Ndihma e Par Avdyl

You might also like

Download as pptx, pdf, or txt
Download as pptx, pdf, or txt
You are on page 1of 90

NDIHMA E PARË

Principet bazike të ndihmës së


parë
Mr.Sc.Dr. Avdyl Sh. Pacolli (SMF)

07/12/2024
• Secili prej nesh mund te gjendet i përfshirë në një
situate aksidentale që kërcënon jetën tonë ose të një
personi tjetër.
• Prandaj, është e rëndësishme që të dijme se si të
reagojmë drsia arrin kujdesi mjekësor.

07/12/2024 2
• Kujtojmë gjithashtu se aplikimi i ndihmës së
parë është i përkohshem, derisa kujdesi
profesional mjekësor para-spitalor te arrije ne
vendngjarje ose derisa pacienti te arrije ne
spital ku do të marre kujdesin- tretmanin
perfundimtar mjekësor.

07/12/2024 3
PËRKUFIZIMI I NDIHMES SE PARE
• Ndihma e parë konsiston në masa urgjente
terapeutike të aplikuara në viktima të
aksidenteve apo sëmundjeve të papritura deri
në mberritjen e trajtimeve të specializuara.

07/12/2024 4
RREGULLAT E PËRGJITHSHME NË DHËNIEN E
NDIHMËS SË PARË
· Ruani gjakftohtësinë
· Prezantoni veten si një person i trajnuar për dhenien e
ndihmës se parë.
 Mbroni veten në rradhe të pare dhe mundësoni një
vendë të sigurtë.

07/12/2024 5
• Shmangni përdorimin e dorezave latex.
 Mos e levizni te dëmtuarin përveç rasteve kur është e
nevojshme
 Lironi/zgjidhni të gjitha rrobat që ushtrojne presion mbi
trupin e te plagosurit, nëse eshte e nevojshme.
 Shmangni dhënien e ushqimit ose pijeve të plagosurit.

07/12/2024 6
• Mos perdorni alkohol mbi plagë.
 Mos lejoni pacientin të shikojë plagët e veta apo të
tjereve.
 Largoni kuriozet ose kurreshtarët.
· Nëse nuk jeni të sigurtë si duhet të veproni, atëherë mos
veproni (nderhyni).

07/12/2024 Ruani gjakftohtësinë dhe qëtesinë 7


• Nga qendrimi juaj varët jeta e të tjereve, shmangni
panikun.
· Mos e lini të plagosurin/viktimën vetëm; në qoftëse ju jeni
vetëm, kërkoni ndihmën e nevojshme.
 Jepni udhëzime/urdhëra të qarta.

Mos e lini të plagosurin/viktimën në duart e personave me me pak aftësi/trajnim se sa


ju.
07/12/2024 8
QËLLIMET E NDIHMËS SË PARË

A) Te shpetojë jetë.
B) Të shmangen komplikimet fizike dhe psikologjike.
C) Te ndihmoje rikuperimin/permiresimin
D) Të sigurojë transferimin e te dëmtuarit

07/12/2024 9
PSE ESHTE E RËNDËSISHME NDIHMA E PARË?
• Është më mirë të dini ndihmën e parë dhe të mos keni
nevojë për te se sa të keni nevojë për të dhe të mos dini të
siguroni atë.

07/12/2024 10
• Çdo person duhet të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën
e parë, për shkak se secili nga ne mund të gjejë veten
në një situatë ku kemi nevoje për dikë tjetër të
trajnuar në dhënien e ndihmës së parë apo ku duhet
ne vetë të japim ndihmën e parë.

07/12/2024 11
VLERËSIMI FILLESTAR/ PRIMAR

07/12/2024 12
1.VLERËSIMI I VENDËNGJARJES

07/12/2024 13
• Mos harroni se personi me i rëndësishem në një fatkeqësi
jeni JU, pasi ju do të siguroni ndihmen e parë
• Prandaj para se t’i afroheni të plagosurit në vendin
aksidentit

• Ju duhet të kryeni një kontroll të shpejtë dhe konkret


për rreziqet me të cilat përballeni nëse i afroheni të
07/12/2024 14
plagosurit.
Kryerja e një vlerësimi gjithëpërfshirës vizual te aksidentit do të thote
inspektimi i zones në 360 gradë duke treguar kujdes:

