Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

ROMANTIZMI

ROMANTIZMI
PËRKUFIZIMI:
ROMANTIZMI ËSHTË NJË LËVIZJE IDEORE DHE ARTISTIKE, QË
U ZHVILLUA NË EUROPE NGA ÇEREKU I FUNDIT I
SHEKULLIT XVIII DERI NË FILLIM TË SHEKULLIT XIX.
KJO LËVIZJE GJETI PASQYRIM NË FUSHA TË NDRYSHME TË
SHKENCËS DHE ARTIT.
ROMANTIZMI

KONTEKSTI HISTORIK
-Shek.XIX-Revolucioni Francez
-Rrëzimi i kështjellës-burg të Bastijës
(14 korrik,1789).
Fitorja më e madhe e Revolucionit ishte shpallja e
Republikës.
Sanksionimi i të drejtave themelore të njeriut dhe
i parimeve demokratike bazë.
ROMANTIZMI

KONTEKSTI LETRAR
 Shkrimtarët largohen nga imitimi i modeleve
të vjetra
 Në qendër të veprës letrare vendoset qenia
njerëzore.
a.Në përmasat e saj shoqërore:
-letërsia romantike vuri në qendër individin
kryengritës, luftëtarin e lirisë, atdhetarin.
-rrëfen betejat popullore
-ndeshjet me të vjetrën, qëndresën,
vetëmohimin.
ROMANTIZMI
b.Në përmasat e jetës intime
-letërsia romantike bëri objekt hulumtimi
zemrën njerëzore dhe botën e brendshme të
qenies, ëndrrat, ankthet, aspiratat,dyshimet.
c.Në planin artistik
-përdorimi i kontrastit për të zbuluar konfliktet
shoqërore e vetjake.
 tragjikja me komiken
 e bukura me të shëmtuarën
 sublimja me grotesken
ROMANTIZMI EUROPIAN. PËRFAQËSUESIT
KRYESORË

Romantizmi zhvillohet në vende të ndryshme


të Europës dhe fiton tipare të veçanta
origjinale,sipas kushteve specifike të vendit
ku zhvillohet.
ROMANTIZMI EUROPIAN. PËRFAQËSUESIT
KRYESORË

 NË GJERMANI
Romantizmi u parapri nga lëvizja “Stuhi dhe vrull”. Ai pati karakter
patriotik, vlerësoi krijimtarinë popullore dhe i dha vend të
rëndësishëm natyrës dhe botës së ndjenjave. Përfaqësuesit më të
shquar Gëteja dhe Shileri.

J.V.Gëte Fridrih
Shiler
 NE ANGLI
Romantizmi u karakterizua nga dy breza shkrimtarësh
romantikë:
-Brezi i parë trajtoi temën e përditshmërisë, kultin e natyrës dhe
synuan karakterin kombëtar të letërsisë.
-Brezi i dytë i këndoi lirisë dhe shprehën hapur konfliktin e tyre
me realitetin. Romantikët anglezë evokuan epokën e Rilindjes
dhe patën model Shekspirin dhe veprat e tij. Përfaqësuesit
kryesorë ishin Bajroni dhe Shelli.

Xhorxh Gordon Bajroni


Persi Shelli
 NË FRANCË
 -Romantizmi francez u ndikua nga revolu-
cioni francez dhe idetë e tij.
 -Karakteristikë dalluese e tij është kundër-
vënia ndaj klasicizmit.
 -E nxorrën letërsinë nga sallonet aristokra-
Aleksander Dyma
tike dhe e bënë atë pronë të njeriut të thjeshtë.
 -Hodhën poshtë rregullat dogmatike dhe teknikat e ngurta si kulti i
arsyes, imitimi i modeleve të vjetra, rregullat e tri njësive etj.
 Përfaqësuesit kryesorë janë Lamartini, Zhorzh Sandi, Hygoi, Dyma.

