Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 25

Konfuzioni mendor tek të

moshuarit (Delirium)
Prof. Asoc. Altin KUQO
NEUROLOG
Përkufizim
Delirium: NJË KEQFUNKSIONIM AKUT I VËMENDJES DHE NJOHJES, është një
sindromë klinike zakonisht jetëkërcënuese, dhe potencialisht e parandalueshme
tek personat mbi 65 vjeç.
Zhvillimi i deliriumit starton një kaskade ngjarjesh që kulminojnë me, humbje të
pavarësisë, me rritje të morbiditetit dhe mortalitetit, dhe të kostove të kujdesit
shëndetsor.

Delirium përkufizohet gjithashtu si një shkak tranzitor dhe zakonisht reversibël i


disfunksionit mental dhe manifestohet klinikisht me një gamë të gjerë anomalish
neuropsikiatrike. Ai mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh ndodh tek
pacientë të moshuar dhe që kanë paraprakisht status mental të kompromentuar.
Epidemiologjia
• Prevalenca e deliriumit:
• 14% - 24% e shtrimeve në spital dhe me një incidencë spitalore 4% - 56% e
shtrimeve.
• 15% – 53% e pacientëve postoperatorë dhe 70% - 87% e atyre në ICU.
• 60% e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit ose pas sëmundjeve akute, dhe mbi
83% tek pacientët që janë në fund të jetës (end of life).
• Prevalenca e deliriumit ne popullatën e përgjithshme është 1% - 2% dhe ka
tendencë rritjeje me moshë dhe shkon në 14% tek personat mbi 85 vjeç.
• Mortaliteti në delirium në pacientët e hospitalizuar është 20% - 76% e
krahasueshme me infarktin e miokardit.
• Mortaliteti vjetor i rasteve me delirium është 35% - 40% .
Manifestimet Klinike të Delirium-it
• Anamneza – duhet marrë e plotë dhe e hollësishme mundësisht në
praninë e një familiari, apo kujdestari.
• Duhet dyshuar në rastet e përkeqësimit akut të sjelljes apo konjicionit
tek pacientë të cilët kanë pasur më herët demencë apo depresion.
• Pacientët manifestojnë haluçinacione vizive, deluzion persekucioni dhe
ose madhështie.
• Kanë tendenca suicidale ose homicidale, nuk duhen lënë jashtë
vëmendjes.
• Është shkak i turbullimeve psikotike, deluzione bizarre, sjellje anormale,
çrregullime të mendimeve, axhitacion psikomotorr dhe verbal.
Manifestimet Klinike të Delirium-it
• Fillim akut
• Fillim i menjëhershëm, zakonisht brenda disa orësh ose ditësh. Prania e një
dëshmitari të besueshëm për të saktësuar sa më sipër është e nevojshme.
• Dekurs fluktuant
• Simptomat tentojnë edhe brenda 24h të shfaqen dhe të zhduken, të jenë më
pak ose më shumë të ashpra.
• Periudha lucide të ndërmjetme janë karakteristike.
• Çrregullim i vëmendjes
• Vështirësi në përqëndrim, të qënit i vëmendshëm apo në zhvendosjen e saj
diku tjetër
• Vështirësi në zhvillimin e një bisede, ose ndjekien dhe zbatimin e urdhërave
Manifestimet Klinike të Delirium-it
• Të menduarit e dezorganizuar
• Manifestohet me të folur jo koherente
• Bisedë e përçartë, ide jo të qarta dhe jo llogjike
• Nivel i dëmtuar i ndërgjegjies
• Ulje e nivelit të ndërgjegjies me paqartësi në lidhje me ambjentin rrethues.
• Defiçit konjitiv
• Defiçit i plotë dhe i shumfishtë i konjicionit, si dezorientim, deficit i kujtesës
dhe dëmtim i të folurit.
• Çrregullime të perceptimit
• Iluzione ose haluçinacione në mbi 30% të pacientëve
Manifestimet Klinike të Delirium-it
• Çrregullime psikomotore
• Variantet Psikomotore të deliriumit
• Hiperaktive
Dominohet nga axhitimi dhe zgjimi
• Hipoaktive
Dominohet nga letargjia, me rënie të ndjeshme të aktivitetit motor
• Mikse
• Alterim i ciklit gjumë – zgjim
• Çrregullim karakteristik i ciklit të gjumit
Përgjumje gjatë ditës, fragmentim i gjumit, ose permbysje e ciklit te gjumit
• Çrregullim emocional – i zakonshëm
• Manifestohen me simptoma të luhatëshme dhe me ndërprerje te frikës, paranojë,
ankth, depresion, irritabilitet, apati, egërsi ose eufori
Faktorët Etiologjikë dhe të Rriskut.

