, të siguroni kornizën teorike për studimin tuaj. Për
funksionin e dytë, kontekstualizimin e gjetjeve, duhet të prisni deri sa të arrini
në fazën e shkruarjes së raportit të kërkimit.
TË SHKRUANI RRETH VËSHTRIMIT TË LITERATURËS
o Përmbajtja e vështrimit të literaturës tuaj duhet t’i përmbushë këto dy
qëllime:
 Në mënyrë që të përmbushni qëllimin e parë duhet që ju të
identifikoni dhe të përshkruani teori të ndryshme që lidhen me fushën
tuaj dhe të specifikoni boshllëqet në dijen ekzistuese në këto fusha,
avancimet e fundit në fushë dhe trendet aktuale.
 Për të përmbushur funksionin e dytë, ju duhet të integroni rezultatet
nga studimi juaj me gjetje specifike dhe që lidhen me çështjen nga
literatura egzistuese duke i krahasuar të dyja për konfirmim apo
kundërshti.
 Vini re, se në këtë moment ju mund të përmbushni vetëm funksionin e
parë të vështrimit të literaturës, të siguroni kornizën teorike për
studimin tuaj.
 Për funksionin e dytë, kontekstualizimin e gjetjeve, duhet të prisni
deri sa të arrini në fazën e shkruarjes së raportit të hulumtimit
 Analizimi i një teksti

 Duhet bërë një dallim mes vështrimit të literaturës si fazë


fillestare e projektit të kërkimit dhe analizës së detajuar për
çdo pjesë të literaturës.

 E dyta është një ushtrim i kontrollit të cilësisë i cili


ndihmon në zgjedhjen e pjesëve të informacionit më të
mira dhe më të lidhura me temën, për ta përdorur në
vështrimin e literaturës.
 Analizimi i një teksti

 Qëllimi i analizës së detajuar nuk është në gjetjen e gabimeve në


stilin e të shkruarit apo në ide, por në prezantimin e një kritike,
një analize, ose në një egzaminim të tyre, në dhënien e vlerësimit
personal dhe profesional të përmbajtjes dhe cilësisë së
përmbajtjes në fjalë.

 Një përshkrim nuk është i mjaftueshëm.

 Vlerësimi kritik kërkon shumë lexim të thelluar dhe është një


aftësi që duhet mësuar dhe duhet praktikuar e që në fillim
konsumon shumë kohë

You might also like