• nëse ka të plagosur të tjerë dhe sa janë ato;


• nëse ka persona të tjerë perreth dhe sa janë ato,
• makina,
• kafshë,
• objekte të lëvizshme ose fikse

07/12/2024 15
Më e rëndësishmja në këtë inspektim vizual është
që të evidentoni:
* Rreziqet prezente/ekzistuese:
Janë të gjitha ato që gjenden në vendngjarje/ambient
dhe që mund të ndikojnë menjëherë në qoftë se
hyjme, për shembull: benzine/gaz, ne mund të
biem pa vetëdije;

07/12/2024 16
• Objekte të cilat janë pezull në një lartësi të caktuar dhe
janë gati të bien,
• Objekte qelqi në dysheme që mund të na shkaktojnë
plagosje; apo edhe “spektatorët” apo automjete të cilat
lëvizin perreth.

07/12/2024 17
*Rreziqet potenciale:
Janë të gjithë ato që janë të pranishme, por që nuk ndikojnë
pasi janë përkohësisht nën kontroll,
Një keqvlerësim i rrethanave mund të shkaktojë ndryshim të
gjendjes, rritjen e numrit të të plagosurëve, madje mund të
dëmtoheni edhe ju vetë.

07/12/2024 18
• psh: mendoni një aksident automobilistik ku të
plagosurit janë jashte automjetit dhe ka rrjedhje të
karburantit,
• mendoni sikur një nga njerezit kurioze perreth të
ndezi një cigare dhe t’i afrohet vendëgjarjes…
• Ky eshte nje rrezik potencial.

07/12/2024 19
Gjatë vlerësimit, ne duhet të marrim në konsideratë aspektet
e mëposhtme:
 Situatën reale
 Numrin e të plagosurve
 Vendndodhjen e saktë të aksidentit
· Gjininë dhe moshën

Materialet e nevojshme për dhënien e ndihmës së parë.


07/12/2024 20
Pas përfundimit të vlerësimit të vendëngjarjes,
pyesni veten:
Cili është vendi i sigurtë për mua?
• Përgjigja për këtë pyetje qëndron me vlerësimin e saktë të
vendngjarjes që ju keni bërë, por kini kujdes:

07/12/2024 21
• nëse vendi nuk është i sigurtë, qoftë për shkak të
mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale
• ose trajnimit tuaj jo te mjaftueshem, mos rrezikoni;
• në çdo rast lajmeroni Sherbimin e Urgjences Urgencia) për
të marrë në dorë situatën.

07/12/2024 22
2.VLERËSIMI I VËTEDIJES

- Hapi i dytë pas vlerësimit të vendëngjarjes dhe


përcaktimit se vendi është i sigurte është fillimi i
dhënies së ndihmës së parë për të
plagosurin/sëmurin.

07/12/2024 23
- Prezantohuni si personi i trajnuar për ndihmën e
parë.
- Afrohuni të semurit dhe uluni në gjunjë nëse ai
është i shtrire ne toke/dysheme dhe prekeni
lehtësisht në supe ndërsa e pyesni
me zë të lartë: A jeni mirë?

07/12/2024 24
• Bejeni këtë pyetje dy herë, në qoftë se personi nuk
i përgjigjet, do të thote se ai është pa ndjenja;
• është në rrezik për jetën, kështu që ju duhet të
aktivizoni/lajmeroni menjëherë Urgjencen.

07/12/2024 25
• Nëse personi i plagosur/ i semuri është në këmbë,
duke folur, duke u ankuar apo duke lëvizur, do
të thotë se neurologjikisht është i
qëndrueshem/stabil.
• Gjithsesi, për t’u siguruar, duhët të bëjmë pyetjen:

A jeni mirë?
07/12/2024 26
3. AKTIVIZIMI I SHËRBIMIT MJEKËSOR TË URGJENCES

• Është me rëndësi që viktima të marrë në kohën sa më të


shkurtër të mundshme kujdesin mjekësor definitiv;

Aktivizimi efektiv i Shërbimit mjekësor të Urgjences redukton ndjeshëm kohën e


kaluar jashtë spitalit.
07/12/2024 27
• Kerkoni në menyrë të qartë dhe të prerë nga një person i
pranishem që të telefonojë Urgjencen si me poshtë:

• Zgjidhni një nga të pranishmit, tërhiqini vëmendjen (nëse


e njihni drejtohuni atij duke e thirrur në emer) dhe
kërkoni (në mënyrë urdherore) që të telefonojë Urgjencen,
dhe më pas konfirmojeni nëse e ka kryer kërkesen tuaj
apo jo.