• Etiologjia është tipike multifaktoriale

• Në fakt shfaqja e deliriumit përfshin një marrëdhënie komplekse


ndërmjet
• Pacient vulnerabël (i cili ka një sërë faktorësh predispozues)

• Dhe ekspozimi ndaj faktorëve precipitues ose eventeve mjekësore akute


Faktorët Predispozues të Delirium-it
• Karakteristika demografike • Statusi funksional
• Pacientë 65 vjeç ose më shumë • Varësi funksionale
• Seksi mashkull • Imobilitet
• Statusi konjitiv • Nivel i ulët i aktivitetit motor
• Demenca • Rrëzimet e shpeshta
• Dëmtim i konjicionit • Çrregullime sensoriale
• Histori e mëparshme delirium • Dëmtim i të parit
• Depresion • Dëmtim i dëgjimit
Faktorët Predispozues të Delirium-it
• Mosushqyerja nga goja • Bashkekzistenca e disa
• Dehidratim sëmundjeve.
• Kequshqyerje • Sëmundje të rënda
• Medikamentet • Sëmundje kronike renale ose
hepatike
• Trajtimi me më shumë se një
medikament psikoaktive • Histori stroku
• Trajtimet me disa barna • Sëmundje neurologjike
• Abuzimi me alkoolin • Çrregullime metabolike
• Fraktura ose trauma
• Sëmundje terminale
• Infeksion HIV
Faktorët Precipitues dhe Demtimet Që mund
të Kontribuojnë në Shfaqjen e Delirium-it
• Barnat • Sëmundje gjatë jetës
• Sedative hipnotikë • Infeksione
• Narkotikët • Komplikacione jatrogjenike
• Sëmundje të rënda akute
• Barnat antikolinergjikë
• Shoku
• Trajtimet me shumë barna • Hipoksia
• Zvjerdhja prej alkoolit dhe barnave • Ethet hipotermia
• Sëmundje neurologjike primare • Anemia
• Stroke veçanërisht në hemisferin • Dehidrimi
jodominant • Kequshqyerja
• Nivel i ulët i albuminës në serum
• Hemorragjia cerebrale
• Çrregullime metabolike (d.m.th.
• Encefaliti, meningiti elektrolitet,glukoza, acide-baza)
Faktorët Precipitues dhe Demtimet Që mund
të Kontribuojnë në Shfaqjen e Delirium-it
• Kirurgjikalë • Ambietalë
• Kirurgji ortopedike • Shtrim në ICU
• Kirurgji kardiake • Kufizimet fizike
• Kirurgji e zgjatur kardio-pulmonare • Përdorimi i kateterit urinar
• Kirurgji e përgjithëshme • Përdorimi i manipulimeve të
shumta
• Dhimbja
• Stresi emocional
• Pagjumësia e zgjatur
Kriteret Diagnostike për Delirium,
sipas DSM-5
• Reduktim i koshiencës (d.m.th ulje e ndërgjegjies në lidhje me
ambjentin) me reduktim të aftësisë për të fokusuar, mbajtur ose
zhvendosur vëmendjen.
• Çrregullime konjitive (d.m.th. defiçit i memories, dizorientim, çrregullim i
të folurit dhe percepsionit) të cilat nuk janë pjesë e një demence
preekzistuese apo në evolucion.
• Çrregullimi zhvillohet në një periudhë të shkurtër (orë ose ditë) dhe
fluktuon në dekursin e një dite.
• Anamneza, ekzaminimi fizik dhe gjetjet laboratorike evidentojnë se
çrregullimi është shkaktuar nga pasoja fiziologjike e një semundjeje,
intoksikacioni, përdorimi medikamentesh ose shkaqe të tjera.
Patogjeneza e Delirium-it

Mekanizmi patogjenik i Delirium nuk është plotësisht i kuptueshëm.

Delirium rezulton sipasojë e një game të gjerë dhe të ndryshme të


dëmtimeve strukturore dhe fiziologjike cerebrale.

Hipoteza kryesore është: dëmtim i rikthyeshëm i metabolizmit oksidativ


cerebral dhe anomalive të shumëfishta të neurotransmetuesve.
Patogjeneza e Delirium-it (neurotransmetuesit)
• Acetilkolina – Rrol kryesor në shfaqjen e Delirium-it. Ulja e nivelit të
mediatorëve kolinergjikë

• Dopamia – ndërveprim reciprok me acetilkolinën. Shtim i veprimit


dopaminergjik sjell pakësimin e veprimit kolinergjik.

