Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 14

EKONOMISTI I SIGURIME

SHENDETESORE
Prof. As. Dr. Elida MATAJ
Burimet e Pasigurise
Pasiguria baze qe gjeneron kerkesen per sigurimet
shendetesore nuk qendron mbi problemet financiare
qe mund te krijohen por me teper si rezultat I
natyres se rastesishme si shendeti ashtu dhe
semundja.

Pasojat qe I krijohen nje te semuri – kerkesa per tu


kuruar si dhe nje kujdesi te pershtatshem per
semundjen, krijojne risk
Risku ne perdorim popullor - I referohet ngjarjeve
te padeshirueshme dhe te pasigurta
Risku ne fushen e shendetit - percaktohen si pasiguri
ne ndryshimin midis parave te shpenzuara per
shendetin dhe atyre qe parashikuam te shpenzojme.
Zgjedhja e llojit te sigurimeve
• Modeli I thjeshte – I siguruari paguan C% te
te gjitha tarifave shendetesore, ndersa
institucioni paguan (1-C)% te totalit te tyre

• Problemi kryesor eshte gjetja nga ana e


konsumtorit te gjetjes se vleres C, vlere te
cilen ai maksimizon perfitimin e tij.

• Kontrata e sigurimit thote se kompania


siguruese do te paguaje [(1-C)x pm x m] nese
konsumatori blen “m” njesi nga kujdesi
shendetesor me cmim “pm” sejcilen kur ekziston
vetem nje lloj kujdesi shendetesor
Sigurimet shendetesore ne Shqiperi
• Sigurime shendetesore te detyrueshme –
mbulojne gjithe shtetasit e Republikes me banim
te perhereshem ne Shqiperi si dhe te huaj qe
punojne dhe jane te siguruar ne Shqiperi.

• Jane sistem jo fitimprures dhe mbulojne


1. Nje pjese te cmimit te barnave ne rrjetin e
hapur farmaceutik
2. Shpenzimet e sherbimit nga mjeku I
pergjithshem ose I familjes, mjeku specialist,
infermieret e sherbimit shendetesor paresor
per te gjithe te siguruarit
• Sigurohen nga instituti shteteror I
pavarur (ISKSH) Instituti I Sigurimeve
te Kujdesit Shendetesor
• Lista e barnave eshte e miratuar nga
Keshilli Ministrave
• Masa e mbulimit percaktohet cdo vit nga
Keshilli Ministrave
• Kontributet paguhen nga shtetasit
ekonomikisht aktive dhe shteti per
popullsine ekonomisht jo-aktive dhe
kategori te tjera.
Financimi I kujdesit shendetesor
Kujdesi shendetesor financohet nga:

 sigurimet shendetesore te detyrueshme

 shteti

 pagesat e drejteperdrejta te shtetasve

 sigurimet shendetesore vullnetare


suplementare
 kujdesi shendetesor shteteror
Shteti financon:
a. Masat shendetesore parandaluese
b. Viziten dhe ekzaminimet per qellim
diagnostikimi nga specialisti, kujdesin
shendetesor spitalor, si dhe raste te
tjera te percaktuara me ligj
c. Sherbimet e urgjences
d. Investimet
Shpenzimet mbulohen sipas kritereve te
percaktuara nga Keshilli Ministrave
Subjektet pergjegjese per te paguar
kontribut
 personat ekonomikisht aktiv ( te punesuar dhe
te vetepunesuar)
 shteti kontribuon per personat joaktive si:
1. femijet, nxenesit, studentet me shkeputje nga
puna
2. Pensionistet
3. Te paaftet (mendore dhe fizike)
4. Personat qe trajtohen me ndihme ekonomike
dhe asistence sociale
5. Nenat me leje lindje
6. Shtetasit qe kryhejne sherbimin ushtarak te
detyruar
Detyrimet per te paguar kontribute
Kontributet paguhen nga:
 te punesuarit dhe punedhenesit e tyre
 persona te tjere aktive ekonomikisht
 shteti
1. Kontributet paguen cdo muaj
2. Punedhenesi zbret nga paga kontributin per
punemarresit dhe I derdh ne Institutin e
Sigurimeve Shendetesore
3. Personat e vetepunesuar dhe punedhenesit me
me pak se 3 punetor paguajne kontribute cdo 3
muaj sipas afateve
Sigurimet shendetesore vullnetare
suplementare
 Shtetasit shqipetar sigurojne veten dhe
familjet e tyre vullnetarisht me skema
sigurimesh suplementare per kurime me kosto
te larta te cilat nuk mbulohen nga sigurimet e
detyrueshme.

 Sigurimet suplementare mund tu sigurojne


shtetasve shqipetar dhe mbulimin e
shpenzimeve te mjekimit jashte vendit
Keto sigurime – suplementaret
organizohen nga:

 ISKSH

 shoqatat e ndihmes se ndersjellte te


themeluara per kete qellim

 shoqerite tregetare te sigurimit


Sigurimi I kujdesit shendetesor privat
• Plani komercial I sigurimeve shendetesore –
qellim kryesor shitjen e planeve te sigurimit
shendetesor

• Koncepti I sigurimit privat te kujdesit


shendetesor – shmangien e humbjeve te te
gjithe natyrave kryesisht financiare nga
eventet si: semundje, demtime ose aksidente

• Nje perzgjedhje e pavaforshme – lidhet me


mundesine financiare per te perballuar faturen
e mjekut duke rritur pretendimet ndaj polices
se sigurimit
Metodat e pageses per sigurimet private
 pagese post-operatore – rimbursimi
kryhet atehere kur eshte kryer veprimi.

Ne kete sistem mjeku percakton koston e


sherbimit dhe pacienti ne bashkepunim me
siguruesin kryejne pagesen.

Kjo menyre bart me vete riskun e


mbivleresimit te sherbimit mjeksor duke
futur dhe teste, trajtime dhe shpenzime te
panevojshme.
 pagesa pre-operatore – percaktojne vlerat e
sherbimeve ne avance, ndryshe kjo forme
pagese njihet ndryshe si tatim per fryme

Mjeket nenshkruajne nje marreveshje me


siguruesit dhe percaktojne nje shume fikse per
cdo person per nje game te caktuar sherbimesh

Disa kritike te kesaj metode mendojne se


mjeket mund te abuzojne me kryerjen e
sherbimeve ne menyre te cunguar per te
perfituar financiarisht, per te mos amortizuar
pajisjet apo per te mos humbur shume kohe

You might also like