Viktor Hygo
Alfonse de Zhorzh Sandi
Lamartin
 NË ITALI
-Romantizmi në Itali dallohet për ndjenjat kombëtare që
lidheshin me nevojën për bashkimin e vendit dhe për
pavarësi. Përfaqësuesit kryesorë janë Manzoni,
Leopardi dhe Foskolo.

Ugo Foskolo

Alesandro Xhakomo
Manxoni Leopardi
 NË RUSI
Përfaqësuesit kryesorë ishin Pushkini dhe
Lermontovi.

Aleksander Pushkini Mihail Lermontovi


 NË AMERIKË
-Romantizmi në Amerikë u zhvillua nën ndikimin e romantizmit
anglez.
-ai pati si veçori individualizmin, dashurinë për jetën primitive në
gjirin e natyrës dhe idealet e lirisë dhe të barazisë
Përfaqësuesit kryesorë janë Poe dhe Uitman.

Edgar Alan Poe


Uolt Uitman
 NË SHQIPËRI
-Në romantizmin shqiptar vlerësimi i letërsisë
shqiptare nisi të afirmohet me arbëreshët
Gavril Dara dhe Jeronim de Rada dhe shënoi
kulmin me epopenë e Gjergj Fishtës “Lahuta
e Malcis”

Gjergj Fishta
Jeronim de Rada
 Gjinitëletrare që u lëvruan gjatë
periudhës së romantizmit.
1.Romani modern historik, karakteristikat:
-parapëlqenin temat historike dhe legjendarizimin e saj.
-kishin admirim për periudhën e Mesjetës, pra ata
admironin stilin gotik e barok dhe misterin në
përgjithësi.
-mendonin se imazhi heroik do t’u shërbente
bashkëkohësve si model dhe si nxitje për qëllime të
mëdha.
2.Proza romantike, karakteristikat:
-u afirmua kryesisht si art i metaforës, kontrastit, i
zmadhimit dhe i shpirtëzimit.
-romantikët rrëzuan rregullat e klasicizmit.
-u lëvrua proza e gjatë, romani dhe novela.
-romantikët i tërhoqi tema ekzotike dhe historike.
-ngritën në kult ndjenjën përkundrejt arsyes, natyrën
kundrejt mjediseve artificiale dhe lirinë krijuese
kundrejt rregullave.-e përtërinë artin, e shkëputën nga
sallonet aristokratike.
-arti u bë pronë shpirtërore e njerëzve.
3.Poezia romantike, karakteristikat:
-poeti romantik shprehet në vetën e parë, që është veta e
unit vetjak dhe e unit njerëzor.
-gjëja më e shtrenjtë në jetë për romantikët është liria.
 Modeli i parë –poeti melankolik, i dëshpëruar,
izolohet në vetmi, larg njerëzve që nuk e kuptojnë.
Temat përshtaten me temperamentin e tyre dhe poezia
përcjell ndjesi pesimiste.
 Modeli i dytë- poeti energjik, i cili i kushtohet një
çështjeje, idealit të lartë, misionit historik. Lirinë e vet
e vë në shërbim të lirisë së popujve.
4.Drama romantike, karakteristikat:
-drama romantike u ndikua nga Shekspiri.
-temat kryesore i mori nga historia.
-autorët romantike ishin të parët që e nxorën historinë
nga pallatet e mbretit në sheshin publik; heroi nuk ishte
më mbreti, por udhëheqësi popullor që udhëhiqte
masat.
-romantizmi solli në teatër përjetimin emocional
subjektiv, individin dhe problematikën lirike të unit.
-u krijua figura e heroit të vetmuar që ndeshej me
padrejtësinë dhe ligësinë.
ROMANTIZMI EUROPIAN.VEÇORITË,PARIMET.