07/12/2024 28
Shembull:
Ndihmë! Ti djali me kemishë të kuqe telefono
Urgjencen në numrin 194 ose (112) dhe
informoji që kemi një person pa vetëdije.

07/12/2024 29
Kur telefononi shërbimin emergjent mjekësor duhet të
raportoni të dhënat e mëposhtme:
 Vendëndodhjen e saktë të aksidentit, duke përfshirë
vendet më të afërta (rruga, numri, komuna etj)
 Përshkrimi i asaj që ka ndodhur
 Numri i të plagosurëve, është e rendesishme që të
cilësohen mosha dhe gjinia
 Tipi i lezioneve/lëndimeve që kanë
 Lloji i ndihmës që ata kanë siguruar

07/12/2024 30
Pyetni kohën e mbërritjes së ambulances
· Mos e mbyllni telefonin derisa operatori të ketë siguruar të
gjithë informacionin e nevojshem.

• Është shumë e rëndësishme thirrja në kohën e duhur e


shërbimit emergjent mjekësor pasi kjo mund të thotë jetë
apo vdekje për shumë pacientë.
07/12/2024 31
4. VLERËSIMI PACIENTIT

• Kur vendëngjarja është vlerësuar dhe është vendosur


që është e sigurte, hapi i rradhes është vlëresimi i
pacientit, duke u bazuar në parimin
A, B, C, D, E

07/12/2024 32
• Para vlerësimit të ABC-se, ju duhet të hapni gojën e
pacientit per te kontrolluar nese ka ndonjë trup te
huaj.
• Nese po, fillimisht duhet ta largoni atë.

07/12/2024 33
A: Airway
(Hapja e rrugës së frymëmarrjës)
• Në pacientët pa vëtedije, shkaku kryesor i pengesave ne rruget
respiratore është gjuha sepse ajo është një muskul dhe ka tendencë të
relaksohet.

• Në pacientët pa vetëdije, ka dy mënyra për të hapur rrugët e


frymëmarrjes,
- njëra zbatohet tek pacientët mjekësor (sëmundje të papritura, jo
trauma)
- dhe tjetra për pacientë të traumës.

07/12/2024 34
*Pacientët mjekësor(semundje të papritura, jo trauma):
Ngritja e mjekrrës
Realizohet duke vendosur pëllëmbën e njëres dorë mbi ballin e
pacientit dhe gishtin tregues dhe te mesem të dorës tjetër në
mjekrren e pacientit.
Ndërsa shtyni poshtë me dorën qe keni vendosur mbi ballin e
pacientit, tërhiqni me gishta lart mjekrren e tij;
kjo levizje do të siguroje hapjen e rrugës së frymëmarrjës.

07/12/2024 35
Pacientët e traumes: Tërheqja/traksioni
mandibular
Realizohet duke vendosur pëllëmbën e njëres dorë mbi ballin e
pacientit dhe me gishtin tregues dhe të mesem të dores tjetër
tërheqim lart nofullen ndërsa dora mbi ballë pengon lëvizjen e
kokës; kjo levizje do të siguroje hapjen e rrugës së
frymemarrjes pa dëmtuar pacientet të cilet dyshohet të kene
lëndime spinale.

Pas hapjes së rrugës së frymëmarrjes, duhet vlerësuar ventilimi.


07/12/2024 36
B: Breathing
(Vlereso frymëmarrjen)

• Pas hapjes korrekte të rruges së frymemarrjës, duhet


të vleresojme ventilimin (frymemarrjen).
• Perkulemi dhe afrojme kokën tonë mbi atë pacientit,
veshi dhe faqja jonë mbetet ne nivelin e vrimave të
hundës dhe gojes së pacientit, ndersa sytë i drejtojme
drejt gjoksit të tij, dhe aplikojmë
SH-D-N (mnemonik: Shoh-Degjoj-Ndjej)

07/12/2024 37
• Shoh: i kushtoj vëmendje uljes dhe ngritjes së gjoksit të
pacientit për të vlerësuar frymëmarrjen.
• Degjoj: vleresojme nëse pacienti merr fryme nga hundët,
kjo është arsyeja pse veshët tanë i pozicionojme në
nivelin e nares-eve te pacientit.
• Ndjej: në faqe ndjejme ajrin gjatë ekspirimit.