• Neurotransmeues të tjerë
• Serotonina, GABA, glutamate dhe melatonina
Patogjeneza e Delirium-it
• Inflamacioni
• Citokinat duke përfshirë interleukinën-1, interleukinën-2, interleukinën-6,
faktori ⍺ i nekrozës tumorale (TNF- ⍺) dhe interferoni mund të ndikojë në
delirium duke prishur BBB dhe alteruar neurotransmisionin.

• Stresi psikologjik kronik


• Aktivizon sistemin nervor simpatik dhe aksin hipotalamo-pituitaro-
adrenocortikal, sjell rritjen e nivelit të citokinave dhe hiperkortisolizëm kronik.
Ky i fundit dëmton receptorët hipokampal të serotoninës (5-
hidroksitiptaminës [5-HT]), çka kontribuon në delirium.
Patogjeneza e Delirium-it
Diagnza diferenciale
Delirium Demenca Depresion
Fillimi I shpejtë (orë ditë) Progresive prej disa Te dyja
vitesh
Shkaku Multiple Dëmtim progresiv i Ndryshime në
• Demenca trurit funksionin kimik të
trurit
• Simptoma të Ecuria Reversibël Jo reversibël Zakonisht disa muaj por
lidhura me HIV mund të rikthehet.
Niveli i koshiencës Mund të dëmtohet Normal Normal
• Psikoza Orientimi Konfuzion akut, Dizorientim ne kohë I pa prekur
humbje e shkurtër e dhe hapësirë në
• Depresioni kujtesës mënyre progresive
Të menduarit I ç’organizuar dhe jo I dëmtuar I shtrembëruar,
koherent pesimistik
Vëmendja E dëmtuar E pa prekur I shpërqëndruar
Ndërgjegjia E reduktuar fluktuon Alert ndoshta hiper E zvogëluar
Zgjim/gjumë I prishur Normal, prishet me Hyperaktiv ose i
evoluimin e sëmundjes përgjumur
Ekzaminimet e kërkuara.
• Teste laboratorike.
• Bilanc i gjakut klinik, biokimik, astrupogramë, hormonal
• Teste imazherike
• CT e trurit, MRI e trurit, Elektroencefalograme (EEG), Rx Toraks
• EKG, puloksimetri
• Punksion Lumbar
Trajtimi i Delirium-it

Parandalimi dhe eliminimi i faktorëve të rriskut

Trajtimi jo medikamentoz

Trajtimi medikamentoz
Parandalimi dhe eliminimi i faktorëve të rriskut
• Identifikimi i delirium-it
• Përdorimi i testit te 4A (Arousal, Attention, Abbreviated Mental Test 4 [AMT4], Acute
change).
• Në pacientët në ICU përdorimi i “Confusion Assessment Method for the ICU (CAM-ICU)”
ose i “Intensive Care Delirium Screening Checklist (ICDSC)” për të identifikuar pacientët me
prob delirium.
• Ekzaminimi me CT të trurit tek pacientët që shfaqin
• Shenja fokale të një defiçiti neurologjik të ri
• Ulje e nivelit te koshiencës
• Histori rrëzimesh
• Trauma kraniale
• Terapi me antikoagulante
• EEG nëse dyshohet për kriza konvulsive, ose Status Epileptik Jokonvulsiv
Parandalimi dhe eliminimi i faktorëve të rriskut
• Reduktim i faktorëve të riskut
• Të sigurohemi që pacientët të vendosin syzet ose apparat dëgjimi nëse kanë
• Të nxisim higjenën e gjumit
• Mobilizim i hershëm
• Trajtimi i dhimbjes
• Parandalimi, identifikimi i hershëm, dhe trajtimi i komplikacioneve post-
operatore
• Sigurimi i hidratimit dhe ushqyerjes optimale.
• Rregullimi funksiont intestinal dhe vezikal
• Sigurimi i oksigjenit suplementar nëse është e nevojshme
Trajtimi Medikamentoz i Delirium-it
• Antipsikotikët
• Haloperidol (Haldol), antipsikotiku më efikas, dhe më pak sedativ duke evituar
acarimet.
• Risperidone (Risperdal), antipsikotik i ri me më pak efekte anësore se Haldol.
• Benzodiazepinat
• Diazepam
• Lorazepam
• Hipnotikët
• Melatonina
• Ramelteon (melatonine receptor agonist)
Komplikacionet
• Kequshqyerje dhe anomali hidrike dhe elektrolitike
• Pneumoni aspirative
• Ulçera presioni
• Imobilitet me dobësi dhe ulje të funksioneve motore
• Sjellje agresive dhe rrezime, që sjellin fraktura dhe trauma
• Përhumbje
• Dëmtim afatgjatë i konjicionit: Evidencat akumulative tregojnë se
delirium nuk është një situatë akute dhe reversibël, por mund të
shkaktojë dhe dëtim konjitiv të përhershëm.
Ju Falemnderit

You might also like