1. Mohimi i “kultit të arsyes”.


Romantikët dolën kundër klasicizmit
duke hedhur poshtë “kultin e arsyes”, të
bindur se arsyeja nuk mund të shpjegojë
gjithçka ndodh me njeriun dhe brenda njeriut,
ndaj ata i kushtojnë vëmendje ndjenjës, mallit,
ankthit.
Ata hodhën poshtë rregullën e
tri njësive në gjininë dramatike(parimin e
veçimit të elementeve komike dhe tragjike,nuk
i nënshtroheshin vetëm një ideali të së bukurës
dhe mund t’i zhvillonin ngjarjet jo vetëm në
një vend ,por ku të donin sipas nevojave të
tyre artistike).
2.Mbizotërimi i ndjenjës.
Romantikët përqendrohen në analizën e
thellë të botës së brendshme shpirtërore. Artisti
romantik është një individ që ndodhet shpesh
në luftë me botën, me njerëzit që e
rrethojnë ,madje edhe me natyrën. Duke e parë
botën dhe shoqërinë me sytë e ndjenjave, ata i
pasqyrojnë ato jo siç janë në të vërtetë , por
ashtu si i dëshirojnë ata.
3.Kulti i natyrës.
Artisti romantik e sheh veten si pjesë e vogël e
natyrës madhështore. Për ata natyra është
mjeti për t’u shkëputur nga monotonia e jetës
së përditshme dhe për t’u arratisur nga realiteti
zhgënjyes. Shpesh heroi e gjen veten, paqen,
ngushëllimin dhe kuptimin e jetës në natyrë.
4.Ekzotizmi.
Është një arratisje imagjinare ose reale nga
realiteti kohor dhe hapësinor. Interes kanë për
romantikët vendet e largëta, sidomos vendet e Lindjes,
me natyrën madhështore apo me jetën e thjeshte e
primitive të popujve që jetojnë në këto vende.
5.Kulti i lirisë.
Në kërkim të lirisë,romantiku rebelohet me
forcë kundër sistemeve shtypëse, rregullave të ngurta,
mjerimit dhe falsitetit, por edhe arratiset realisht apo
nëpërmjet imagjinatës në vende të largëta.
6.Heroi romantik.
Është një individ i vetmuar dhe i
pasigurtë, herë është indiferent dhe herë i pakënaqur,
herë i nënshtrohet fatit dhe herë ngre krye kundër tij për
të krijuar një botë ideale të lirisë dhe drejtësisë.
Në veprat romantike shohim shpesh njerëz jo të
rëndomtë, por heronj të jashtëzakonshëm që jetojnë dhe
veprojnë në rrethana të jashtëzakonshme.
7.Raporti me historinë.
Te romantikët interes të madh shkakton e
kaluara,veçanërisht ajo kombëtare. I mëshojnë
fort idesë së njohjes së kombit,traditave dhe
zakoneve të tij. Kështu merr shkas romani
historik dhe bëhet e pëlqyeshme tema
historike.
8.Koncepti i popullit dhe i kombit(nacionalizmi).
Romantikët e drejtuan vëmendjen në
thesaret e kulturës kombëtare.Ata
përmblodhën dhe përpunuan vjershat, këngët,
baladat dhe legjendat popullore. Veprat e disa
romantikëve ziejnë nga ndjenja e kryengritjes
dhe nga një urrejtje për tiraninë dhe
padrejtësinë.Heronjtë e këtyre veprave janë
heronj me ideale të larta, por të zhgënjyer.
9.Rivlerësimi i fesë.
Duke hedhur poshtë arsyen,romantikët iu
rikthyen fesë dhe besimit. Feja u rivlerësua
si raport i njeriut me të pafundmen,
përjetesinë dhe të mbinatyrshmen .
10.Gërshetimi i gjinive dhe llojeve letrare.
Me romantizmin zhvillim të madh morën gjini e
lloje të ndryshme si poezia lirike, balada me
karakter liriko-filozofik etj. Në kundërshtim
me klasicistët, romantikët nuk ngritën mure
midis gjinive dhe llojeve letrare. Estetika
romantike pranon gërshetimin e tyre dhe
kalimin e elementeve të njërës te tjetra.
11.Arti i përqasjes.
Në planin artistik romantizmi u afirmua si arti i
përqasjes, i përballjes të së bukurës me të
shëmtuarën ,tragjikes me komiken, i
sublimes me groteskun.

You might also like