* Vleresimi nepermjet kesaj teknike nuk duhet të zgjasë


më shume se 5 sekonda!
07/12/2024 38
C: Circulation
(Qarkullimi i gjakut dhe kontrolli i gjakderdhjeve të rënda)
Në këtë pikë qëllimi është për të gjetur pulsin dhe të shohim
nëse ka gjakderdhje të rënda te pranishme.
Pulsi duhet të kërkohet në qafë pranë mollës se Adamit.
(mes muskulit dhe trakeas)
*Edhe për të kryer këte nuk duhet të
shpenzojme më shumë se 5 sekonda
sikurse për SH-D-N.

*Gjetja dhe vlerësimi i pulsit mund të behet në të njëjten kohë me


SH-D-N.

07/12/2024 39
D: Deficiti neurologjik
• Kjo pikë vlerësohet që në fillim kur aktivizohet Shërbimi
Mjekësor i Urgjences;
• Vleresimi i pacientëve të pavetëdijshem është i përkohshem
dhe duhet të rivleresohen herë pas here, ndërsa edhe pacientet
e vetëdijshem duhet të vlerësohen patjeter.

07/12/2024 40
E: Ekzaminimi fizik
• Si pikë e fundit e vlerësimit te pacientit, është kryerja e një
inspektimi të shpejtë por të plotë të pacientit, kjo eshte edhe arsyeja
e ekspozimit te tij.

• Keshtu perpiqemi te zbulojme deformime, plagë dhe shenja tjera të


traumës.

07/12/2024 41
Ekzaminimi behet nga koka te këmbët:
 KOKA: Palponi lehtesisht ne kerkim te deformimeve duke
filluar nga balli deri në pjesen posteriore të qafes; në pacientet
e traumes shmangni manipulimet si lëvizjet e kokës dhe qafës.

07/12/2024 42
TORAKSI:
· Në këtë zonë ekzaminimin e bejme duke ndjekur drejtimin e brinjeve
nga shtylla kurrizore drejt pjeses anterior te toraksit.

ABDOMENI:
• Kjo zonë duhet të ndahet në katër kuadrante të barabarte imagjinare
për të realizuar një inspektim sa më eficient.
• Secili nga këto kuadrante duhet të vlerësohet me kujdes në kërkim të
edemës, plagëve apo zonave të dhimbshme ose rigide (të forta).

07/12/2024 43
SHTYLLA KURRIZORE (kolona vertebrale) :
Shqyrtimi i shtyllës kurrizore duhet të jetë shumë i
kujdesshëm,
Sidomos nëse personi është i shtrirë në pozicionin
supine (në shpinë) duke kërkuar për dhimbje dhe
deformime.

07/12/2024 44
PELVIS:
• Së pari duhet të shihet nëse pacientët kanë lagur
veshjet si pasoje e urinimit të pavullnetshem.
• Pastaj bëhet kontrolli i pelvisit duke vendosur
pëllembet e duarëve respektivisht në të dy cristat
iliake anterior superior dhe duke ushtruar presion të
vogël.- Nëse ka dhimbje duhet të ndërpritet testi.

07/12/2024 45
EKSTREMITETET:
• Duhet të vlerësohet çdo kockë e secilës gjymtyrë.
• Fillimisht ekzaminohen ekstremitetet inferior- të
poshtme pastaj ato superior të siperm.

07/12/2024 46
Nese pacienti ështe i vetëdijshëm, duhet të behen pyetje te
tilla si:
• S- Shenjat dhe simptomat: ajo që unë shoh dhe ajo që
pacienti referon se ndjen
• A- Alergjia: në medikamente apo diçka tjetër
• M-Medikamente (Ilace): çfarë ilacesh perdor
• P- Patologji te tjera: çfarë sëmundjesh te tjera ka
• L– (Last meal) Ushqimi i fundit: Cili ishte ushqimi i
fundit i konsumuar duke i specifikuar ato dhe lëngjet.
• E- Eventi (Ngjarja) e lidhur me traumen apo
sëmundjen: çfarë ka ndodhur? Si ndodhi?

