Ngulfatja

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 41

Ngulfatja dhe mbytja në ujë

Mr.Sci.Dr. Spec.Avdyl Sh. Pacolli


Objektivat e ligjerates
Simptomatologjia
Rruget e
klinike
frymemarrjes
Etiologjia e
ngulfatjes

Vetendihma

Si te performojme
Si te performojme
ndihmen e pare te te
ndihmen e pare te te
rriturit?
femijet?
Rrugët e frymëmarrjes
Nga goja dhe hunda ajri- kalon përmes
faingut në trahea, prej ku ndahet në dy
bronke, i majtë dhe i djathtë. Kjo
ndarje i korespondon unazës së dytë
torakale.
Bronket më pas ndahen në bronkiole
të cilat degëzohen dhe përfundojnë si
alveole.
Brnku i djathtë është më i gjerë dhe
formon kënd më të butë krahasuar me
bronkun e majtë prandaj ana e djathtë
është më e predisponuar për ngecje të
trupave të huaj dhe ngulfatje.
Patofiziologjia
• Ngulfatja paraqitet kur ndonjë trup i huaj
bllokohet në cilindo nivel të rrugëve të
frymëmarrjes duke e penguar qarkullimin e
ajrit.
• Shkaktari i 4-të i vdekjeve në botë, pas:
1. sëmundjeve ishemike
2. insult (ishemi e trurit) cerbral
3. sëmundjet kronike obstruktive
Etiologjia
• Te të rriturit:
• Të folurit ose të qeshurit njëkohësisht me marrjen e
ushqimit.

• Mospërtypja adekuate e ushqimit

• Marrja e disa lloje ushqimesh


ne menyre te pa kontrolluar
Etiologjia
• Te fëmijët:
• Mospërtypja adekuate e ushqimit
• Pjesët e mëdha të ushqimit
• Bonbone të ndryshme
• Trupa të huaj: ( lajthi, gjilpëra, monedha të metalit, etj)
Ngulfatja;
• Mbyllja e pjesërishme stimulon refleksin e
fortë të kollitjes – refleks mbrojëtsi cili në
shumicën e rasteve mjafton që trupi të
largohet.
• Në rast kur mbyllja është komplete pason:
• dobësi respiratore,
• cianozë dhe
• humbja e vetëdijes
Simptomatologjia
• Kollitje e fortë
• Pamundësi e frymëmarrjes dhe të folurit
• Duart përreth qafës është shenjë universale
për ngulfatje
• Panikë dhe stres i krijuar
• Buzët dhe fytyra cianotike
• Humbja e vetëdijes
Shenjat e njohjes
Shenjat Pengesë e pjesërishme Pengesë komplete

“Jeni duke u Përgjigjet “PO” Nuk mund të flas vetëm


ngulfatur?” pohon me kokë

Shenja të tjera Kollitje , frymëmarrja pozitive Ngulfatje, kollitje e dobët,


humbje e vetëdijes
• Pengesë e pjesërishme e rrugëve të
frymëmarrjes, pacienti inkurajohet për kollitje
pa ndërmarrë masa të tjera!
• Pengesë e plotë e rrugëve të frymëmarrjes:
-E përkulim me kraharor përpara që të lëviz trupi i huaj
kah rrugët e sipërme (goja).
-5 goditje në shpinë në mes të shpatullave.Në rast se
nuk kemi daljen e trupit të huaj fillojmë me
- 5 shtypje në abdomen(metoda e Heimlich) me qëllim
të shtypjes në diafragmë e cila shkakton kollitje dhe
dalje të vrullshme të ajrit nga mushkëritë.
Heimlich metoda
• Qasja e pacientit nga prapa dhe mbështjellja përreth belit
• Vendoset grushti mbi kërthizën e pacientit (nën kockën e
sternumit) me grushtin e kthyer në anë të kundërt me
abdomenin
• Dora e dytë mbi të parën
• Shtypet në abdomenin e viktimës me një goditje nga lartë.
• Goditjet duhet të jenë të intensitetit më të lartë ose më të
ulët varësisht nga gjatësia e personit.
• Përsëritet goditja sipas nevojës deri në 5 herë
• Përpiqet qe të largohen pengesat me shpejt dhe lartë
• Në rast mossuksesi vazhdohet me ritmin 5 goditje në shpinë/5
goditje në abdomen deri në humbje të vetëdijes ose lirim të
rrugëve respiratore
• Thirrja e ndihmes se shpejtë
Pacienti pa vetëdije
• Thirr ndihmën e shpejtë
• Pacientin e shtrirë në shpindë ose në anën e
majtë performohet Heimlich
• Hapja e rrugëve të frymëmarrjes- koka prapa,
nofulla lart
• 2 frymëmarrje artificiale,
• 30 kompresione
• Vazhdo der sa të vjen ndihma….
• Pacienti pas ringjalljes duhet të monitorohet
në qendrën hospitalore me qëllim eliminimi të
mbetjeve të mundshme të trupave të huaj si
për menaxhim të komplikimeve të mundshme
gjatë aplikimit të metodave të dhënies së
ndihmës së parë (Heimlich ose CPR)
Vetëndihma
• Çfarë të bëni nëse jeni ju në një
situatë të tillë?!
Duhet të mbani fytin ose
gjoksin me duar në mënyrë që
të kuptojnë të tjerët që dicka
nuk është në rregull.
• Mud të bëni Heimlich
manovrën në vetëveten me
mbajtësen e karriges, 3 deri në
pesë goditje të forta.
Fëmijët
Vendoset foshnja në shuplakë të dorës me kokë
të kthyer poshtë dhe nivel të kokës më të ulët se
sa kraharori.
Mbrohet fytyra e foshnjes me dorë duke mos
mbyllur gojën e tij ose shtrënguar qafën.
Fillohet me goditje në mes të shpatullave duke i
përsëritur deri në 5
Nëse nuk ka shenja të objektit të larguar e
kthejmë foshnjen përpara dhe fillojmë me 5
shtypje në kraharor me dy gishtërinjë duke
pasuar me 5 goditje në shpinë deri sa të del trupi
i huaj ose vjen ndihma e shpejtë.
• Në rast humbje të vetëdijes fillohet CPR
• 30/2
Vlerësimi i gjendjes