07/12/2024 47
VLERËSIMI SEKONDAR (DYTESOR)

07/12/2024 48
VLERËSIMI SEKONDAR (DYTËSOR)

• Ky vlerësim kryhet në fund dhe përfshin ekzaminimin e


shenjave vitale, një ekzaminim me detaje nga koka deri te
këmbët dhe përfundon me regjistrimin/dokumentimin e
ekzaminimit të kryer.

07/12/2024 49
Përkufizimi i shenjave vitale.
Shenjat vitale janë funksionet jetësore që na mbajne
gjallë dhe tregojnë për gjendjen tonë të përgjithshme.
 Frymëmarrja
 Pulsi
 Presioni i gjakut
 Temperatura
 Ngjyra e lekures
 Refleksi pupilar

07/12/2024 50
Frymëmarrja

• Gjatë vlerësimit të frymëmarrjes i japim rëndësi frekuences


respiratore.
• Për të llogaritur frekuencen respiratore numërojme
frymemarrjet gjate 30sek, pastaj kete numer e shumezojmë
me dy.
• Frekuencat respiratore(FR) normale sipas grupmoshave:

- Adultet: 12-20/min (FR>24/min ose FR<10/min


konsiderohen te rrezikshme)
- Fëmijët (1-3 vjec): 20-30/min
- Foshnjat (0-5 muaj): 25-40/min
07/12/2024 51
Pulsi

• Pulsi është numri i të rrahurave të zemrës për minutë


(Frekuenca kardiake=Fc).

Frekuencat kardiake normale sipas grupëmoshes:


 Adultet: 60-80/min
 Fëmijet (1-3 vjec): 80-110/min
 Foshnjat (0-5 muaj): 90-130/min
 Te porsalindurit: 120-160/min

07/12/2024 52
Si matet pulsi?
Gjeni arterien duke palpuar me gishtin tregues dhe të mesem të dorës.
Ushtroni shtypje të lehtë dhe ndjeni pulsin, nëse pulsi është i rregullt
numërojeni atë gjatë 30 sekondave dhe me pas shumëzojeni kete
numer me dy.
Nese pulsi nuk eshte i rregullt atehere numerojeni ate gjate
60sekonave.
Regjistro Frekvencën

07/12/2024 53
Presioni i gjakut-tensioni
Eshte presioni që gjaku ushtron mbi muret e arterieve.
Vlerësohen dy parametra: tensioni sistolik dhe
tensioni diastolik.

Presioni normal i gjakut sipas grupmoshave:


 Adultet: 120/80 mmHg
 Fëmijet: 110/70 mmHg
 Foshnjat: 100/50 mmHg

07/12/2024 54
Temperatura
Vlerat normale të temperaturës sipas grupmoshave:

 Adultet: 36.5 º C
 Fëmijet: 36.5 º C
 Foshnjat: 37.0 º C

07/12/2024 55
Refleksi pupilar
• Ky është refleksi i pupilave (ndryshimi ne madhesine
e pupilave) ndaj drites.
Normalisht te dyja pupilat zvogelohen si refleks ndaj
drites.
Nëse të dy pupilat janë më të mëdha se normali (te
dilatuara-midriasis) gjatë ketij testi atehere kjo
indikon: një gjendje shoku, hemoragji, droga si
kokaina ose amfetamina.

07/12/2024 56
Nëse të dy pupilat janë më të vogla se normali (te
konstriktuara-miosis) atëherë mund të mendojme psh
për konsumim të drogave si narkotiket.

Nëse pupilat nuk janë ne të njëjten madhësi


duhet të dyshojme për lesion cerebral ose paralizë.

07/12/2024 57
Ngjyra e lekurës
Ngjyra e lëkurës na jep informacion të vlefshëm në lidhje me
statusin e përgjithshem shëndetësor të pacientit dhe arsyen e
sëmundjes së tij:
 Cianozë (ngjyre vjollce në blu): qarkullim jo i mirë e gjakut.
 Nekrozë (ngjyre e zezë): vdekje e indeve.
 Zbehje: anemia, gjakderdhje, të ftohtë.
· Skuqje: intoksikim akut nga atropina dhe barbituratet,
aktivitet i tepërt fizik, sëmundje febrile dhe alkoolizmi kronik.

07/12/2024 58
• Nëse pacienti është esmer apo zezak është e vështirë
të vlerësohet ndryshimi i ngjyrës në lekurën e tij;
• Në këto raste vlerësohet ngjyra e mukozes bukale,
buzeve apo konjuktivat.

07/12/2024 59
MBYLLJA/BLLOKIMI I RRUGEVE TË
FRYMEMARRJËS

07/12/2024 60
MBYLLJA/BLLOKIMI I RRUGEVE TE
FRYMEMARRJËS
PËRKUFIZIMI
Mbyllja/bllokimi total ose i pjesshem i rrugëve të frymëmarrjes
që pengon ventilimin.

1) PACIENTI I VETËDIJSHËM
Në pacientët e vetedijshem zakonisht lloji i bllokimit të rrugeve
të frymëmarrjes është i pjesshem, sepse nëse bllokimi
shënderrohet në total atëhere pacienti e humb vetëdijen brenda
një kohe të shkurtër.

07/12/2024 61
SHKAQET
Shkaqet mund të jenë të shumta, por më të zakonshme janë:
 Djegiet
 Traumat
 Aspirim i ushqimit
 Reaksionet alergjike
· Konsumim i tepërt i alkoolit

A) Shenjat e bllokimit te pjesshem te rrugeve


respiratore
 Personi ngre duart rreth fytit të tij
 Hap vazhdimisht gojën
 Nxjerr zera ose fjalë te pakuptueshme.
07/12/2024 62
ҪFARE TË BËJMË NË RASTET E BLLOKIMIT TË
PJESSHËM TË RRUGËVE TË FRYMËMARRËS?

07/12/2024 63
1. Fillimisht pyesni pacientin (konfirmoni) nëse ka
vështiresi në frymemarrje apo nëse po mbytet?
2. Prezantohuni/tregojini pacientit:
“Mos u merakosni, une di të jap ndihmen e parë dhe do
t’ju ndihmoj”

07/12/2024 64
3. Nxiteni që të vazhdoje të kollitet.
Nese ky është nje bllokim i pjesshem i rrugëve të frymemarrjes
atëhere pacienti mund të nxjerre trupin e huaj nga rruget e tij
respiratore vetëm nepermjet kollitjes (kontraktimet e
diafrgames);
Gjatë kesaj kohe mos e goditni pacientin në shpinë pasi kjo
mund të shkaktoje rënien me poshtë te trupit të huaj, bllokimin
total të rrugeve respiratore, duke e venë kështu pacientin në
rrezik.

07/12/2024 65
B) Shenjat bllokimit total te rrugeve respiratore

 Gjeste të dëshpëruara
 Personi ngre duart rreth fytit të tij
 Hap vazhdimisht gojën.
 Nuk lëshojnë asnjë zë

07/12/2024 66
ҪFARË TË BËJMË NË RASTET E BLLOKIMIT
TOTAL TË RRUGËVE TË FRYMËMARRJËS?

07/12/2024 67
1. Fillimisht pyesni pacientin (konfirmoni) nëse ka
vështiresi në frymemarrje apo nëse po mbytet?
2. Prezantohuni/tregojini pacientit: “Mos u merakosni,
unë d’i të jap ndihmen e parë dhe do t’ju ndihmoj”
3. Thërrisni Ambulancen
4. Shkoni prapa pacientit dhe vendosni njerën nga
këmbet tuaja mes këmbeve të pacientit.

07/12/2024 68
5. Vendosni duart rreth pacientit dhe lidhini ato në nivelin e
umbilikusit të tij.
6. Ushtroni presion mbi abdomen në drejtimin brenda-lart
njëkohesisht (manovra HEIMLICH)
7. Çdo manover Heimlich duhet të behet veçmas nga tjetra, në
përpjekje për të nxjerre jashtë objektin e huaj që bllokon rrugët
respiratore.
8. Përseriteni këtë manover derisa të keni nxjerre jashtë objektin e
huaj ose derisa pacienti të humbë vetedijen.
9. Nëse pacienti humbet vetëdijen, shtrijeni në dysheme.