Obstrukcion i
Obstrukcion i plotë i
pjesërishëm i
rrugëve ajrore
rrugëve ajrore

Kollitje joefektive
Kollitje joefektive

Inkurajo kollitje
Pa vetëdije Pa vetëdije Monitoro gjendjen
5 goditje në shpinë
5 herë manovra Deri në kollitje joefektive
Fillo CPR Heimlich ose lirim I rrugëve ajrore
Mbytja në ujë
• Eshtë një problem socio-mjekësor pasi që çdo
vit numër i madh njerëzish humbin jetën nga
mbytjet në ujë-ujëra të ndryshme.
• Sipas OBSH-se 350 000 njerëz vdesin në vit nga
mbytjet në ujëra.
• 25% fëmijë nën 14 vjecar
Faktorë rreziku
• Fëmijët nën 1 vjet- në ambientet shtëpiake

-Mosha e adoleshencës-
lumenjë, liqene e detra
Faktorët me ndikim sinjifikant
• Trauma që mund të shkaktohet gjatë kërcimeve si
lëndimi i boshtit kurrizor
• Alkooli
• Gjendjet urgjente mjekësore:
• Konvulzione
• Koma hipoglikemike
• Arresti kardiak
• Kur rrugët e frymëmarrjes mbushen me ujë
pamundësohet shkëmbimi i gazrave dhe shumë
shpejt vjen deri te mungesa e organizmit me O2
dhe grumbullimi i CO2-shkaktohet ngulfatja dhe
mbytja ne ujë.
• Uji i cili mund të arrin në rrugët e frymëmarrjes
është i ndotur me bakterie, alga, kripë mbeturina
dhe substanca kimike.
• Ata të cilët e mbijetojnë mbytjen në ujë përkunder
aspirimit më vonë vjen deri te dëmtimet e
mushkërive me pasoja.
• Përveç kësaj edhe të vjellurat që aspirohen në
momentet e rikthimit në jetë mund të shkaktojnë
dëme të bronkeve dhe alveoleve duke ndikuar
kështu në çrregullime funksionale te mushkrive.
Pasojat e mbytjes varen nga:
• Personi fatkeq:
• Mosha
• Gjendja paraprake shëndetësore
• Lëndimet traumatike në ujë (lëndimi i boshtit kurrizor)
• Vetitë e ujit:
• Temperatura e ujit
• Përbërja kimike e ujit
• Shkalla e ndotjes së ujit
• Shpejtësia dhe efikasiteti i ndihmës së pare?!
Mekanizmi i paraqitjes së ndryshimeve
• Uji hyn në kontakt me laringun (kordat vokale)
• Spazma e kordave vokale (pjesërishme ose
komplete)
• Pengohet hyrja e ujit në mushkëri (pjesërisht
ose komplet)
• Hipoksia në qarkullimin e gjakut
• Nëse nuk hyn ujë në alveole shkaktohet
ekstravazacion i lëngjeve (gjakut), formimi i nivelit
të lëngut (edema pulmonare) –“mbytje e thatë -dry
drowning” .
• Nëse hyn uji në alveole shkaktohet edemë
pulmonare “mbytje te lagësht-wet drowning”
• Hipoksia (metabolizmi aerob në atë anaerob)
• Zvoglim i O2 në të gjitha organet vitale
Shenjat për diagnozë
• Përsoni fatkeqi lufton me jetën 2-3 minuta e më pas dorëzohet
• Fatkeqësisht krejt ngjarja zhvillohet pa zhurmë (spazma e kordave
vokale)
• Ai mund të jetë i zgjuar, i përgjumur ose pa vetëdije
• Frymëmarrja mund të jetë e ndërprerë ose e vështirësuar me
fishkëllima
• Kollitja dhe sekrecion me gjak
• Lëkura e ftohtë dhe me ngjyrë vjollcë e mbyllët
• Pulsi i dobët e hipotension
• Çrregullime të ritmit të zemrës
• Shenja të ngulfatjes- vdekja.
Klasifikimi dhe mekanizmi
Është vërtetuar se pavarësisht rezultati është
hipoksia me edemë pulmonare.
Kemi -4 grupe:
Gr-1 pa shenja aspirimi të ujit
Gr- 2 me shenja të aspirimit por me ventilim adekuat
Gr-3 me ventilim joadekuat
Gr-4 pa ventilim ose ndalje e punës së zemrës
• Kemi -6 shkallë të morbiditetit