07/12/2024 69
2) PACIENTI I PAVETEDIJSHEM
SHKAQET
 Djegiet
 Traumat
 Aspirim i ushqimit
 Reaksionet alergjike
 Konsumim i tepërt i alkoolit
Shenjat e bllokimit total të rrugeve respiratore
 Patienti është i shtrirë në dysheme
 Nuk merr frymë
 Cianozë (+)
07/12/2024 70
ҪFARË DUHET TË BËJMË NË KËTO RASTE?
Ka dy mënyra qasjeje ndaj pacieniti me bllokim total të
rrugëve respiratore:
a) Nese e njihni pacientitn dhe keni qenë pranë tij
momentin e mbytjes/ bllokimit të rrugëve respiratore,
atëhere hapni gojen e tij dhe perpiquni të nxirrni trupin e
huaj nga kaviteti oral.

07/12/2024 71
b) Nese nuk e njihni pacientin atëhere duhet të veproni
si më poshtë:
1. Prezantoni veten si një person i trajnuar në dhënien e
ndihmës se parë.
2. Konfirmoni statusin e vetëdijes së pacientit:
Pyetja “A jeni mirë?”
3. Therrisni Ambulancen
4. Hapni gojen e pacientit dhe kontrolloni për trupa të huaj.
5. Hapni rrugën respiratore.
6. Vlerëso SH-D -N

07/12/2024 72
7. Ventiloni pacientin duke i dhene fryme goje-me-goje
2 here (gjate kesaj kohe mbyllni hunden e tij).
• Ushtroni 5 here presion mbi abdomen (pozicionohuni
mbi kembet e pacientit dhe me pëllemben e duarve
tuaja ushtroni presion nga poshtë-lart në nivelin e
umbilikusit)

07/12/2024 73
9. Hapni kavitetin oral

10. Pastroni kavitetin


oral me gishtin tuaj tregues.
11. Ventiloni pacientin duke i dhene fryme goje-me-goje 2
here (gjate kesaj kohe mbyllni hunden e tij).
12. Përsëriteni teknikën derisa te nxirret trupi huaj ose derisa
te mundesohet inspirimi (vezhgoni ngritjen e torkasit) 74
07/12/2024
RASTE TË VEÇANTA

07/12/2024 75
NËSE JENI VETËM
Nëse mbyteni (bllokim i rrugeve respiratore) dhe nuk eshte pranë jush
dikush që mund t’ju ndihmoje, ju mund të bëni vete manovren
Heimlich (presion abdominal), duke perdorur objekte të forta
(por jo të mprehta) si shpina e një karrigeje, tavoline .

07/12/2024 76
GRATË PAS TREMUJORIT TË DYTË TË
SHTATZANISË
Pozicionohuni pas gruas shtatzënë, lidhini duart tuaja rreth
saj në nivelin e sternumit.
Presioni duhet të ushtrohet në pikëprerjen mes sternumit dhe
vijes imagjinare intermamariane.

07/12/2024 77
NESE PACIENTI ËSHTË MË I GJATË SESA JU
• Kur përballeni me një pacient lartësia e të cilit është me e
madhe se e juaja dhe nuk arrini të pozicionoheni pas tij për
shkak të gjatesise atëhere duhet të gjeni një siperfaqe të
rrafshet .
• Mbeshteteni pacientin me shpine mbi siperfaqen e rrafshet
dhe me fytyrë nga ju, vendosni pëllembet e të dyja duarve
tuaja në nivelin e umbilikusit të tij dhe ushtroni presion nga
poshtë-lart.

07/12/2024 78
• Jepni foshnjës pesë goditje të forta mbrapa.
• Uluni poshtë dhe të pushoni parakrah në brezin tënd.
• Mbajeni fëmijën kokë poshtë në parakrahët tuaj.
• Mbështesin kokën e foshnjës me pëllëmbë tuaj, por sigurohuni që ju
nuk e mbuloni gojën e foshnjës.
Ja se si duhet të shikoni:
• Të vazhdoni të jepni foshnjës pesë goditje prapa.
• Kombinimi i gravitetit dhe goditjet duhet të jenë të mjaftueshme për
të larguar objektin.