• 1- kollitje pa shkumëzim në gojë dhe hundë


• 2- kollitje me shkumëzim në gojë dhe hundë
• 3- edemë pulmonare pa hipotension
• 4- edemë pulmonare me hipotension ose shok
• 5- arrest i izoluar repirator
• 6- arrest kardiopulmonar
Stadet e mbytjes
• Stadi i parë:
• Viktima e njeh rrezikun dhe frikësohet.
• Mban pozitë vertikale me kokë të kthyer
mbrapa dhe lëvizje të pakontrolluara të
duarve
• Viktima zakonisht nuk bën zhurmë dhe nuk
lëshon zë sepse e ruan forcën e fundit për
frymëmarrje
• Stadi i dytë:
• Fillon mbajtja jovullnetare e ajrit në mushkëri,
për shkak se në këtë stad uji ka hyrë në gojë dhe
shkakton mbylljen e epiglotisit e me këtë bllokon
edhe kalimin e ajrit
• As në këtë stad viktima nuk lëshon zëra sepse
tashmë nuk mund të marrë frymë
• Mungesa e O2 shkakton humbjen e vetëdijes
Stadi i tretë:
• Arresti respirator
• Viktima është pa vetëdije dhe pa asnjë lëvizje
gradualisht bie në fund të ujit shpejtësia e së
cilës rënie varet nga sasia e ajrit të ngecur në
mushkëri, pesha dhe masa muskulore.
• Viktima do të mbetet pa vetëdije(ose të vdes)
deri sa të mos stabilizohet frymëmarrja.
Stadi i katërt:
• Për shkak të mungesës së O2 në SNQ viktima ka
disa konvulsione hipoksike
• Viktima merr ngjyrë të kaltërt në vjollcë
Stadi i pestë:
• Vdekja pason kur kemi ndërprerje dhe të
frymëmarrjes edhe të qarkullimit të gjakut.
• Arresti kardiak-ndërpritet puna e zemrës
• 4-6 minuta pa O2 truri pëson ndryshime
ireversibile dhe kjo quhet vdekje biologjike
Kompilimet e mbytjes
• Hipoksia- dëmtim të trurit
• Pneumonia- uji në mushkëri
• Mundësia e lëndimit të boshtit kurrizor
• Manovra e Heimlich-ut 2-4 herë e më shumë
varësisht nga sasia e ujit prezent
• Idhëtarët e kësaj teorie mendojnë që kjo procedurë i rrit
gjasat për rikthim të jetës
• Disa mendojën që së pari duhte filluaar me CPR që të
mos vonohet dhënia e frymëmarrjes artficiale dhe
mundësia për rrezik të lëndimit të boshtit kurrizor më e
madhe.
• Prandaj shumica rekomandojnë që kjo metodë
të mos përdoret në mënyrë rutinore vetëm në
rastet kur rrugët e frymëmarrjes janë të
bllokuara me përmbajtje gastrike dhe
frymëmarrja artificiale nuk mund të realizohet
Ndihma e parë e ofruar

• Të sigurohet mjedisi i ndihmëdhënësit


(të mos rrezikohet futja në ujëra të panjohura)
• Të fillohet me reanimim kardiompulmonar(CPR)
(edhe deri sa të jetë ende në ujë)
Pas ringjalljes …
• Largohen rrobat e lagura
• Mbulohet me batanije
• Lëngje të nxehta(cajra ose kafe)
• Mos lejo të ngritet në këmbë
• Transport në spital për pasojat e mbytjes

You might also like