07/12/2024 79
• Kryen ndrydhjen me dy gishtrinjë.
• Nëse objekti ende nuk ka dalë, pas administrimit të ndrydhjeve,
mbajë fëmijën të përballet me mbështetje në parakrahun tuaj, duke
e mbajtur kokën e foshnjës më ulët se trupi juaj.

Vendos 2 ose 3 gishtat vetëm nën gjoksin e foshnjës dhe të jepni 5 kompresione të
shpejta në gjoks si kështu: Përsëriteni goditjet mbrapa mes shpatullave deri sa
objekti të largohet.
07/12/2024 80
ARRESTI RESPIRATOR

07/12/2024 81
PËRKUFIZIMI
Është mungesa e përkohshme ose e përhershme e funksioneve respiratore.

SHKAQET
 Asfiksim për shkak të mbytjes në ujë
 Bllokimi i rrugëve respiratore
 Inhalim i gazrave toksik
 Shtrengim i fytit (strangulim)
 Mbidoze e ilaçeve
 Shkarkim elektrik
 Dëmtimet në gjoks dhe kafkë
 Shoku

SHENJAT
 Mungesa e frymëmarrjes.
 Pacienti i pavetëdijshem
 Puls i shpejtë dhe i dobët.
07/12/2024 82
 Midriazis.
TRAJTIMI
1. Prezantohuni si një person i trajnuar për dhenien e ndihmës se
parë.
2. Konfirmoni statusin e vetëdijes së pacientit.
3. Thërrisni ambulancen.
4. Hapni gojën e pacientit.
5. Kontrolloni për trupe të huaja në kavitetin oral.
6. Hapni rrugën e frymemarrjes.
7. Vlerësoni SH-D-N dhe pulsin në 5 sekonda (jo më shumë)

07/12/2024 83
8- Ventiloni pacientin duke i dhënë frymë gojë-me-gojë 2 herë,
1.5sekonda secila(opsionale)
9. Kontrolloni nëse toraksi/gjoksi ngritet gjatë ventilimit që bëni
(në këtë mënyrë konfirmoni nëse ventilimi që po beni është
efektiv).
10. Nëse gjoksi nuk ngritet gjatë ventilimit atëherë rihapni rrugën
e frymëmarrjes.
11. Jepni përsëri 2 frymë.
12. Vlereso SH-D-N dhe pulsin e pacientit në 10sekonda dhe
observo/inspekto gjithë trupin e tij.

07/12/2024 84
13. Pacienti nuk merr frymë?

14. Atëherë, jepni 20 fryme/min (ky është një cikel).


15. Pas çdo cikli, kontrollo SH-D-N dhe pulsin për 5
sekonda.

07/12/2024 85
KUR DUHET TË NDËRPRESIM VENTILIMIN?
• Kur pacienti rimerr frymë spontanisht
 Kur pacienti humbet pulsin
 Kur mbërrin Ambulanca
 Kur dikush i kapacitetit të barabartë ose më të madh
se ju, ju zevendëson.

07/12/2024 86
DETAJE TË RËNDËSISHME
 Gjatë ventilimit duhet të keni kujdes që të mos jepni frymen
shumë shpejt, sepse në ketë menyrë vetëm një sasi e vogel
e ajrit shkon në mushkeri, ndërsa pjesa tjeter në stomak.
 Ju gjithashtu mund të beni ventilimin gojë-me-hundë, por
kjo preferohet vetëm në rastet kur është i pamundur
ventilimi gojë-me-gojë.

07/12/2024 87
• Duhet të shqyrtoni mundësine për të siguruar
maska ​ventilimi artificial që mund t’i mbani
me vete në çante/xhep.

07/12/2024 88
· Nuk ka raste te raportuara per transmetimin e virusit
AIDS gjate ventilimit gojë-më-gojë, por infeksione të
tjera mund të transmetohen gjatë kësaj procedure,
· Për këte arsye vendimi për të filluar ventilimin gojë-me-
gojë, kur pacienti ka plagë në gojë, lihet në dëshiren e
personit që jep ndihmen e parë.

07/12/2024 89
07/12/2024 90

You might also like